Home » Lajme, Vendore » Njoftim- Më datë 03.12.2017 e diele në mesditë në Isë Ukaj në kujtim të martirëve të rënë

Njoftim- Më datë 03.12.2017 e diele në mesditë në Isë Ukaj në kujtim të martirëve të rënë

E diela e parë e muajit dhjetor është ditë e caktuar nga organizatorët, familjarët dhe të afërm në përkujtim të martirëve të rënë nga forcat Četniko-partizane në masakrën në Isë Ukaj gjatë luftës së Dytë Botërore!
Të gjithë ata qytetarë që shprehin dëshirën dhe kanë respekt të marrin pjesë në këtë përkujtim të tragjedisë që ndodhi ndaj fëmijëve, grave e pleqëve në masakrat më makabre që bënë hordhitë sërbe të brigadës četniko-partizane.
Do të kenë rastin të dëgjojnë ngjarjet tronditëse nga ata që i përjetuan dhe mbijetuan nga familjarë të martirëve të rënë!
Luten edhe mediat dhe televizionet lokale që të marrin pjesë dhe të njoftojnë qytetarët.
Nëse rastësisht ndodhë që të jetë kohë me të reshura të shiut apo borës, për shkak të terrenit të vështirë dhe relievit(rrugës) vështirë të kalueshme ky manifestim mund të ngjajë të shtyhet për të dielën tjetër!
Me përkulje lavdi për të gjithë viktimat e rëna qoftë i paharruar kujtimi për ta.
Lavdi

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch