Home » Lajme, Rajonale » Oliver Ivanoviq është vrarë sot me armë zjarri para zyrës së tij në veri të Mitrovicës

Oliver Ivanoviq është vrarë sot me armë zjarri para zyrës së tij në veri të Mitrovicës

Kryetari i Iniciativës Qytetare “Serbia, Demokracia, Drejtësia” (SDP) Oliver Ivanoviq është sulmuar sot me armë zjarri para zyrës së tij në veri të Mitrovicës, ndërsa si pasojë ka ndërruar jetë në spitalin rajonal në veri të Mitrovicës.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e Ivanoviqit.

Policia njoftoi se në vendin ku është sulmuar Oliver Ivanoviq kanë gjetur prova materiale të cilat do të përdoren në procedurën e mëtejme hetimore.

Në njoftim thuhet se njësitë policore kanë dalë në vendngjarje ndërsa këqyrja e vendit të ngjarjes është në vazhdim e sipër.

“Në vendngjarje janë gjetur prova materiale të cilat do të përdoren në procedurën e mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ivanovic është sulmuar nga një veturë në lëvizje dhe nga plagët e marra ai ka vdekur.

Ndaj këtij akti kanë reaguar zyrtarë të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch