Home » Opinione » Nuk ka shqipëtar sipas serbëve!

Nuk ka shqipëtar sipas serbëve!

“Dëshira dhe qëllimi yn – shkruante  Josif Bageri – âsht të çgjumim kombin prej gjumit rônd dhe t’a shohëm të nisun në udhët gjënd të kjytetnimit dhe t’kullturës”.

 

Një temë që nuk guxon të anashkalohet është edhe i ashtuquajturi albanizim i serbëve nëpërmjet të muslimanizmit. Dëshira por dhe qëllimi për mohimin e çdo gjëje shqiptare, nga ana e sllavëve e ka zanafillën bukur moti; por më e theksuar ishte  me përforcimin e ImperatorisëRusemu në kohën kur ne dhe sllavët ( sllavët në tokat tona)  ishim  ende të pushtuar nga Imperatoria Otomane. Në atë kohë filloi propagimi antishqiptar , vjedhja e pakyrsyer e historisë sonë dhe përvetësimi i saj ,shkurt përgatitja e një terreni si ideor ashtu edhe ”shkencor historik” për një pushtim të ri të tokave shqiptare ,duke u gjetur një patron i ri i cili ” nuk paska pasë mundur të vijë në shprehje” nga qenka penguar nga otomanët. Dokrra!

Nëse e lexojmë librin” Sërbia e vjetër dhe Maqedonia ”(  Makedonien und Alt Serbien by Spiridon Gopcevic ) të Spiridon Gopçeviqit (Vjenë ,1889) atëherë e shohim qëllimin e  racist dhe zhbërës të një kombi ardhacak. Por historia për ne  kishte qenë njerkë , por fatbardhësisht gjeografia  na ishte nënë ,dhe  sot me praninë tonë në tokat tona i dalim ballë kësaj strërvjedhjeje.

 

Fakte ”ndriquese”  sipas Gopçeviqit ,janë të gjitha ato fakte me të cilat mundohet të spjegohet shtrembërimi i së vërtetës. Origjina e banorëve të “ Serbisë së Vjetër “dhe Maqedonisë duhet të jetë gjithësi sllave pa marrë parasyshë se ata për të cilet flet  libri ishin shqiptar. Ata duhen në një mënyrë apo tjetër të iu dalin si serb apo bullgarë (e ka fjalën për Maqedoninë).

 

” Kur na jipen fakte për vendbanimet dhe kombësinë e  banorëve të këtyre vendeve ,ata ishin Mohamedanë .Shumica na spjegojnë se ishin Turq apo shqiptar por duhet dijtur se këta  ”Turq ” flitshin ”bulgarisht”.Por në instancat specifike , ata ishin Serb Mohamedanë , numri i të cilëve është shumë më i madh se sa supozohet dhe flitet se janë. Të gjitha vendet që unë i vizitova e vërejta se ata që i thonë vetës Turq nuk kuptonin asgjë nga turqishtje por ata flitshin vetëm serbisht . Në llogari të kësaj  është shumë e mundur  që ata Osmanlinj ose shqiptarë ishin nëtë vërtetë Serb të Mohamedanizuar..”

 

Pra fjala është për shqiptarët musliman të Maqedonisë ,sepse për ata të krishterë as që flet. Qëllimi është i qartë: ”t`i përvehtësojm” sa më shumë që mundemi.

Por e vërteta ishte që edhe shqiptarët katolik ose ortodoks të Maqedonisë ishin shqiptarë. Shqiptarët ortodoks në Maqedoni janë një komunitet që nuk njihet zyrtarisht edhe pse ata janë realitet dhe realiteti rreth tyre është një çështje e heshtur. Janë në numër të vogël apo simbolik ata që deklarohen se janë shqiptarë, mirëpo me fe ortodokse.Është e ditur se pas pushimit serb nga  viti 1913 filloi edhe asimilimi dhe presioni ndaj shqiptarëve ortodoks të këtyre trevave për të ndryshuar mbiemrat e tyre , dhe qenjen e tyre . Kurse për ta muslimanët që nuk e pranojnë që sllavë ,ishte e paraprë rruga tjetër ;shpërngulja në Turqi.

 

“Na i morën qytetet dhe na i lanë malet, na e morën Dibrën dhe na e lanë malësinë, na e morën Gjakovën dhe na e lanë malësinë, kështu ne i përngjajmë një trupi pa kokë”.

( Luigj Gurakuqi)

Kjo thënjë plot brenga e Luigj Gurakuqit , e pasqyron  të vërtetën e planeve , shkrimeve ,përpjekjeve të diplomacisë sllave në atë dhe në këtë kohë.

”Familjes sonë iu imponua mbiemri Tanasheviq, kurse familjes se katër vëllezërve të Josif Bagerit, – Simonit, Todorit, Mihailit dhe Manailit, – që jetonin po në këto hapësira, iu imponua mbiemri Jovanoviq, meqë Babai i Josifit dhe i vëllezërve të tij quhej Jovan, i biri i Nikollës. Mbiemrin Tanasheviq u detyrua ta mbaj edhe djali i Dhimitrit, gjegjësisht Babai im, Manojli, i cili lindi në vitin 1903 dhe rrojti deri në vitin 1983”, thekson për agjencinë INA, Manolovski.

 

Ish Kryetari i Akademisë se Shkencave të Maqedonisë, Mateja Matevski është shqiptarë. ”Akademiku i shquari Matevski vazhdon të heshtë se prindërit e tij ishin shqiptarë. Do të bënte gjynah nëse do të thoshte se ata ishin tjetër soj. Kisha një shok timin të ngushtë në shkollën 8-vjeçare në Gostivar. Me te flija në të njëjtën dhomë në konvikt.  Emrin e ka Gligor Jovanovski, i cili tani është anëtar i Akademisë se Shkencave të RM-së. I njihja prindërit e tij – që të dy shqiptarë. Dhe vetëm para 6 vitesh mësova se ky shoku im është stërnip i Josif Bagerit, pra, djali i Isaisë ishte djal i Manojlit, e ai ishte vëllai i Josifit”, nënvizon Manolovski.

 

Po sa janë në numër qofshin akademikë, personalitete të mirënjohura të fushave të ndryshme të politikës, letërsisë, artit dhe fushave të tjera që janë shqiptarë ortodoks, mirëpo që deklarohen publikisht se janë maqedonas.? Po sa janë qyetarë të zakonshën që as që guxojnë të shprehin mëtë voglën imtësi për pëkatësinë e tyre etnike?

 

 

 

Gopçeviqi e paraqet Kërçovën: …. ky është një qytet  me 3500 njrerëz , nga të cilët 800 janë të Krishterë dhe  1200 Serb të Islamizuar….) ,Dibra “… 12 000 veta , 1000 të Krishterë , 4000 Serbë Mohamedanë , 3000 Serbë të Albanizuar, 4000 Shqiptarë  “

 

 

“Është e vërtetë se Bllagica nuk dinte shqip, ashtu siç nuk dinte maqedonisht nëna e saj plakë. Jeta e saj ishte dramë. Gjë që më vinte keq qysh atëherë. Më vinte poashtu shumë keq për Vrapçishtin ku asnjë njeri nuk dinte shqip, por vetëm turqisht dhe për të cilët pleqtë e katundit tonë më thonin se vonë jan bë vonë “turçelinj” e për të cilët në defterët osmanë shumë kam mësuar se ato janë fise shqiptare apo siç quhen aty “arnaut kokëfortë”. Më ka ardhur keq që një pjesë e madhe e Gostivarit dhe do fshatra përreth vetëm turqisht flasin. Pa qenë Turq ! ( Xhemal Ahmeti : I dashur kojshi , Kim Mehemti nuk ishte i sinqertë!)

 

VAJTIM E MALLKIM!

 

 

O, Shqypni për ty mejtoj!

Për ty, po qajë e vajtoj.

Se djemt e tu keq jon da

Dhe po vriten vlla me vlla!…(Josif Bageri, ”, Bukuresht 16. IV. 1899)

 

 

Fahri Xharra

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch