Home » Lajme » NJOFTIM: takimet e vendlindjes tashmë tradicionale, që organizohen te shkolla fillore “Skënder-beu” në fshatin Zarbicë, mbahen më 31.7.2011

NJOFTIM: takimet e vendlindjes tashmë tradicionale, që organizohen te shkolla fillore “Skënder-beu” në fshatin Zarbicë, mbahen më 31.7.2011

Në mbështetje të programit të Lëvizjes për Kthim dhe Integrim  “Guri i Zi” dhe duke u bazuar në vullnetin e qytetarëve të Malësisë së Bujanocit, në pajtim të plot me komunën amë njoftoheni se takimet e vendlindjes tashmë tradicionale, që organizohen te shkolla fillore “Skënder-beu” në fshatin Zarbicë, mbahen të dielën e fundit të muajit Korrik, pra më 31.7.2011.

Poashtu i njoftojmë të gjithë të interesuarit e kësaj ane se udhëtimi është falas dhe organizohet me autobus të mjaftueshëm. Nisja nga stacioni i Autobusëve në Komunën e Gjilanit për në Zarbicë bëhet në orën 09:00, kthimi nga Zarbica bëhet në orën 16:00.

Një Autobus është në dispozicion në fshatin Petroc… Një autobus tjetër niset nga qendra e qytetit të Bujanocit..

Takimet e vendlindjes janë të sponzorizuar na lëvizja e Progresit Demokratik ne Bujanoc në bashkëpunim me kompanin Ardi nga Gjilani pronar Lulzim Aliu.

Nga Tërnoci PRESS

Effective classroom management in student-centered collegewritingservice.org/ classrooms by deena vanhousen, via st

One Response

  1. Malesori thotë:

    Pershendetje, pervec takimeve te vendlidjes qellimi i ketij organizimi me shume eshte fushate elektorale, sepse kjo nuk ka te bej asgje me kthimin e malesise se bujanocit se po te kishe do te punohej dic ne ate pjese te komunes, por deri me tani keto takime po i shfrytezojne per vota dhe imazh partiak, vlen te permendet qe ende nuk eshte asfaltu rruga e Muhocit e cila eshte premtu shume e shume vjete, a per kete integrim dhe kthim po behet fjale a? jo zotri me mire punoni per vendin e mos shitni pallavra, sa leht do te ishte te kujtohej malesia vetem nje here ne vit, por ajo malesi ka nevoj per investime, per infrastrukture, e jo vetem per takime, me dal mi mbledh gjithe ata te shperngulur me dal me ngren e me pi ter diten dhe ne mbramje mbaroj pikniku yne hajde tash kthehuni nga keni ardhe, hajr inshAllah nuk jame kunder ketyre organizimeve apsulutishte por le te punohet diqka per malesin e bujanocit diqka ekonomikisht ju lutem…

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch