Home » Opinione » N’PRESHEVË, KA LEZET “POLITIKA” !

N’PRESHEVË, KA LEZET “POLITIKA” !

Oh! Të lumtë na, o se ç’na gjeti

O sa shumë, o na u gëzua mileti

Se pa punë askush s’do mbetet

O të lumtë na, o na të shkretët!

Lezet ka n’Preshevë, o “politika”

Me votues që u mungon logjika

Duke u premtuar shumë fabrika

Presheva, do t’bëhet si Amerika!

Nga Suhareka na erdhi “Solidi”

Që kinse na e solli, o Shqiprimi

Me qira të majme, për Serbinë

T’i punësojnë, o shqiptarinë!

Keq gabuan këta kokëshkretë

Si politikanë, që janë analfabetë

Me dorë të vet, o e nënshkruan

Dhe Serbisë, qiranë ia dhuruan!

Nehat Hyseni

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch