Home » Lajme » ODIHR prezantonë gjetjet paraprake në zgjedhjet lokale në Shqipëri

ODIHR prezantonë gjetjet paraprake në zgjedhjet lokale në Shqipëri

Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve vendore në Shqipëri kanë paraqitur gjetjet dhe përfundimet e tyre paraprake në një konferencë për shtyp.

Ambasadorja Audrey Glover, Drejtuese e Misionit të ODIHR-it për Vëzhgimin e Zgjedhjeve, nuk ka dhënë konkluzione për zgjedhjet e një dite më parë, duke thënë se ODIHR është ende duke mbledhur informacione për nga vëzhguesit në terren dhe se do të shprehet me raportin final.

“Ne ende vazhdojmë të marrim informacion dhe ende nuk e kemi tablonë e procesit zgjedhor. Deri sa të marrim këto informacione, nuk do shprehemi dhe të themi që këto zgjedhje i përmbushën standardet zgjedhore“, ka thënë Glover, duke shtuar “Nuk është mandati ynë që të certifikojmë zgjedhjet, por ne i monitorojmë ato dhe do të dalin në një raport përfundimtar”.

Më tej ajo deklaroi se përplasjet politike çuan në pasiguri juridike dhe shumë vendime të administratë zgjedhore u morën duke pasur si objektiv garantimin e këtyre zgjedhjeve.

Sipas saj klima e tensionuar mes palëve politike krijoi edhe presion ndaj qytetarëve.

“Këto janë zgjedhjet e 14-ta që OSBE/ODIHR vëzhgon në këtë vend. Ne kemi mbërritur si mision që më 23 maj dhe kanë ardhur më pas vëzhgues edhe afatshkurtër, në total 126. Ne vëzhgojmë të gjithë procesin zgjedhor. Ne jemi këtu pa ndonjë ide të paracaktuar dhe pa asnjë axhendë të fshehtë. Ne jemi plotësisht të paanshëm dhe si gjithmonë lëmë faktet të flasin. Ne nuk na intereson se kush i fiton zgjedhjet, i vlerësojmë në bazë të përputhshmërisë së tyre në lidhje me OSBE dhe standardet ndërkombëtare. Zgjedhjet e 30 qershorit u mbajtën pa mbajtur parasysh elektoralin. Opozita vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhje ndërsa qeveria ishte e vendosur për t’i mbajtur këto zgjehdje pa opozitën. Në këtë klimë të një polarizimi politik zgjedhësit nuk patën ndonjë mundësi reale për të zgjedhur mes subjekteve të ndryshme politike. Në 31 bashki kandidatët për kryetar bashkie garuan pa kundërshtar. Pati pretendime të besueshme nga qytetarët se ishin në presion nga të dyja palët. Përplasjet politike çuan në pasiguri juridike dhe shumë vendime të administratë zgjedhore u morën duke pasur si objektiv garantimin e këtyre zgjedhjeve. Votimi u zhvillua në mënyrë të qetë dhe paqësore”, tha kryesuesja e misionit të OSBE/ODIHR.

E pyetur për akuzat e opozitës për manipulime me shifrat e pjesëmarrjes në zgjedhje, ajo tha se ende nuk kishte informacion.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch