Home » Lajme, Sport, Vendore » Nuri Seferi fitoren e radhës ia dedikon Luginës së Preshevës

Nuri Seferi fitoren e radhës ia dedikon Luginës së Preshevës

Kampioni i Evropës në  versionit WBO në peshën Cruiser Nuri Seferi ka qëndruar sot në Luginë. Tajsoni shqiptarë gjatë takimeve ka thënë se fitoren e radhës do t’ia dedikoje Kosovës Lindore. Ai gjithashtu ka premtua mbështetje për boksierët nga Lugina.

 

Edhe jashtë ringut mbanë flamurin kombëtarë .Kësaj here Kampioni I Evropës në boks Nuri Seferi atë e solli  bashkë me sukseset e tija edhe në Luginë .Tajsoni shqiptarë është pritur nga tifozët kuq e zi në Preshevë e më pas ka bërë homazhe edhe para lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB- së.  Është kënaqësi e veçantë që takoj kampionin shqiptarë , i cili na bënë krenar të gjithë shqiptarëve ka thënë kështu zv.kryetari i komunës së Preshevës Skender Destani i cili boksierit  shqiptarë nga Gostivari i dhuroi stemën  e komunës së Preshevës.

“Kjo është në vizitë e veçantë dhe më e rëndësishmja në karrierën time, ndaj kamë ndier obligim moral e kombëtarë që të vizitojë Kosovën Lindore “ ka thënë kështu kampioni i Europës Nuri Seferi. Ai me këtë rast ka konfirmuar se fitoren e radhës do ti dedikoj shqiptarëve të Luginës.

Nuri Seferi po ashtu ka takuar edhe përfaqësuesit e OVL-ës së UÇPMB-së , familjarë të dëshmorëve dhe veteranë të luftës , të cilët i kanë dhuruar mirënjohje dhe   një libër që flet për luftën  e UÇPMB-së. Për kampionin ky është një moment emocionues dhe një dhuratë e çmuar për të .

Kampioni i Evropës Nuri Seferi ka vizituar edhe këshillin nacional , aty ku është takuar edhe me boksierë të rinj të cilëve u ka premtuar mbështetje për sukseset e tyre.Vizita e Nuri Seferit ishte mundësuar nga tifozët kuq e zi në Preshevë ,të cilët premtojnë se në Luginë do të sjellin edhe ikonat tjera të sportit shqiptarë.

Boksieri shqiptarë nga Gostivari Nuri Seferi më 20 dhjetor në Hamburg të Gjermanisë arriti të mposht ish kampionin e  botës, francezin Steve Herelius. Kjo ishte edhefitorja  e 34-të në versionit WBO në peshën Cruiser ./RTP/

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch