Home » Lajme, Vendore » Një kryetar xhentëlmen si Shaip Kamberi, ja si i suprizon punëtoret e administratës komunale

Një kryetar xhentëlmen si Shaip Kamberi, ja si i suprizon punëtoret e administratës komunale

Sot është 8 marsi, Dita ndërkombëtare e gruas. Kjo festë festohet në mbarë botën. Deri sa në Komunën e Preshevës nuk u vërejt ndonjë organizim institucional për nder të grave të punësuara në institucione komunale, në Bujanoc ishte krejt ndryshe. Kryetari i Komunës së Bujanocës, Shaip Kamberi u tregua mjaft i kujdesshëm në nderimin dhe rrespektimin e të punësuarave femra në administratën komunale. Ai shkoi në çdo zyre ku punojnë femra para se të fillojë orari i punës, në tavolinat e tyre të punës vendosi buqeta me lule dhe një kartolin me urime për 8 marsin. E kur të punësuarat erdhën në punë gjetën tavolinat e tyre të punës të mbushura me lule dhe ishte kjo një suprizë e këndshme për ato. Kryetari Shaip Kamberi njihet si xhentëlmen, por gjesti i sotëm është risi për rajonin tonë sepse nuk dimë ndonjë rast të ngjashëm të ketë ndodhur më herët.

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch