Home » Lajme, Vendore » Nuk kalojnë amendamentet e Deputetit Halimi- paralajmëron ndërprerje të bisedimeve

Nuk kalojnë amendamentet e Deputetit Halimi- paralajmëron ndërprerje të bisedimeve

Deputetit Popullor Riza Halimi ka lëshuar seance e kuvendit të serbisë , dhe është shprehur I revoltuar pasi nuk janë marrë parasysh 5 amendamentet e tij. Deputeti Halimi I ka thënë RTP-së se me propozim ligjin e ri për drejtësinë shqiptarët e Luginës diskriminohen skajshmërisht. Ai në fund ka thënë se nuk prêt  lëvizje pozitive edhe nga bisedimet që po zhvillohen me përfaqësuesit qeveritar.

Në seancën e  Kuvendit Republikan  nuk kanë kaluar pesë amendamentet e Deputetit Popullor Riza Halimi. Sipas deputetit, propozimi I ligjit për drejtësinë diskriminon edhe më shumë shqiptarë e Preshevës. Në bazë të këtij ligji Presheva do të mbetet vetëm me organin e kundërvajtjes. Më tej Deputeti Halimi ka theksuar se këto reforma në drejtësi janë mbështetur në regjistrimin e fundit të popullsisë ku njihen vetëm afro 1000 shqiptarë në Preshevë,Bujanoc e Medvegjë. Dhe me këtë konstatim Qeveria e Serbisë I heq të drejtën Preshevës që mos të ketë gjykatën themelore dhe prokurorin që I ka pasur gati 50 vjet. Në bazë të regjistrimit të fundit që ka bërë Qeveria e Serbisë në Preshevë numërohen rreth 416  banor ./RTP/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch