Home » Lajme » NJË TAKIM MBRESËLËNËS…

NJË TAKIM MBRESËLËNËS…

Nga: Murat Gecaj

S.Harka,B.Xhama e M.Gecaj

Nga e majta: S.Harka,B.Xhama e M.Gecaj (Tiranë, 24 prill 2016)

Kishte disa kohe qe kolegu e miku yne, shkrimtari i mirenjohur Bardhyl Xhama na ftonte per nje kafe, ne lokalin e pelqyer te tij, “Aulona”. Dhe ja, megjithese dita ishte me shira e pak ftofte, bashke me mikun tim Sejdo Harka u takuam aty, sot ne mengjes. Si gjithnje, Bardhyli na gostiti me karamele me kafe dhe para na vuri nga nje “shishke” me raki. Ai u ankua paksa nga nje gisht i kembes, por ne nuk ia morem parasyshe kete gje edhe sepse vete ai “e harroi” kete fakt, ndoshta, nga bisedat e kendshme dhe dollite qe ngritem. Na u duk se aty kishim edhe koleget e miqte tane, te cilet i morem ne celular: Viron Konen, ne Tirane dhe Ibrahim Hajdarmatajn, ne Zogaj te Malesise se Gjakoves (Tropoje).

Minutat kaluan shpejt dhe ne u ndame me perqafime dhe duke uruar njeri-tjetrin. Nuk pati çfare te na bente as uji i rrembyer, qe vinte neper rruge. qe nga Kinostudioja, pasi rakia e Bardhylit na kishte ngrohur dhe une e Sejdo morem udhen e kthimit per ne “detyra” te tjera, qe na prisnin…

Me kete rast, ne e urojme nga zemra Bardhylin per ditelindjen e vellait, Agronit, qe e feston neser!

Paçim perhere vetem ngjarje te gezueshme dhe takime te tilla mbreselenesee te paharruara!

Tirane, 24 prill 2016

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch