Home » Opinione » Observatori Megalit Pellazgo -Ilir afër Kumanovës

Observatori Megalit Pellazgo -Ilir afër Kumanovës

Sa më shumë po kalon koha ; sa ma shumë po i  afrohemi një errësimi të madh kombëtar aq më shumë po e shoh  se pse i gjithë ky mohim i vetëvetës .  Mos groponi se nuk duhet, mos i preni thonjt natën se nuk duhet , mos i  numroni yjet natën se nuk duhet ; kështu na thoshin.Dhe ne, ashtu pa menduar fare se pse ishin këto këshilla ,bënim atë që na thonin dhe i përkuleshim mosdijës , e përqafonim errësirën dhe dritën nuk na e donte syri.

Na janë mëshefur gjërat me shekuj ,e edhe vazhdojnë të na mëshihen. Prap rreth rrethit  dhe në rrethin pa dalje , dhe prap në frigën nga shpejtësia  e informimit ,mësimit dhe vetëdijësimit. Terr!

 

Agjensia Amerikane e Hapësirës NASA në vitin 2005 , i përcaktoi këto pesë vende , si trashëgimi botërore e vendeve nga ku është vrojtuar qielli mijëra vjet më herët:Abu Simbel( Egjypt),Stonehenge( Britani e Madhe) , Angkor Vat ( Kambogja) , Goseck (Gjermani) dhe … jo nuk e them  dot, se ne shqiptarët kemi nga  ata të cilët nuk e besojnë dhe nuk na lejojnë t`i besojmë . Vendi i pestë i botës  ku kishte observator ,prej nga vërehej qielli dhe lëvizja e yjeve dhe e Diellit ,edhe sot e kësaj dite banohet nga shqiptarët dhe është në bjeshkët e Kumanovës . Quhet Kokino.( Më vjen keq që unë nuk e di se si ajo bjeshkë quhet shqip)

 

Kushe thot që Kokino ishte Ilire? por kjo është e vërtetë. Kemi pra të bëjmë me të parët tanë që kishin njohuri astrologjike , mjeksore ,anije ndërtimtarije; i kishin qytetet e tyre ,i kishin mbretëritë e tyre , i  farkonin monedhat  dhe shpatat

 

Pse tani Kokino , kur përditë e më tepër ballafaqohemi me papunësi , me ulje të standardit jetësor  dhe me … me …? Por  ne duhet të dijmë se kush ishim dhe si të tillë ta rrisim krenarinë tonë kombëtare e të mos biejmë pre  e mashtrimeve ,vetëmohimeve dhe autozhbërjes.

 

Ishte viti 2001 , në udhën që mund të ecet vetëm këmbë  deri në maje të bjeshkës ,afër fshatit Kokino , arkeologu Jovica Stanovski e zbuloi një vend arkeoelogjik që daton  që nga Koha e Bronzit . Vendzbulimi qe e ka një dimension hijerëndë është i gdhendur në dy nivele. “Ulëset “ prej guri e mbizotërojnë vendin dhe janë të pikësuara drejtë lindjes.

 

A ishin ato vende ashtu të paprekura  nga dora e njeriut? Jo. Që nga vizita e pare verehën gjurmët e ndërhyerjes së dorës së njeriut Çdo gjë është e rregulluar që ti përshtatët një observatori qiellor . Sipas koordinatave të Diellit si dhe nga  qeramika e gjetur është konstatuar që Observatori  daton që viti 1800 paraKrishtit. .Ishim pra, ne aty. Të tanët ,punonin aty. Gropime t arkeologjike aty afër  apo aty në vend zbuluan material tëçmuar fragmente qeramike , eshtra shtazësh ,peshore piramidale, fragmente të guarve të bluarjes , dhe zoti e di çka tjetër që nuk tregohet.

 

Është vërtetuar se vendi i gjetur është përdorur për gjatë du mijëvjeqarëve prK si Observetor , me të cilën shihet kulura e lartë e popullit ,si dhe organizimi shoqëror i pellazgo-ilrëve të kohës .

Materialët e gjetura në platformën e epërme e që mund të barten tregojnë se ato i kishin edhe qëllimet tjera të përdorimit e që nuk dihet se pse.Por vet vendi dhe koncepti i vendit tregon se aty ishte edhe një Maje e Shenjt

 

Poqaria e Kokinos

Shenjat e gjetura të gëdhendura mbi gurë  i tregonin shënimet  e të gjitha pikave karakteristike të lëvizjës së Diellit dhe Hënës në horizontin Lindor. Observatori ishte stacionar ( i pa lëvizëshëm)  nga i cili shenoheshin pozitat e diellit në dimër e verë.Lartësia e tij mbidetare ishte 1 013m . Banorët pellazg i përdorën shkëmbijt natyror vullkanik për të shënuar lëvizjet e trupave qiellor duke e bërë edhe kalendarin lunar( të Hënës) . Por vendi i zbuluar e kishte edhe rëndësinë e tij edhe si vend i ceremonive fetare të herëshme historike. Sipas të gjtha gjasave ,në kohën më të rëndësishme të vitit në kohën e korrjeve “lidheshin” me Perëndinë e Diellit për falënderime dhe për shpresë për në korrje më tëmadhe në vitin tjetër . Ky mal dhe rreth malit janë quajtur “ Mali i Shenjt”.

Në regjionin Kumanovë-Kratovë janë gjetur mbi 10 tempuj , që i takojnë kulturës Kokino, duke shkuar prapa 40 shekuj. Janë gjetur vizatime mbi shkëmbinj e posaqërisht vizatimet e  shqiponjave. . Janë gjetë gjithashtu edhe figurina të njeriut dhe kafshëve. Kokino kultura është një kulturë shumë e vjetër në tokat ilire.

 

Observatori Megalitik i Kokinos është në veri-lindje të FYROM-t afër kufirit me Serbinë ; afë fshatit Kokino në vijë – kufitare me fshatin Arbanasko.Në të tërë rajonin janë regjistruar vendet arkeologjike që datojnë nga koha e Neolitit duke mbajtur në vete vendbanime të rëndësishme , vende të shenjta  dhe ngjarje derin në 6000 vjet të vjetra.

Vendi ku është vrojtuar  pozita verore e diellit është e ruajtur mirë, vendi i vjeshtës dhe pranëverës ka dëmtime të vogla  ,kurse aty ku është vërejtur pozita më e lartë në qiell gjatë dimrti ka dëmtime të mëdha.

Të gjitha këto dëmtime janë të mundura nga tërmetet që kanë dridhur tokën gjatë historisë. Edhe pozita qendrore e Observatorit është e ruajtur  dhe e shënuar mirë.

Fahri Xharra, 29.05.13

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch