Home » Lajme, Opinione, Vendore » Një pyetje lidhur me korrigjimin e kufirit-bashkimi i Preshevës,Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën?!

Një pyetje lidhur me korrigjimin e kufirit-bashkimi i Preshevës,Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën?!

Pyetja:Presidenti i Republikës së Kosovës z.Hashim THAÇI dhe Nënkryetari i LDK-ës, z.Lutfi HAZIRI,gjithnjë e më shumë kohët e fundit po flasin edhe për bashkimin e Preshevës,Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën.

 Përgjigjja:

Bashkimi i Preshevës,Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën, apo si që po quhet  korrigjim që nënkupton që kjo krahinë shqiptare e mbetur padrejtësisht nënë administrimin e Serbisë t’i bashkangjitet Kosovës!?.

Së pari kemi një qasje jo të drejtë ku Presidenti i Kosovës, z.Hashim Thaçi,Nënkryetarit i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), z.Lutfi Haziri, dhe të tjerë që tani po  shtrojn në opinion që kuptohet jo e drejtë.

Kjo krahinë  ka mbajtur referendimin më 1 e 2 mars 1992, ka bërë  luftën e armatosur të UÇPMB-ës, ka Marrëveshjen e Konçulit-Por Republika e Kosovës ende nuk ka të ndërtuar një qëndrim  zyrtar,ende nuk ka njohur e as nuk ka pranuar këto elemente të kësaj krahine.

Presidenti aktual i Kosovës, z.Hashim Thaçi,që ishte edhe Kryeministër  në dy mandate, bartës i proceseve në luftën e UÇK-ës, në marrëveshjen e Rambujes, në shpalljen e Pavarësisë më 17 shkurt 2008,  Nënkryetarit të LDK-ës, z.Lutfi Haziri, kishte pozita  zëvendëkryeministër, Ministër, Deputet në disa legjislatura, Shefë Grupi Paralamentar të LDK-ës, Kryetar i Gjilanit për katër mandate dhe Kryetar i Grupit të Unitetit për gjetjen e statusit  përfundimtar të Kosovës që u zhvilluan gjatë viteve 2005-2007 në Vjenë.

Asnjëherë nuk u parashtrua  reciprociteti e aqë më pak mbrojtja e Referendimin më 1 e 2 mars 1992, luftës së UÇPMB-ës dhe  Marrëveshjes së Konçulit.Kujtoj opinionin  e gjërë jo vetëm shqiptarë që në asnjë deklarat nuk është  mbrojtur kjo Krahinë përmesë paraqitjes me fakte, dokumenta por edhe nga ana deklarative nuk është paraqitur gjendja reale e faktike  që kjo krahinë është edhe duke u diskriminuar.

Prandaj sot kemi një mori deklarata për bashkim e korrigjim kufijsh. Nuk kemi ndonjë ndërrim pozitiv të diskursit politik, diplomatik, zyrtarë, medial e as ndonjë avancim në këtë drejtim.

Duke marrë parasysh që çështja e kësaj krahine nuk është prezentuar si duhet për zgjidhje në disa momente e procese me Serbin në prani të Ndërkombëtarëve, ku Kosova ka patur obligim të parashtroj.

                  -Të njëjtit lider politik e Institucional sikur orvaten të paraqesin ndonjë bashkim.   

Parlamenti i Kosovës asnjëherë deri më tani nuk ka parashtruar diskutimin për tu arritur koncenzus,se: A duhet pranuar apo jo rezultatet e Referendumit.E tani këto deklarata sikur jan për të përfituar nga karta politike e kësaj krahine. Në raport me Serbin duke mbrojtur Referendimin e krahinës shqiptare, Kosova ,,ka mundur t’ia djegë kartën politike e diplomatike  edhe në bisedimet në Vjenë dhe Bruksel Serbisë për veriun e Mitrovicës’’, sikur të ishte shtruar me kohë, por tani gjërat  kan marrë kohje dhe është tepër von.

            Serbia e ka krijuar veriun e Mitrovicës ,,për ta mbuluar çështjen e Krahinës son’’, këtë  e kam potencuar përmes shkrimeve autoriale dhjetra herë qysh në kohën e posa hyrjes së forcave  të NATO-s në Kosovë.

Nga këto deklarata për bashkim apo korrigjim të kufirit  midis Kosovës dhe Serbisë do të mbetën vetëm deklarata e asgjë më shumë. Në hapat e ndjekura është gabuar dhe është ndjekur një qasje dhe diskurs jo i drejtë në raport me këtë krahinë.  Kjo mbetët vetëm se pas  gjithë kësaj periudhe në mënyrë institucionale nuk është ndërtuar e as mbajtur një qëndrim, tani dilet me propozime të mdha për finalen  në bisedimet Kosovë-Serbi.

12.08.2018

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch