Home » Kulturë, Lajme » Nje perkujtim i shkurter per Enver Malokun, Guximtar-me rastin e 20- vjetorit te vdekjes

Nje perkujtim i shkurter per Enver Malokun, Guximtar-me rastin e 20- vjetorit te vdekjes

Shkruan: Xhemaledin SALIHU, kryetar i Shoqatës per Trashegimi dhe Krijimtari Kulturore e Lugines se Presheves,me seli ne Presheve

Me pluralizmin politik, themelimin e LDK-se, Qendres Informative te Kosoves dhe themelimin e PVD-se i filluam disa aktivitete politike, pas viteve te 90-ta.
At kohe PVD-a filloi te botoj revisten “Veprimi” organ i saj, ku u zgjodha drejtor i “Veprimit”.
Per lajme dhe informata kishim nevoje te shkonim dhe bashkepunonim edhe me Qendren Informative te Kosoves, ku hasem ne mirekuptim te mirefillte te ndjerit Enver Maloku, i cili na ndihmoi shume qe te botohet edhe gazeta jone.
Atehere pata disa takime me te, nuk pritonte dhe me guxim flitte per disa dukuri brenda e jashte LDK-se, ne ate kohe edhe disa te burgosur paten hy brenda LDK_se, bile nese me kujtohet nje thenie e nje te burgosuri ishte, per ta mposhtur kalane nga brenda.
Ajo qe me mbeti ne kujtese ishte guximi i Enver Malokut qe te thonte te verteten per secilin ashtu si eshte, mirepo mbaj ne mend se veçonte per te mire Presidentin Rugova, Profesorin Agani, Akademiket Rexhep Ismajli, Akademik Idriz Ajeti, edhe nje sa me kujtohet quhet Skender Blakaj.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch