Home » Shëndetësi » Operacioni nga kirurgu Olluri, mbetet unik në botë

Operacioni nga kirurgu Olluri, mbetet unik në botë

Operacioni i kryer nga kirurgu vaskular, Elmi Olluri, vazhdon të mbetet operacioni i vetëm në literaturë i kryer me sukses. Ky operacion, i cili vitin e kaluar ishte përzgjedhur që të prezantohej në njërin prej simpoziumeve më të mëdha të shkencës mjekësore në Nju Jork, edhe gjatë këtij viti ka qenë temë e diskutimeve po në këtë simpozium, bën të ditur televizioni publik i Kosovës.

Në njërin prej simpoziumeve më të mëdha të shkencës mjekësore në SHBA, ku po diskutohet për të arriturat në këtë fushë, në mesin e rreth 2800 kirurgëve vaskularë nga mbarë bota, po merr pjese edhe vetë kirurgu vaskular Elmi Olluri, i cili po ashtu është edhe drejtor i Kirurgjisë Vaskulare në SHSKUK.

Operacioni i kryer në vitin 2010 nga kirurgët vaskularë vazhdon të mbetet unik në botë.

Sipas kirurgut kosovar, rasti i operuar në QKUK dallon sepse pacienti është operuar me një teknikë të veçantë që deri më tani nuk ka ndodhur.

Bëhet fjalë për zëvendësim të venës kava me një protezë vaskulare të segmentit nën veshka.

Pacienti i operuar është në gjendje të mirë shëndetësore, jeton dhe punon në Kosovë, por është i vetmi që këtë organ e ka të veçantë sepse të ngjashmit ose shumica kanë vdekur, ndërsa ata që jetojnë janë me venën kava të lidhur, dhe me shumë komplikime dhe të paaftë për punë.

https://web.facebook.com/rtklivecom/videos/10155572456068859/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2017 KosovaLindore · RSS · Designed by Kosovalindore · Powered by KosovaLindore