Home » Opinione » Oli nuk ecën vetëm !

Oli nuk ecën vetëm !

Besoj që e kuptuat ,  që fjalën e kam për anëtarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës ,Zotin Oliver Jens Schmitt dhe për të gjithë ata që i shkojnë pas ,nga rradhët tona shqipfolëse. Më ka humbur orientimi ; nuk po di se kush është shqiptar e kush shqipfolës? Kryesorja që Oli nuk ecën vetëm,por i ka “myhybët”  e tij, sepse përditë e më shumë ,shqipfolësit po aderojnë  në qarkun e tij të vetëmashtrimit dhe të vetëtradhëtimit.

Se Smitti është një kopjues i thjeshë i librave serbe  kjo s`ka dyshim, për këtë na ka bindur  edhe në ”librat  historik” të tij . Por kësaj rradhe nuk e kam mendjen t`a bindi ate për vazhdimësinë tonë ilire , e as për atë që Skënderbeu është Hero i yni Kombëtar; por deshte t`ia kujtoj do gjëra me të cilat do të bindet se gabimisht është rreshtuar në anën e një kombi shpifës, trillues dhe të rrezikshëm edhe për vetë Europën,

 

“Keta lloj “profesorësh historian” krijohen gjatë rrugës si presion i madh i gënjeshtrave të kthyera tashme të “vërteta” për shume libra shkollor të vendeve perëndmore mbi kulturën greke dhe greket. Investitorët e krijimit të psikologjive kolektive dhe diktimit të informacionit mund të gjejnë lehtësisht. Dhe , ata zgjodhën Shmittin.

Shmitrat e infektuar tashmë nga trushplarja e kulturave të medha, sulmojnë instiktivisht çdo kulture tjetër ekzistuese, sidomos ato shumë afër tyre, qe konkurrojnë dhe ulin madheshtine e tyre. Shpreh keta çikidiote ka te hapur qëllimin e paguesve të tyre , nuk merren me kulturat “diktotore”, por përforcojnë çfarë për dy shekuj grekërit dhe serbët kanë ndërtuar kundër shqiptarëve, për vjedhjen e tokave të tyre, dhe përveç kësaj  poshtërimin dhe venjen në dyshim te pronësisë shqiptare të zonave qe Elitat europiane jua grabiten me forcë   shqiptarëve. Eshtë qellimi vetëm i paguesve të tij, burimi i financimit te veprave te tij. Jashtë kësaj ato nuk kanë asnjë vlerë shkencore .(“Vazhdimësia Ilire” nga Fatmir Iliazi)

 

“Kam pasur rastin, për fat apo fatkeqësi, ta vizitoj Shkupin, disa ditë pas Betejës së Kumanovës. Qysh në fillim u irritova nga autoritetet e Beogradit lidhur me lejen për qarkullim. Për shkak të pengesave që më bëri Ministria e Luftës, fillova të mendoj se njerëzit që e udhëhiqnin luftën nuk e kishin ndërgjegjen të pastër dhe se atje poshtë, ata po kryenin veprime krejt ndryshe nga sa paraqitej në shtypin zyrtar.

Kjo përshtypje ose parandjenjë mu përforcua pas takimit me një oficer, i cili kishte qenë në Shkup me ushtarët e Shtabit të Përgjithshëm.Oficeri, të cilin e kisha njohur për një kohë të gjatë, ishte njeri i ndershëm. Mirëpo, sapo ai e mori vesh se unë po shkoja për në Shkup, meqë realisht edhe e kisha marrë lejen për të shkuar atje, me një qëndrim të hapur armiqësor më tha se nuk duhet të shkoja dhe se nuk e kuptonte se pse Beogradi po vepronte në këtë mënyrë, sipas tij, duke i lejuar “të huajt” të shkonin në Shkup.”,,, e dini pse Zoti Schmitt? ( Unë, dëshmitari i masakrave serbe ndaj shqiptarëve në Shkup

Reportazhi i plotë i Leon Trockit, botuar në gazetën ruse “Kievskaja Misl”, në dhjetor 1912,)

 

Keni dëgjuar Zoti Schmiit për Folksdojçerët eJugosllavisë?

 

E dini ju që një nga temat më të padëshiruara ,më të panjohura dhe me te dhe më të ndaluara isht fati i Gjermanëve të Jugosllavisë? Ndjeshmëria e qeshtjës gjermane rrjedh nga natyra e ideologjisë e cila njëdimenzionalitetin dhe joproblematikën e të sotmes dhe të kaluarës  e ka trjatuar si diçka që vetkuptohet. .Mr. Vladimir Geiger shkruan:” Egzodi i Gjermanëve të Jugosllavisë ,sipas madhësisë dhe vellimit të pasojave i kalon të gjitha ato që kanë ndodhur në ish Jugosllavi , duke e kompletuar sajimin e pamjes së re etnike. Ishte e nevojëshme gati njëgjysëm shekulli që të flitet seriozisht për fatin e përsëritur dhe shpërnguljen e grupit të madh etnik gjerman gjat dhe pas Luftës së Dytë Botërore; një grupi të madh dhe më i pasur dhe më me ndikim në tokat jugosllave,”

 

Gjermanët e Jugosllavisë ,para Luftës së dytë Botërore (1920) ishin të grumbulluar në në një lidhje të tyre kulturore e cila quhej ” Schwäbisch-Deutschen Kulturbund” , një grup që kujdesej për ruatjen dhe përhaojen e kulturës gjermane,

Gjermanët ishin të shpërndarë me shumicë në Sremin Lindor ,rreth Zemunit , Nova Pazoves dhe Ingjisë si dhe në anën tjetër rreth Rumes dhe Mitrovicës së Sremit.

Historinë dhe fatin e Folksdojqerëve ,shkruan Prof .Geiger duhet shikuar sipas treguesve të saktë të vendbanimeve të tyre. Sipas regjistrimit të parë të Mbretërisë SKS në vitin 1921 ishin 505 790 gjermanë. Në vitin 1931 u regjistruan 499 969  banorë gjerman.

Edhe pse në vitin 1941 nuk kishte regjistrim të  popullsisë ,sipas burimeve gjermane në Jugosllavi jetonin deri 600 000 folksdojqerë.. Por katastrofa ndaj kësaj pakice filloi pas luftës së Dytë Botërore  me instalimin e qeverisë komuniste she shërbimit të tij inforamtiv OZNA. ( Vojna Sluzhba Sigunosti), e cila  e filloi zhbërjen e Folksdojqerëve,

Fati  i tyre në Jugosllavinë e re  , e shënon një kohë të re në Historinë e Fjermanëve të Jugosllavisë dhe e bën një problem në veti të tyre , shkruan Prof.Geiger.

” Fati i pupullatës Folkdojç , pas mbarimit të LDB-s në Jugosllavi paraqet një epokë të re në historinë e gjermanëve jugosllav si dhe është problem ne veti. … regjistrimi i pasluftës në vitin 1948 i gjeti vetëm 55 337 pjesëtar të pakicës gjermane në shtetin e ri të Jugosllavisë”

Viti 1913 Zoti Schmitt dhe ju shmitat tanë!   Gazeta Politika e 22 Tetorit 1912 ,përshkruante një pamje jo të zakonshme (kriminale) ,kur nëpër rrugët e Beogradit kalonin më tepër së një mijë shqiptar të zënë  rob.Po e citojmë gazetën ”Politika”-

” Kur me trenin special ,i cili mbërrijti sot në Beograd  ,këtë mëngjes u sollën 1068 robër shqiptarë. Shqiptarët jepnin një pamje të mjerueshme. Në mesin e tyre kishte edhe pleqë dhe fëmij mbi moshën 14 vjeç. Të gjithë ata që kan mundur të bajnë dhe përdorin pushkën  ,janë ngritur kundër nesh- shkruhej” .Mandaj mund të lexohet: Ne si komb jemi shumë të dhimbëshëm(?) ,porse për këta robër nuk ka dhëbsuri. Egersitë e tyre na janë në mbamendje ,na janë të freskëta ,këshuqë nuk ka mëshirë për ta. Te hoteli ”London” shkruan gazetari ;”e takova një djalosh me një guri në dorë:’ ”Axho ,mos më pengo ,më tha,.dua edhe unë t`i qëlloj me gurë ” Pro robërit ashtu duke hecur të lidhur gjuheshin me gurë nga masa e mbledhur e serbëve ” të mëshirëshëm”. Të Nesërmen po e njejta gazetë shkruante:”…Zemrimi ta kakplonte dje shpirtin, kur i shifnim këta njerëz- për të cilet nëse thuhet se janë të egjër do të thonim pak- se si kalonin si qejt e fshatit të lidhur pas qerreve ,të zbathur ,lakuriq dhe të egersuar si bishat” ” Nuk ishin ata malësorët me krenari ,se si na kishin thënë ti paramendonim ,por se gjendja e tyre shpirtërore e tregonte mjerimin dhe pamjen e tyre të jashmte” . …… Paj mirë e keni edhe ju shmitat shqiptar., që kurr nuk na keni folur për këto që i kishin kaluar shqiptarët.

 

Zoti Shmitt dhe ju shmitat tonë ! Do të vazhdoj edhe me do fakte që ju i heshtni.

 

A ishin serbët aq të dhimbshëm se si po na i paraqesin të tjerë dhe se si po e parqesin vetvetën.?  Autori Ljubica Shtefan  në referatin e saj :” Antisemitizmi në Serbi gjatë Luftës së dytë Botërore” shkruan: Përveç që ortodoksizmi “svetisava “është i  njohur si ortodoksizëm pushtues, militant dhe gjenocidal  ata në ideologjinë dhe në politikën e tyre e kan edhe antisemitizmin, që daton para luftës eë Dytë, gjatë luftë së Dytë e deri në ditët e sotit.. SPC ( Kisha Ortodokse serbe ) është në vet vete një parti poltike ,serbimadhe bile edhe raciste, kurse për punët kishtare dhe dhëmbshurisë shpirtërore as që mund të përmenden .”

” Antisemitizmi ,fërfëllinte dhe ndizej mirë në prag të Luftës së Dytë, gjeneratori i së cilës ishin partia fashiste ” Zbor” e Dimitije Lotiqit si dhe eprorët e lartë të kishës serbe me shtypin e tyre. Në shkrimet e Lotiqit ndërsehej popullate serbe me këso shkrimesh”:Në të gjitah qeshtjet e jetës së njeriut ,shpirti i hebrenjve është shkatërrimtar”Hebrenjt janë eksploziv në zemrën e tyre për shoqëritë e krishtera”. Në partinë “Zbor”të Lotiqit ishin edhe një numër i madh i  priftërinjve serb. Më i famëshmi dhe ideologu kryesor i antisemitizmit në  kishë serbe ishte Episkopi Nikolaj Velimiroviqi. Dhe numri  i të vrarëve hebrenj ( së paku 11 000) janë egekutuar në vendin quajtur Sajmishte.” Nuk deshta ti rrënqethi lexuesit me ate se çfarë shkruan Z-nja Lubica Shtefan për krimet serbe mbi hebrenjt.Na u është dobësuar zemra nga krimet serbe.

 

Ata e dijnë mirë gabimin e tyre historik me hebrenj dhe tani se cka thonë”Gjatë LDB,( Luftës së Dytë Botërore) hebrenjt kanë vuajtur shumë, duke mos e përmendur se çka iu kishte ndodhur atyre mijëra vjet më pare..Një rast të njejt e kanë serbët në Kosovë ,ku kishat dhe manastiret janë ndërtuar prej nesh. Dhe e njejta gjë iu ndodhi serbëve në tokat e tryre në Kosovë”( E vërteta ortodokse serbe )  O bobo! O bobbo!

 

Gazeta Politika e 21 Tetorit 1912 , në artikullin e saj “ Nëpër Grykën e Kaçanikut” e jep këtë definicion për shqiptarët; “ Shqiptari është i mbushur në vetvete me krim të përzier me  poshtërsi dhe mashtrim:Shqiptarët janë bisha ,janë egërsira”

 

Edhe dicka Zoti Schmitt! Në Luginën e Siçevaçës ( Serbi)u gjetën eshtrat  e njeriut

450 000 vjetë të vjetra: dhe ai  i pari i njerzimit , ai ishte serb. (Prvi Srbin pripada vrsti homo erektus (uspravni čovek), koja je hodala planetom u periodu od 1,8 miliona – 300.000 godina. Erektus se razvio u Africi, a kasnije se proširio po celoj Evropi i Aziji. On je direktni predak izumrlih najbližih rođaka ljudi (neandertalac i hajdelberški čovek) i naše vrste (homo sapijens).). Ju dini edhe serbisht!

 

Ju lumt Zoti Schmitt se jeni rreshtuar me njerëzit  që e gjetën të parin e tyre dhe njëkohësisht të parin e botës!

 

 

Fahri Xharra

23.02. 13, Gjakovë

One Response

  1. Barleti thotë:

    O Fahri Xharra !
    T’lumtë, t’lumtë t’lumtë.
    Mirë do t’ishte sikur këtë shkrim t’a dergojshe(t’perkthyer) ne adresen e institucionit ku punon OLI,si dhe :
    Ram Bujës – Minister i Arsimit
    Dr.prof.Nuri Bexheti – Prorektor i emnuar nga RBUJA perndryshe flakadan i ideve të OLI-it ;
    Hivzi Islamit – Kryetar i ASHK. I cili nuk ka guxuar asnji her te i kundervihet genjeshtrave të demografit shoven serb prof. Macura. Ky njeri Hivza sinçerisht asht servil dhe dorë e zgjatne e UDB-ës. Kete e ka njof ma se miri president Rugova.
    Veton Surroi – Që flaka po i del që t’emnohet në BE apo PE ne ndonji post…E ketij po ia merr mendja se asht expert dhe kishte muujt me ndihmu per zgjidhje te luftes ne Siri ..pasi ka pervojë nga lufta e UÇK ne Maqedoni!?(sic),
    Mandej Baton Haxhiut , Nexhmedin Spahiut si dhe Enver Robelit( çka me ka befasuar fatkeqsisht)
    A

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch