Home » Lajme, Vendore » Nuk do të ketë shërbime për qytetarët të cilët nuk paguajnë borxhin ndaj NP Moravica

Nuk do të ketë shërbime për qytetarët të cilët nuk paguajnë borxhin ndaj NP Moravica

Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm në  pagesat e rregullta që kanë  ndaj NP Moravica.  Me shlyerjen e borxheve  do të jetë një zgjidhje e mirë për qytetarët e kësaj komune dhe për   Ndërmarrjen Publike Moravica ka thënë kështu drejtori   Naser Sadiku.

Disa nga qytetarët e Komunës së Preshevës,edhe më tej vazhdojnë të mos e paguajnë borxhin ndaj Ndërrmarrjes Publike Moravica. Përveç se i hedhin mbeturinat ata nuk janë të përgjegjshëm ndaj shërbimeve që i kryen kjo ndërmarrje. Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm,sepse pagesat e rregullta kanë të bëjnë me pastërtinë në qytet dhe gjendjen e punëtorëve,pasi  me shlyerjen e borxheve  do të jetë një zgjidhje e mirë edhe për  Ndërmarrjen Publike Moravica ka thënë kështu drejtori i kësaj ndërmarrje  Naser Sadiku.Po ashtu z.Sadiku apelon tek qytetarët që të përdorin kontinier adekuat,sepse në të kundërtën nuk do të kryhet shërbimi nga kjo ndërmarrje. E qytetarët të cilët furnizohen me ujë të pijshëm nga ujësjellësi i Zhunicës,gjatë stinës së verës  nuk do të kenë probleme me ndërprerjen e ujit,pasi të gjithë motorët shtytës të ujit janë duke punuar në mënyrë të rregullt.

(RTP)

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch