New York, 21 janar – Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje sot për t’u qetësuar situata në jug të Serbisë, ku shqiptarët kanë protestuar për shkak të heqjes së lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë, raportojnë mediat serbe. Kombet e bashkuara “ po e përcjellin situatën në Luginën e Preshevës dhe apelojnë për qetësi”, ka deklaruar Martin Nesirk, zëdhënës i sekretarit të Përgjithshëm të OKB, Ban Ki moon.
“UN vazhdimisht kanë theksuar nevojën e pajtimit ndërkombëtar dhe rajonal në Ballkanin Perëndimor” tha zëdhënësi i KB, dhe ka shtuar se “protestat paqësore mund të mbahen”, transmeton AFP.