Home » Lajme » Nxënësit e klasës së tetë që dëshirojnë të regjistrohen në shkollën e mesme, këtë vit për herë të parë do të kalojnë testin e “maturës së vogël”

Nxënësit e klasës së tetë që dëshirojnë të regjistrohen në shkollën e mesme, këtë vit për herë të parë do të kalojnë testin e “maturës së vogël”

Ky provim testues është caktuar me datë 23 dhe 24 qershor dhe do të jetë nga lënda e gjuhës amtare dhe matematika dhe është për të gjithë nxënësit, pa marrë parasysh se regjistrohen në shkollën e mesme me tre vite apo me katër. Sipas rregullores së konkursit, pikët e fituara nga testi janë të rëndësishme pasi për regjistrim në shkollën e mesme merren parasysh suksesi nga shkolla fillore (klasa e VI, VII dhe VIII), sukseset në garat e ndryshme si dhe pikët që marrin nga provimi përfundimtar. Provimi i maturës së vogël në të gjitha shkollat në Serbi do të fillojë në ora 10 dhe zgjat dy orë. Në testin e maturës së vogël gjithsejt janë 40 pikë (20 nga matematika dhe 20 nga gjuha amtare), si dhe nxënësit marrin 60 pikë nga suksesi i klasës së VI, VII dhe VIII që janë gjithsejt maksimale 60 pikë. Në test do të jenë gjithsejt 20 detyra, 10 duhet të jenë të njohura nga programi pregaditor, pesë detyra do të jenë pjesërisht të njohura si dhe 5 detyra do të jenë të panjohura. Rezultatet preleminare nga provimi i maturës së vogël shpallen më së voni me 29 qershor kurse rezultatet përfundimtare do të shpallen me 3 korrik.RTV Presheva

This video offers up tips https://homework-writer.com/ for how to pack a healthy meal for your kids

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch