Home » Lajme » Nxënësit e shkollave serbe për Kosovën mësojnë se është pjesë e Serbisë

Nxënësit e shkollave serbe për Kosovën mësojnë se është pjesë e Serbisë

Janë qytetarë të Kosovës, por nxënësit e shkollave serbe për Kosovën mësojnë se është pjesë e Serbisë. E këndojnë himnin serb, për shqiptarët dëgjojnë se kanë kryer “gjenocid” ndaj serbëve, lexojnë poezi që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, ndërsa mësimdhënësit marrin paga nga buxheti i Kosovës dhe ai i Serbisë.Shkollat serbe në Kosovë nuk bashkëpunojnë me Ministrinë e Arsimit për harmonizimin e teksteve dhe programeve mësimore. Tekstet e tyre bien ndesh jo vetëm me realitetin historik, por edhe me Kushtetutën e Kosovës, raporton “Kosovapress”. Në tekstet e Gjeografisë së shkollave serbe, Kosova ende vazhdon të jetë pjesë e Serbisë. Problem janë edhe tekstet e Historisë, ku shqiptarët i paraqesin si ekzekutues, e serbët viktima. Ato tekste bien ndesh edhe me Kushtetutën e Kosovës, sepse flasin njëanshëm për historinë e Ballkanit dhe nuk promovojnë paqen dhe tolerancën, janë disa nga gjetjet e Komisionit të pavarur për rishikimin e programeve mësimore në shkollat serbe në Kosovë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch