Home » Lajme, Opinione » OK, Dakord me Z.Lutfi Haziri dhe me Kryesinë e LDK-së

OK, Dakord me Z.Lutfi Haziri dhe me Kryesinë e LDK-së

Nga Skënder Sadri KAPITI
Z. Haziri në lidhje me zgjedhjen e Znj. Osmani për Presidente deklaroi sot se: “Kryesia e LDK-së ka shtjerrë debatin e brendshëm në lidhje me rolin tonë politik, në krijimin e institucioneve karshi qeverisë së VV-së do të jemi opozitë aktive, ndërsa në ndërtimin e institucionit të presidentit LDK do të evitojë çdo llojë obstruksionist, çdo lloj pengese, me rolin e vet pozitiv, konstruktiv dhe me funksion të stabilitit në mënyrë që të mbyllet cikli i institucioneve”, ka thënë Haziri. Dhe jam i sigurtë se kjo pritej edhe nga LDK-ja si organizatë politike, por edhe nga publiku i gjërë shqiptar në Kosovë shprehur dhe në përputhje e në respekt të rezultatit të zgjedhjeve 14 Shkurtit 2021, gjë që tregon pjekurinë dhe konstriktuvitetin legjitim e konstitiucional të një politike të mirëfilltë e të përgjegjshme të Kryesisë së LDK-së.
Ky është një deklarim i qartë dhe i përgjegjshëm para interesave kombëtare, para interesave të shtetit demokratiko-ligjor dhe karakteristikë e tipar ky i një politikani modest, tolerant, i përgjegjshëm dhe që ka intersin e përgjithshëm dhe atë kombëtar mbi atë personal e partiak, gjë për të cilat gjithmonë dhe më heret është konstatuar qëndrimi i urtë, i drejtë dhe demokratik nga ana e Z. Haziri i cili deklaron se nuk do të ketë pengesa për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.
Besoj se me Z. Haziri dhe me Kryesinë e e re të LDK-së do të jenë edhe deputetët e LDK-së, pasi z. Haziri është një politikan me pëvojë dhe që shëmbulli i tij u tregua edhe në votimin për kryetar të LDK-së, me sjelljen e tij mjaft të kulturuar, demokratike dhe aspak egoiste ndaj fituesit Z. Abdixhiku. Edhe unë që e ndjek me shumë interes dhe përkushtim politikën në Kosovë e përshëndes qëndrimin parimor dhe burrëror të z. Haziri dhe të kryesisë së LDK-së për ndërtimin e institucioneve të Kosovës, për njohjen dhe respektimin e legjitimitetit të zgjedhjeve të 14 Shkurtit 2021 dhe të respektit që z. Haziri ka treguar gjithmonë për ishkolegen Znj. Osmani i cili gjithmonë ka vlerësuar kontributin e saj në politike, edhe kur ishte antare e LDK-së, por edhe tani që ajo doli me Listën “GUXO”.
Me vendimin e kryesisë s LDK-s tashmë besoj se janë edhe antarësia e LDK-së, dhe se me zhvillimet më të fundit në LDK , me zgjedhjen e kryetarit të ri dhe të kryesisë së re, LDK do të ripërtërihet dhe do të bëhet më e fortë në opozitë dhe alterativë e fuqishme politike duke ia kthyer LDK-së lavdinë e dikurshme.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch