Home » Lajme » OKH “HORIZONTI” ME SUKSES REALZION PROJEKTIN E PARË

OKH “HORIZONTI” ME SUKSES REALZION PROJEKTIN E PARË

Organizata Humanitare Kulturore “HORIZONTI” nga Bujanoci me sukses e ka realizuar projektin e parë me temën “Droga shkatërron dhe dëmtonë shëndetin”.

Ky projekt kishte për qëllim vetëdijësimin e nxënësve të shkollës së mesme, nga dëmet që sjellin lëndët narkotike dhe alkoholi.

OHK “HORIZONTI” në programin e vetë si prioritet e ka mbrojtjen e rinisë nga dukuritë negative dhe aftësimin e tyre në të gjitha fushat e jetës të cilat kanë të bëjnë me ardhmërinë e tyre.

Duke patur parasysh se në cfar situate po jetojmë dhe rreziku që po i kanoset, gjegjësisht rinisë, nga dukurit negative e sidomos nga lëndët narkotike, OKH “HORIZONTI”, e ka parë të udhës që projektin e parë të realizojë në këtë drejtim dhe me nxënësit e shkollës së mesme “Sezai Surroi”.

Aftësitë e marra gjatë këtyre ligjeratave, nxënësit me shumë dëshirë do ti përcjellin tek shokët e tyre, meqë mesazhi i marrë nga ky seminar është shumë i qartë, “STOP LËNDËVE NARKOTIKE DHE ALKOHOLIT”, seminar ky  që është shumë i dobishëm për ardhmërinë dhe shëndetin e rinis.

Ligjeruës të këtij seminari ishin Fejzi Beqiri, Magjistër i shkencave Juridiko-penale, njëherit ligjërues në Universitetin ndërkombëtarë të Strugës, në Preshevë dhe Specialisti i Pediatrisë Dr. Bajram Hasani, mjek me përvojë shumëvjeqare, njëherit Koordiantorë i Këshillimores për mbrojtjen nga lëndët narkotike  në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc.

Magjistri i shkencave Juridiko-penale, në ligjeratën e tij, në mënyrë shum profesionale i njoftoi nxënësit me pasojat që vijnë nga alokoholi dhe droga duke i dhënë shumë argumente të qarta se këto dy dukuri negative ia shkatërrojnë ardhmërinë e tyre.

Specialisti i pediatrisë Dr. Bajram Hasani, në ligjeratën e tijë, i njoftoi nxënësit për dëmet shëndëtësore që vijnë nga përdorimi i alkoholit dhe drogës dhe pasojat nga këto dukuri negative.

Hasani, gjithashtu i njoftoi nxënësit me funksionimin e Këshillimores e cila funksionon në kuadër të Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc.

Ky seminarë u vlerësuar me rëndësi shumë të madhë jo vetëm nga nxënësit e shkollës së Mesme por edhe nga vet ligjeruesit të cilët kanë  deklaruar se kjo temë është shumë me rëndësi për rininë e komunës sonë.

OKH “HORIZONTI”, në kuadër të projektit, “Droga shkatërron dhe dëmton shëndetin”, do të përgatisë edhe broshurat me porositë e dala nga ky seminarë, të cilat më pas do ti shpërndahen nxënësve të shkollës së mesme.

Mjetet finansiare për realizimin e këtij projekti janë fituar në konkursin e fundit të pushtetit lokal që ka qenë i shpallur për Organizatat Joqeveritare.

OHK “HORIZONTI”, falënderon Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, OSBE, e cila na siguroi objektin për mbajtjen e këtij seminari

 

Shërbimi për informim: OKH “HORIZONTI”,

 

 

  More why not look there resources for digital fundraising for the classroom I hope this list got you excited about the myriad ways you can use your network creatively and make the best of web-based platforms to raise some funds for your projects

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch