Home » Lajme » “O TEMPORA O MORES” edhe në “TEMPULLIN E DEMOKRACISË” !

“O TEMPORA O MORES” edhe në “TEMPULLIN E DEMOKRACISË” !

Dje në Kuvendin e Shqipërisë sy pamë në ekrane televizionesh se si Demokracia Shqiptare pësoi “atakin” e rradhës…,pasi ngjarje të tilla na cojnë në Funeralin e Fjalës së Lirë e të Demokracisë në Shqipëri (!)

Dr. Sali Berisha e paska ende të fortë zemrën në gjoksin e tij, zemrën e Dhjetorit ’90 e të Pluralizmit e Demokracisë në Shqipëri edhe përballë sjelljeve të tilla “jenicere” në Kuvendin e Shqipërisë.

“Gardhije” të këtilla janë Mesjetë, na sjellin Mesjetë.

Aq ma keq kur dirigjohen nga “duar të mshefta” aqsa dhe drejtuesi i Kuvendit, kryetari i tij, shpreh hapi në foltore të tij nga ky gardh i papritun, i pafytyrshëm, i flliqtë. Kush e bani këtë?! Kush i thirri aty?! Pse ndodhi kjo…?!

Për ma tepër, përndryshe: gardhijet nuk munden me ua mblue lartësitë Lisave të Alpeve e të Kombit.

Sali Berisha, ma i vjetri deputet në Parlamentin e Shqipërisë, ish President e ish Kryeministër, ish kryetari i PD e Opozitës së Djathtë, i ka 73 vite jetë, ndërkohë që Parlamenti i Shqipërisë, prej themelimit të Shtetit Shqiptar të 1912-tës nuk i ka 73 vite Demokracie Blu…, pasi ka pasë gjithato vite e dekada të “Demokracisë së Zezë – fashizmit e të “Demokracisë së Kuqe” – komunizmit.

Nëse duam të bajmë ironi apo sarkazmë me këtë rast e ngjarje të turpit për traditat e mira shqiptare, në demokracinë shqiptare, duhet thanë se ky “gardh gardianësh” i bani “kakërdhijat” (kakë / r / dhije) në Parlamentin e Shqipërisë, në Demokracinë e sodit, në të ashtuquajturen “Shqipëria që duam”…!

“O Tempora o Mores” edhe në Kuvendin e Shqipërisë, edhe në “Tempullin e Demokracisë” (!)

Nga Ramiz LUSHAJ

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch