Home » Opinione » Opinion: A shqyptoni si ne ?

Opinion: A shqyptoni si ne ?

Por, pse iken keta nga tokat e tyre mijeravjeqare?

Nese nuk i rrespektojme shqiptaret e ikur para 500 vjete nuk e rrespektojme as te tanishmen/

Keta qe dijten t`a ruajne gjuhen shqipe per 500 vjet large atdheut.Leta meritojne me shume se sa nje shkrim i kohepaskoheshem .

 

A shqyptoni si ne ?

Zgjimi i ndjenjës  kombëtare ndërshqiptare,ndjenjë kjo shumë e brisht e aspak bindëse deri me sot , kërkon ngritjen e ndergjegjës tek institucionet mbarëshqiptare qe më seriozisht të mirren me problemet e kombit .

Qëllimi i shkrimit eshte te njihemi edhe me shqiptarët e Ukrainës dhe të Bulgarisë,të cilet  që heret ikën nga trojet e tyre nga :zullumi turk , se kur ata erdhën këndej pari,dhe mos të  bijmë pre e spekulimeve greke dhe bulgare për arsyen e vendosjës së tyre në ato dy shtete , dhe ky është një rrëfim për shqiptarët që beshkëjetojnë mes dy kulturash të largëta nga njëra-tjetra

Studiusi Ukrainas Jaranov shkruan se arnautët e Bullgarisë janë të shpërngulur nga Korça, Ohri, Elbasani, Çermenika, Golloborda, diku nga shekulli i 15-të deri në shekullin e 19-të. , dhe pastaj jane bartur ne Ukraine para 300 vjete dhe takimi me ta të prekë shumë .E kanë ruajtur dhe dashur gjuhën në shekuj, edhe pa e shkruar kurrë. Ata janë shqiptarët e Ukrainës, një komunitet, që kur shkon t‘i takosh, të mbulojnë me dashuri dhe mall për mëmëdheun që nuk e kanë parë kurrë. Dhe të befasuar të pyesin: Ti shqypton si ne ?

Veten e quajnë arnautë.Gjatë shekujve shqiptarët janë martuar vetëm me shqiptaret. Që nga vitet ‘50 të shekullit njëzet martesat e përziera me rusët dhe ukrainasit u rritën, martesa, të cilat deri në vitet ‘70 të shekullit njëzet ruanin elementet e kulturës tradicionale shqiptare  si dhe ritualet e tyre. Mjaft kohë e gjatë për t`u ruajtur pa u perzier me vendasit ,por gjithashtu kohë shumë e gjatë pa e pasur kujdesin e shtetit amë.,kujdes qe mungon ende.

 

Janë katër fshatrat që janë të banuara nga Shqiptarët që jane vendosur rreth shekullit – XVII-XVIII- dhe ato quhen Karakurt (sot Zhovtnjovoje), Devneskoje (Taz), Gjeorgjevka (Tyshki), dhe Gamovra (Xhandran). Fshati kryesor eshte Karakurt. Keto kater fshatra shqiptare mbijetojnë ende dhe sot. .Ndërtimi i shtëpive të tyre është me material të thjeshtë, shtepitë fillimisht qenë ndërtuar prej balte të pjekur, me pastaj u perdor guri i gdhendur dhe shtepitë u bënë më mbresëlenëse.  Dhoma e zjarrit është hyrja e shtepisë  ku ne njëren anë e ka dhomën e vogël të ndenjes dhe në anën tjetër  e ka dhomën e madhe të miqve.Në këto shtepi gatuhet me oxhak,aty është furra dhe pranë saje minderi prej balte.Pjesa e mbrendëshme zbukurohet me qylima të bukur,dhomat kanë mobilje druri. Por, edhe në oborr te shtepise e kane edhe një furrë.

Pra që të katër fshatrat e kanë ritin fetarë lindor ortodoks.Popullsia shqiptare e këtyre fshatrave i ruajnë traditat e veta, si dhe folklorin gojor dhe te veshjeve ..Gratë thurrin qilima me motive shqiptare dhe perdorin zbukurimet prej argjenti me motive të vjetra

Ruhen me xhelozi një numer i madhë fotografish tëvjetra dhe kostume nga 195 vjetesh qe kur kanë ardhur këtu.

Eshtë për të ardhur keq që dijetarët shqiptar te Kosovës apo Shqiperisë nuk shkojnë në fshatrat shqiptare te Odeses. Aty ka shume çka ,për tu hulumtuar. Së fundi  fundit një falënderim simbolik per ruajtjen e gjuhës dhe zakoneve tona të vjetra të cilat  te ne  ketu po  sterkeqen.  Lehtë dhe mashtruese është te jepen teori te thata mbi gjuhën tonë ashtu si nën qiellin e hapur por  duhet ballafaquar dhe ruajtur shënime të gjalla nga njerëz  të gjallë. Tezat e Majerit për gjuhën shqipe,  e gjejnë provën në gjuhën e shqiptarëve të Ukrainës.

Ti shqypton si ne ? te pyesin kur ndëgjojnë  duke iu folur shqip,por iu duhet folur ngadalëdhe te marrin vesh se çka je ka thue.

Festa më e madhe e tyre është festa e Shën Gjergjit, në kujtim të heroit kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Ata janë takuar me Fan Nolin më 1911, kur ai bëri një udhëtim në Odesa dhe e mbajti meshën në kishë  per shqiptaret e Odeses

Të gjithë mundohen të tregojnë dicka, për kohën e veshtirë që e kane kaluar që kur kanë mbërritur në keto zona, madje problemet duket se nuk kanë mbaruar edhe tani që kohët kanë ndryshuar rrenjësisht. Janë të varfër. Kanë nevojë për nderhyrjë në riparimin e shtëpive të tyre, për riparimin e kishave. Madje edhe uji i pijshem që ata e perdorin është jashtë kushteve higjeno-sanitare.  Edhe kjo bëhet  me qellime te caktuara ashtu si per shqiptaret Hundezakë ,në mënyrë që të zhduken  Ata  kerkojnë ndihmë.  Vendi ynë nuk e di se sa shqiptarë janë në  Ukrainë dhe a do të mund te ndihmohen  ata.  Që të mos harrohet gjuha e të parëve atyre iu kishin ndihmuar abetaret dhe mesuesit shqiptarë Për këta njerëz të harruar këto jane kërkesa shumë të vogla dhe te përballueshme nga trevat mbarëshqiptare.  Janë pra 5 mijë shqiptarë që 300 vjet jetojnë larg atdheut të tyre Shqipërisë dhe për 300 vjet jetojnë në mes të 48 milion ukrainasve.,ne rrezik te perhereshem nga asimilimi.

Nje fshat i asimiluar tërësisht por që i ruan karakteristikat shqiptare është fshati Arbanasi në Bulgari . Ky vendbanim është krijuar nga shqiptaret te  cilët erdhën në këtë vend në vitin 1538 nga trojet e tyre etnike. Është fshat i vogël turistik me vetëm 291 banorë (2005). Arbanasi eshte vendbanimi me pitoresk i Bulgarisë i vendosur mbi shkembinjt me të njejti emër që poshtë shikon në qytetin Veliko Tërnovo.Arbanasi është i famshem për shtëpite e tij me konstrukt te posaqem dhe kishat me freska te panumerta. Regjistruersit turq ne vitet 1541-1544 e pershkruanin si Arnavud-Kyj ,nje fshat me 63 shtëpi.

Kurse nje fshat tjetër shqiptar ne Bulgari në tokat e tyre thrake është Mandrica në Bullgari .Mandrica është një fshat shqiptar në Bullgari që gjendet në pjesën më lindore të maleve Rodope pranë kufirit bullgaro-grek. Ndodhet 15 kilometra larg qytetit Ivajllovgrad, në qarkun e Haskovos. Sipas të dhënave të regjistrimit popullsia e fshatit në vitin 2006 ka qenë 75 banorë, shumica prej të cilëve – gra. Edhe vetë bullgarët e pranojnë sot, se ne Mandrica flitet toskeërishtja. .Eshtë i njohur si i vetmi fshat shqiptar i Bulgarisë .Por sigurisht duhet te kete dhe ndonje fshat tjetër që eshte i banuar me shqiptar në Bullgari.

Toponimi iliro-thrakas i Mandrices sipas Çabejt është prej fjalëve shqipe: mana (peme e eger)+drize (ferre)=manaferre e baras vlefshme me Manadrica. Gjuha e përdorur prej tyre është shumë arkaike. Studime shkencore mbi të ka bërë doktor Bojka Sokolova. Më shumë hollësi për gjuhën mund të lexoni në librin e saj kushtuar dialektit shqiptar të Mandricës. Banorët e sotëm të fshatit përbëjnë brezin e fundit që e flet këtë dialekt. E konsiderojnë veten si shqiptare, por shumica prej tyre nuk kanë vajtur në Shqipëri kurrë. Nuk e dinë as të shkruajnë, as të lexojnë në shqip.  Dijne dhe ekzekutonje disa këngë, që i mbajnë mend për jetën e përditshme të popullin shqiptar.Banorët e fshatit Mandricë dinë shumë pak për heronjtë e lavdishëm të Shqipërisë. Kanë dëgjuar pak për Skënderbeun, kurse për historinë e sotme shqiptare – pothuaj asgjë. E quajnë ShqipërinëAlbania, ndërsa gjuhën shqipe “arnautçe”.

E ne ku jemi? Sa na intereson e kaluare e jonë?  Ku është  ndjenja e jonë kombetare,ndjenjë kjo shumë e brisht e aspak bindëse deri me sot ?

 

Fahri Xharra 15.12.2012

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch