Home » Opinione » NJË MESAZH “I MUNGUAR”, POR MJAFT I DËSHIRUAR

NJË MESAZH “I MUNGUAR”, POR MJAFT I DËSHIRUAR

Nga: Murat Gecaj

Publicist-Tiranë

I kërkoj ndjesë lexuesit, si dhe Pëerparim Hysit (Papit), për publikimin e këtyre dy mesazheve, që shkëmbyem unë dhe ky mik i imi i dashur, me banim në Amerikë..

 

1.

“Babush i dashur!

Të më falësh,se nuk mora pjesë në gjithë atë gëzim për librin “Dorela”. Por edhe Dorela të më falë,së bashku me Katerinën!

Por, jam as në qiell dhe as në tokë!  E kam prerë biletën për në Shqipëri dhe në Rinas-me shpresë të Zotit- mbrrij të enjten, më 22 mars 2012, në ora 13.30. Pastaj, do t’i drejtohem Shkodrës, te çupa, se jam pa shtëpi! Sidoqoftë, aty nga fundi i marsit do vij në Tiranë dhe do takohemi. Për çdo rast, ma dërgo numrin e telefonit (të shtëpisë ose dhe celualarit).

Sado me vonesë, lexova që e ke bërë përurimin e librit për mbesën Dorelë dhe, sinqerisht,  gëzohem. Se e di se ç’është gjyshi dhe gjyshja… Arti për të qenë gjysh,- them,- nuk është veç shpikje e Hygoit,por një risi e vjetër shumë, në pacaktim.

Në njoftimin e përurimit, hasa shumë emra të njohur dhe u emocionova…

Përfitoj nga rasti,që të uroj veç të mira dhe ju përqafoj “kokë për kokë”. Jam në “ethet” e ikjes dhe çdo ikje është veç prishje. Katërcipërisht, prishje!

Përqafime: Përparimi”

 Më, 15 mars 2012

x   x   x

2.

 

“I dashur Përparim,

Përshendetje!

E nisa pas-përurimin  e librit “Dorela”, sot në mëngjes, me leximin e shënimit tënd në Internet.

Sigurisht, që  je “i falur” për mesazhin tend, “të munguar”, por mjaft të dëshiruar nga ne. E di që je mjaft i ndjeshem për mbesa e nipa, prandaj dhe të kam përmerndur disa herë në shkrimet e mia. Pra, jemi te mirëkuptuar për këtë “harresë” të paqellimtë.

Nga publikimi i shkrimit, për përurimin në “Fjala e Lirë”(Londer) etj., vërtet, janë përmendur shumë emra pjesëmarrës ose që na kanë nderuar me mesazhet e tyre, përmes Internetit ose telefonatave. Sigurisht, nuk u bë “qameti”, që publikova librin tim te parë e modest për fëmijë, publicistik-letrar “Dorela”. Por, ashtu siç janë shprehur miq e kolegë të mi, deri tani, ai përmban një mesazh të fortë” e te ditës, që është: Thirrja a kushtrimi për më shumë përkujdesje ndaj “të vegjëlve, si nga prindërit, gjyshërit dhe mbarë shoqëria. Se ata duhet t’i marrim përdore dhe t’i udheheqim me kujdes e dashuri nëpër të gjitha “labirinthet” e jetës.

Një mik e koleg i mirë i imi, Dr. Ibrahim Gashi, i cili për arsye shëndetësore nuk ishte në përurim, më mori në celular nga banesa e tij dhe na uroi të dyve, si mua dhe Dorelen “bukuroshe”, siç e quan ai. Bile, ngulmoi të fliste vetë me Dorelën dhe ajo e mori në telefonin e shtëpisë së tij. Kur e mbaruan bisedën, Ibrahimi m’u shpreh: “Ah, sa më kenqai sot Dorela e vogël, ajo ma lehtësoi mua dhimbjen!” Por, në atë bisedë telefonike, Dr. Gashi “zbuloi” edhe një vlerë të këtij libri, sepse e ka te prekshme edhe “plagen” e emigracionit. Kështu, aty flitet edhe për Mattinë e dajës së saj ne Itali, për Sokolin e vogël në Londër, për shokët e “babushit” në Suedi e tjerë.

Emocione të bukura na shkaktuan edhe mesazhet e dërguara nga redaktori i librit, Viron Kona (Tiranë), recenzenti Fiqiri Shahinllari (Virxhinia-SHBA), publicisti e poeti Skënder Zogaj (Fushë-Kosovë) dhe gjithë të tjerët.

Nuk dua të zgjatem më tej, por të përshendesim dhe të mirëpresim në Atdhe, ku do të çmallesh me të afermit, me mbesa e nipa dhe, sigurisht, me miq, kolegë e dashamirë.

Ju urojmë gjitha të mirat, familjarisht dhe kërkoj ndjesë, që po i bëj publike mesazhet tona!…

Përqafime nga larg, me urimet më të mira të zemrës:

Murat Gecaj (Babushi)  e familja”

Tiranë, 16 mars 2012

 

3.

Kërkoj përsëri ndjesë, që po vendos këtu poshtë një mesazh, që sapo më erdhi në adresën private, nga miku e kolegu im, Qatip Mara, pjesëmërrës në përurimin e përmendur më lart. Ja ai:

“Përshendetje, miku im i mirë, Murat Gecaj !

Përurimi i librit “DORELA” na solli shumë emocione gëzimi. Aty ishin bashkuar dhe harmonizuar bukur:  stina e pranverës natyrore me pranverën shoqërore, mrekullinë njerëzore të Dorelës dhe “Dorelave shqiptare”,  si dhe me pranverën e diturisë  shqiptare, pra Ditën e  7 marsit 1887, çeljen e shkollës shqipe. Po kështu edhe mjedisi i shkolles 9-vjeçare “7 Marsi” në kryeqytet, me drejtoreshë Dava Markun,  ishte zbukuruar më së miri. Salla e bibliotekes së kësaj shkolle ndriçonte nga fytyrat e gëzuara të nxënësve, të cilët na dhuruan shumë kënaqësi.

Edhe te ju, i dashur mik Murat,  lexohej stina e pranverës, se zemra jote jep shumë dashuri dhe jeni gjithmonë i ri, një atdhetar i vërtetë. Ndërsa libri “DORELA” është një dhuratë e vlefshme për edukimin e brezit të ri. Vetë Dorela shkëlqente si rrezet e diellit, pasqyronte trashëgiminë e Murat Gecajt. Ajo të ngjante shumë. Po, kot nuk thuhet : “Te ka rrjedhur, do pikojë; do veje soja në sojë!” ose “Dardha bie nën Dardhë”…

Ju uroj jetëgjatësi dhe suksese në krijmtari!

Me respekt: Qatip Mara, Tiranë, më   16 mars 2012”

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch