Home » Lajme, Sport » Nuri Seferi bokson me turkun Firat Arslan

Nuri Seferi bokson me turkun Firat Arslan

nuri-seferi-2016“Unë besoj te kualiteti im dhe do të jem unë ai që do të ngre lart flamurin kuq e zi në fund të ndeshjes për të festuar fitoren, e cila ka një peshë mjaft të madhe për të ardhmen e karrierës sime”

Një ndeshje e madhe e boksit po afron. Të shtunën, më 17 shtator, rreth orës 22.00, boksieri shqiptar Nuri Seferi do të ngjitet në ring për të sfiduar ish kampionin e botës, turkun Firat Arslan.

Boksieri nga Gostivari në profilin e tij në “Facebook” ka bërë të ditur se do të zhvillojë ndeshjen e karrierës së tij.

“Unë besoj te kualiteti im dhe do të jem unë ai që do të ngre lart flamurin kuq e zi në fund të ndeshjes për të festuar fitoren, e cila ka një peshë mjaft të madhe për të ardhmen e karrierës sime”, njofton “albinfo.ch”.

“Taisoni shqiptar” ka respekt për kundërshtarin duke e cilësuar atë një boksier shumë të fortë, me karrierë të suksesshme dhe sfidues  i emrave të njohur botërorë në kategorinë “Cruiser”.  Por ai beson që se bashku me mbështetjen e publikut do të dalë fitues.

“Besoj shum se mbështetja juaj do të jetë mjaftë e fuqishme, andaj dua që këtë ndeshje ta përfundoj në menyrën më të mirë të mundshme”, ka shkruar ai.

Po ashtu në këtë mbrëmje do të boksojë edhe vëllai i tij, Sefer Seferi kundër boksierit të mirënjohur të kategorisë së rëndë, Manuel Charr.

Ndeshja do të zhvillohet në Göppingen të Gjermanisë, ndërsa do të transmetohet drejtpërdrejtë në Digitalb dhe Supersport.

Nuri Seferi

Albinfo.ch

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch