Home » Lajme, Vendore » NJË REAGIM I PAKUPTIM

NJË REAGIM I PAKUPTIM

Reagimi i të ashtuquajturit Këshillit Nacional Shqiptar, kundër drejtorit të ri të Shtëpisë së Kulturës “Vuk Karaxhiq”, është një zë i pakuptimtë, joreal, madje edhe qëllimkeq.

 

Drejtuesit e  Këshillit Nacional jolegal i shfrytëzojnë jolegalisht, hapësirat e shtëpisë së kulturës, jo vetëm gjatë orarit të punës, por edhe gjatë orëve të pas ditës deri në mesnatë.

 

Askund në botë nuk lejohet shfrytëzimi i hapësirave të një institucioni ku promovohet kultura dhe dija shqiptare, për qëllime partiake, politike dhe komerciale.

 

Drejtori i Bibliotekës së qytetit “ 14 Nëntori”, është edhe kryetar i vetëshpallur i Këshill Nacional, i cili në vend se të përgjigjet për kundërthënie interesash, akuzon drejtorin legjitim të shtëpisë së kulturës për pengim në hyrje-dalje pas orarit të rregullt të punës.

 

Është krejt normal veprimi i drejtorit të shtëpisë së kulturës, por këta të Këshillit Nacional, njëpartiak të sillen ashtu pa orar, t’i shfrytëzojnë zyrat e ndërmarrjeve publike për qëllime politike, madje edhe të marrin godina si ajo e ish komitetit për nevojat e një këshilli, jo i pëlqyeshëm për shumicën e partive shqiptare dhe jo i pranueshëm për shqiptarët e këtij rajoni.

 

Pavarësisht se Këshilli Nacional, jolegjitim e quan e “vlerëson të ulët me tendencë të shkëputjes së bashkëpunimit me Shtëpinë e Kulturës”, veprimi i drejtorit të këtij institucioni është në harmoni me rregulloren dhe të gjithë aktet normative, të kësaj shtëpie e cila i përmbahet orarit të rregullt të punës.

Është tepër cinik dhe tendencioz reagimi i KNSH kur thuhet mes tjerash se: ”Drejtori i sapo zgjedhur është i pa përvojë dhe nuk njeh mirë proceduarat e akcesit”!

 

Nuk duhet shumë përvojë në këtë drejtim për të kuptuar veprimet e një Këshilli, i cili që nga themelimi i tij i ka sjell shqiptarëve telashe qoftë rreth dhënies ose mosdhënies së pëlqimit për pranimin e drejtorëve nëpër shkolla, pëlqimin rreth projekteve, qoftë rreth regjistrimin e studentëve, qoftë në botimin e Abetares pa identitet e mbylljes së revistës “Perspektiva”, në favor të një reviste partiake pjellë e KNSH-së me emrin :Nacional”, një pamflet politik partiak./ Tërnoci PRESS/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch