Home » Lajme, Vendore » NJË REAGIM I PAKUPTIM I BIK-ut

NJË REAGIM I PAKUPTIM I BIK-ut

Reagimi i të të ashtuquajturave Këshilla të Bashkësisë Islame të Kosovës për Bujanoc dhe Preshevë, kinse për paraqitjen publike të Nexhmedin Saqipit në emër të besimtarëve të Luginës së Preshevës, kundër Naim Tërnavës dhe problemeve të krijuara rreth BIK-ut.

Degët e BIK-ut nga Lugina, po paraqiten si avokatët e Tërnavës, në mbrojtje të tij, i cili jo shumë larg po në të njëjtin portal të “preshevajone”, pat deklaruar se është për unitetin e imamëve në Luginë.

Kryetari disavjeçar i BIK-ut, Myftiu Tërnava, pas ndryshimeve në Kuvendin dhe kushtetutën e tij, problemin tenton ta bartë edhe në Luginë, për ta larguar vëmendjen nga opinioni i irituar pas ndërhyrjeve jo të ligjshme, jo profesionale e jo institucionale në këtë institucion fetar.

Në reagimin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Preshevës dhe Këshillit të Bashkësisë Islame të Bujanocit se “janë pjesë organike e institucioneve të Bashkësisë islame të Kosovës  dhe se qëndrojnë pas vendimeve të Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe institucioneve të saj”, fshihet një demagogji e kulluar. Këto Këshilla janë edhe me BIK-un e Kosovës edhe me Sanxhak e Serbi. Ata janë me të gjithë e me askënd. Deklarimet publike me BIK-un e kanë për afirmitet, me Sanxhak e Serbi, kur janë në siklet, për ndihma financiare për rregullimin e dokumentacioneve, për fundksionimin e  zyrave etj.

Për degët e BIK-ut në Luginë, çdo gjë është legjitime, cdo gjë është në rregull, duke filluar nga veprimtaria e tyre e papenguar në një shtet tjetër nga ai i Kosovës, pastaj është i ligjshëm edhe roli i tyre i dyfishtë, herë me Sanxhat e herë me Serbi – mexhlisë të Zukurliqit. Këto standarde të dyfishta këto Këshilla i kanë fituar ngase për ta janë legjitimë edhe deputeti jolegjitim, Këshilli Nacional jolegal edhe portali informativ “preshevajone” e cila vepron në Zvicër me dy firma AIK (Agjencia Informative Kombëtare, ndryshe Agjencia e Inteligjencës së Kosovës – sigurimi shtetëror),  e AIP (Agjencia Iinformative nga Presheva).

Se sa është BIPMB-ja legjitim në Luginën e Preshevës, flasin faktet se gjatë ftesës së saj të konkursit për pranimin e kuadrit për mësim fetar në shkollat fillore dhe të mesme, përkundër apelit të Këshillave të BI-së për bojkot, procesi është zhvilluar normalisht me një pjesëmarrje të kënaqshme në konkurrim.

BIPMB edhe një herë kërkon nga BIK-u, të mos shantazhoj me këshillat inekzistente të tij në Luginën e Preshevës dhe mos t’i bart problemet e krijuar në organizimin fetar në Kosovë edhe në krahun e saj lindor. Ne kemi organizimin tonë të pavarur fetar në Luginën e Preshevës, të cilin me vështirësi të mëdha po mundohemi ta mbajmë gjallë, ndaj nëse nuk keni mundësi me na ndihmuar moralisht e materialisht, të paktën mos na pengoni, thuhet në reagimin e BIPMB-së të nënshkruar nga kryetari i saj Nexhmedin ef. Saqipi.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch