Home » Lajme, Vendore » “Vatra” kërkon mbështetjen gjithë deputetëve për rezolutën për Kosovën Lindore të iniciuar në Kuvendin e Kosovës

“Vatra” kërkon mbështetjen gjithë deputetëve për rezolutën për Kosovën Lindore të iniciuar në Kuvendin e Kosovës

NJOFTIM PËR OPINION

 

 

     Për avancimin e të drejtave politike të Kosovës Lindore, kemi lobuar tek të gjithë faktorët relevantë, por përkundër premtimeve të Qeverisë, pozitës dhe opozitës, ato mbetën si kërkesa të shkruara në sirtarë, ndërsa në pritje të popullatës së Kosovës Lindore, se një ditë do të gjejnë mbështetje nga shteti që kaq shumë kemi bërë dhe sakrifikuar me mundësitë që kishim! Duke pas parasysh situatën politike, ekonomike, kulturore, të sigurisë, atë të lëvizjes së lirë në Kosovën Lindore dhe atë se akoma nuk ka shenja të përmirësimit të gjendjes, Shoqata ,,Vatra’’ ka iniciuar një Rezolutë në Kuvendin e Kosovës, ku kemi kërkuar të aprovohen disa rekomandime, për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në trojet etnike në Kosovën Lindore.

Pasi që Kryesia e Kuvendit të Kosovës me kërkesë të Shoqatës ,,Vatra’’ ka vendosur të zhvillohet debat më datë 31.05.2013  dhe të aprovohet një rezolutë për këto kërkesa, kërkojmë dhe lusim si vëllezër të gjithë deputetët e Parlamentit të Kosovës, të jenë konstruktivë në diskutime dhe të votojnë pro Rezolutës, me të cilën do të obligohej Qeveria e Kosovës të shfrytëzojë të gjithë mekanizmat, për të ndihmuar atë popullatë të lënë në mëshirën e askujt, por edhe për të mirën e atyre trojeve që kaq shumë kanë nevojë për përkrahje vëllazërore!

Me respekt kryesia e “Vatrës”

                                                                                    Kryetar Sejdulla KADRIU

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch