Home » Lajme » O.P.D.NJ. AMNESTY INTERNATIONAL & KRYQIT të KUQ NDËRKOMBËTARË – GJENEVË

O.P.D.NJ. AMNESTY INTERNATIONAL & KRYQIT të KUQ NDËRKOMBËTARË – GJENEVË

O.P.D.NJ. AMNESTY INTERNATIONAL

KRYQIT të KUQ NDËRKOMBËTARË – GJENEVË

Të nderuar Zotërinjë

Në datën 26 Dhjetor 2008, në prezencë të së paku 2600 pjestarëve të xhandarmerisë serbe dhe rreth 150 pjestarëve të Shërbimeve të ndryshme civile Serbe, me makina private, targat e të cilëve ishin nga Novi Sadi, Beogradi, Kragujevci, Nishi, Leskovci dhe Vranja, domethëne nga e tërë Serbia, u arrestuan nëntë (9) Shqipatrë nga komuna e Preshevës. U bastisën 17 lokalitete.

Ata akuzohen për masakra kundër Serbëve në Gjilan (Kosovë) e rrethinë, gjatë vitit 1999 dhe akuzohen si pjestarë të UÇK-së, por vetëm dy prej tyre kanë qenë pjestarë të këtij formacioni ushtarak, dy të tjerë kanë qenë pjestarë të UÇPMB-së, derisa pesë të tjerë nuk kanë qenë pjestarë të asnjë formacioni ushtarak. Më 21 janar 2011, Gjykata Speciale për Krime Lufte i dënoi ata me nga 8, 10 dhe 15 vjet heqje lirie (101 komplet), edhe pse fakte-dëshmitë ishin zero. Gjatë vitit 1999 në Gjilan dhe rrethinë nuk u gjet as edhe një person i masakruar. Në Aktgjykimin e 21 janarit 2011 u nxorrën 47 Serb të masakruar, dhe pastaj kufomat e tyre u paskan hedhur në Liqenin e Livoçit afër Gjilanit. Për këtë arsye ne po ua dërgojmë edhe dokumentin e EULEX-it i cili vërteton se në Liqenin e Livoçit nuk është gjetur asnjë mbetje mortore. Pra ata u dënuan pa snjë dëshmi, mu ashtu siç edhe u arrestuan.

Por, pas ankesës së Palës Mbrojtëse, më 27 Dhjetor 2011, Gjykata e Apelit anuloi vendimin e Gjykatës Speciele për Krime Lufte dhe sipas ligjit lënda u kthye në rigjykim.

Rigjykimi filloi më 31 janar 2012, por pjestarë të familjeve të të akuzuarëve nuk u lejuan të marrin pjesë në këtë seancë edhe pse ajo ishte e hapur për opinion.

Pasojat janë evidente për gjithë Luginën e Preshevës, dhe nuk mund të shlyhen kurrë. Pasoja më e madhe është se me këtë rast nga Presheva dhe Bujanoci janë shpërngulur më tepër se 600 Shqiptarë.

03. 02. 2012

KUVENDI KOMUNAL Preshevë, Nën-Kryetari Orhan Rexhepi

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch