Home » Lajme » Nuk kanë të ndalur – përsëri mallrat serbe hyjnë transit përmes Maqedonisë në Kosovë

Nuk kanë të ndalur – përsëri mallrat serbe hyjnë transit përmes Maqedonisë në Kosovë

Drejtoria e Doganave të Maqedonisë bëri të ditur se nga data 21 deri 31 korrik, nëpërmjet territorit të Maqedonia kanë kaluar transit mallra me një vlerë prej 150 mijë euro.

Pas ndalesës së mallrave serbe nga Serbia në Kosovë për tre herë është rritur transiti i mallrave përmes Maqedonisë.

Drejtoria e Doganave të Maqedonisë bëri të ditur se brenda një periudhe dhjetë ditore nga data 21 deri 31 korrik, nëpërmjet territorit të Maqedonia kanë kaluar transit mallra me një vlerë prej 150 mijë euro.

Gjithashtu sipas kësaj drejtorie, është rritur edhe numri i kompanive të huaja që po hapin përfaqësitë e tyre në Maqedoni dhe se konfirmohet se shumica prej tyre janë kompani serbe.

“Nuk po rritet vetëm numri i dërgesave, por po rritet edhe pesha e mallrave që po kalojnë transit përmes Maqedonisë. Përveç derivateve të naftës, gazit, autopjesëve, gjatë periudhës së fundit është rritur edhe transitimi i ushqimeve, prodhimeve bujqësore”, deklaroi drejtori i Doganave të Maqedonisë, Vanço Kargov.

Agjencia e lajmeve INA dy ditë pas vendosjes së embargos ndaj mallrave serbe nga Qeveria e Kosovës, paralajmëroi rritjen e fluksit të kamionëve të kompanive serbe në pikën kufitare Tabanoc, të cilët po shfrytëzojnë Maqedoninë si pikë transiti për transportimin e mallrave në Kosovë.

That’s exactly what I thought when I first heard about vine, essaydragon.com/ twitter’s app that allows users to make and share six-second videos

One Response

  1. skenda thotë:

    Fajtor vete qytetaret ja mundesojne edhe serbise bashke me hajnat e kosoves qe mallrat serbe te futen ne kosove
    Merrni shembull nga Turqia kur kurdistani oçelan u fut ne Itali Turqit çdo mall me prejardhje nga Italia e heken prej rafteve dhe e hudhen ne rruge
    deri sa Italia ja dorzoj per 24 ore

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch