Home » Lajme, Ndërkombëtare » Obama rizgjedhet president i SHBA-së

Obama rizgjedhet president i SHBA-së

Barack Obama me gruan e tij dhe bijat, në skenën e shtabit zgjedhor në Chicaco, u pritë me ovacione disa minutëshe. Publiku u nxitë nga fjalimi i tij, si dhe ndjenjat e tyre patriotike, të cilat përcilleshin me hitin e rockerit Bruce Springsteen, “We Take Care of Our Own”. Presidenti i vjetër dhe i ri përshëndetej me brohoritjet: “Edhe katër vjet”. “Sot, më shumë se 200 vite kur ish kolonia luftonte për të drejtat që vetë të vendoste për fatin e saj, Unioni ynë po ecën para. Ecën para prej jush, sepse ju jeni ata që keni përforcuar frymën që triumfoi mbi luftën dhe depresionin, që e ngriti këtë vend nga dëshpërimi”, tha Obama në fjalimin e tij. Në fjalimin e tij, zgjedhësve dhe kundërkandidatit Mitt Romney ai i premtoi të ardhme më të mirë, me shpresa më të mëdha. “Sot na keni kujtuar se rruga ishte e gjatë dhe e vështirë, por jemi ngritur në këmbë, kemi luftuar dhe në zemër e dimë se koha e duhur për SHBA-të është pranë. Dua të falënderoj të gjithë amerikanët që më votuan. Zëri juaj është dëgjuar”, ka thënë Obama./A.B/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch