Home » Lajme » NJOFTIM PËR OPINIONIN: TURPI NUK KA TË NDALUN NË BUJANOC

NJOFTIM PËR OPINIONIN: TURPI NUK KA TË NDALUN NË BUJANOC

Permes ketij shkrimi e njoftoj opinionin e gjere te kesaj faqeje se me daten 27 Maj 2011 ne ambientet e Hotel “Rozafa” ne Bujanoc, pronar i se ciles jam, eshte shtruar nje darke solemne me rastin e permbylljes se turnirit tradicional ne futboll te vogel, ne respekt te diteve te Komandant Lleshit.

Ne kete darke solemne, me ftese te organizotoreve – Bashkesise lokale te Ternocit dhe klubit futbollistik “Ternoci” nga Ternoci, moren pjese i tere spektri politik i komunes se Bujanocit me mysafire nga Durresi, Tetova dhe Peja.

Ne mesin e mysafireve te pranishem ishin edhe ish ushtaret e UCPMB-se nga Ternoci me ne krye Nagip Aliun – te ashtuquajturin Nagip Goci – kryetar i OVL-se dhe nenkryetar aktual i Kuvendit komunal te Bujanocit.

Perkunder tensionit qe verehej asaj nate, darka perfundoi pa kurrfar incidenti dhe te gjithe mysafiret u shperndane diku pas mesnate. Me largimin edhe te mysafirit te fundit, paprimtas, Nagip Goci me grupin e tij u kthye ne ambientet e restoranit “Rozafa”, me crast, ne menyren me primitive dhe me barbare filluan ta maltretojnte kengetarin e kesaj mbremjeje duke ia plackitur te gjitha te hollat qe i posedonte.

Pasi qe ia moren te gjitha te hollat filluan maltretimin e tij fizik duke kerkuar nga i njejti te holla te tjera te cilat ai nuk i kishte. Ky maltretim dhe sulm ndaj kengetarit ishte aq i ulet dhe poshtrues (filluan ta zhveshin lakuriq) sa qe une si pronar nuk munda ta perballoja nje akt te tille, sidomos kur ky akt kryhej para familjes sime dhe punetoreve te mi. Une nderhyra dhe nga ata kerkova te largohen me crast filloi sulmi fizik ndaj meje dhe femijeve te mi.

Duke mos pasur tjeter rrugedalje tjeter nga kjo situate, u detyrova qe te therras policine ne mbrojtje te familjes dhe personelit te restoranit.

Me ardhjen e policise, ne prezence te tyre, filloi sulmi fizik i dyte nga e ana e Nagip Gocit dhe grupit te tij prej 10 vetash ndaj meje dhe dy djemeve te mi, njeri prej te cileve eshte i mitur. Si pasoje e ketij sulmi une dhe dy djemte e mi kemi pesuar lendime trupore.

Edhe perkunder faktit se i jam drejtuar te gjithe faktorit politik dhe institucional si dhe organizatoreve te kesaj darke solemne, fatkeqesisht deri me sot ka munguar gatishmeria per te reaguar dhe gjykuar kete rast te shemtuar.

Si rezultat i kesaj jam i detyruar qe ta publikoj kete ngjarje te shemtuar dhe mizore ne menyre qe opinioni i gjere te jete i njoftuar me te verteten, sidomos per shkak te indifirences dhe mosreagimit nga strukturat politike te komunes se Bujanocit dhe spektrit te gjere politik te Lugines se Presheves, posaqerisht kur kihet parasysh kontributi dhe sakrifica qe kam dhene une personalisht dhe familja Hasani per gjenerata te tera ne ceshtjen kombetare.

Ajo qe me se paku kam pritur nga keto struktura politike, dhe nga i tere spektri politik, ka qene distancimi dhe gjykimi i ketij veprimi ndaj nenkryetarit te Kuvendit komunal dhe njeherit kryetarit te OVL-se – Nagip Aliut (Gocit). Nje heshtje e tille vetem se e ben bashkefajtore te gjithe spektrin  politik te komunes se Bujanocit dhe Lugines se Presheves.

Shkruan: Bejadin Hasani

Bujanoc,

Direct emotional anybody could try this bullying name-calling, intimidation, threats, and belittling

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch