Home » Lajme » Opinion: BARRIKADAT DHE “BALVAN REVOLUCIONI SERB”, SI MENDËSI E VJTËR E POLITIKËS SË RE SERBE

Opinion: BARRIKADAT DHE “BALVAN REVOLUCIONI SERB”, SI MENDËSI E VJTËR E POLITIKËS SË RE SERBE

Barrikadat e vëna në veriun e Kosovës nga serbët do të hiqen, por sfida politike e largimit nga truri i tyre  i mendësisë së vjetër politike dhe “Balvan revolucioneve”, e që janë ngulitur në kokat e serbëve për dekada me radhë do të mbetet edhe për një kohë

 

 

 

 

 

 

Shkruan: Fehmi Ramadani

Ndonëse, zërat e politikës racionaliste në kuadër të serbëve janë shtuar dukshëm dhe janë kundër mendësisë së vjetër nacionaliste dhe shoviniste serbe, sidomos ndaj gjendjes “Barrikaduese” të pjesës veriore të Kosovës dhe faktit që  presidenti serb Boris Tadiq dhe e ashtuquajtura “elita e re politike e demokratike ”, e cila u pa dhe u besua nga një pjesë e Bashkësisë ndërkombëtare, si një klasë politike, e cila përfundimisht do të  ndryshojë  kursin e vjetër të mendësisë së dhunës dhe agresionit ndaj fqinjëve, por dhe ndaj popujve tjerë.

 

Mirëpo, nga ajo çfarë po shihet, sidomos pas “Barrikadave” dhe “Balvan revolucionit” serb në veri të Kosovës mund të konstatohet se presidenti Tadiq nuk po mund të dalë nga ëndrra e vjetër nacionaliste e mitizimit të Kosovës. Skenari dhe regjia e krejt kësaj gjendjeje të rënduar në veri të shtetit të Kosovës është hartuar në Beograd. Politika shoviniste serbe është shkaku kryesor i disa tragjedive të popujve të ish-Jugosllavisë duke filluar nga Sllovenia, Kroacia, Bosnjë e Hercegovina dhe Kosova. Kjo politikë nacionaliste serbe kishte për pasojë me mijëra viktima të pafajshme ndër popujt joserbë, por edhe shkatërrime të mëdha në të mira materiale. Vetëm me ndërhyrjen e fundit ushtarake të NATO-së në Kosovë dhe ndaljen e shfarosjes kolektive ndaj shqiptarëve ishte bërë e mundur të ndalet kjo politikë, por jo edhe të ç’rrënjoset përfundimisht.

 

Tani, kur kemi “Barrikadat serbe” në një pjesë të shtetit të Kosovës , i cili është njohur ndërkombëtarisht nga rreth 85 shtete më me zë në botë dhe vazhdimit të lojës së vjetër të Beogradit duke mos u brengosur shumë për fatin e tyre, atëherë si mund të konstatohet se në Beograd kemi një elitë të re politike dhe demokratike, të pranuar ndërkombëtarisht, e cila nxit konflikte të reja.

 

Nuk ka diskutim se NATO dhe Bashkësia ndërkombëtare nuk do të lejojnë ndonjë konflikt të ri dhe do t’i heqin përfundimisht këto barrikada, por shqetësuese do të jetë politika serbe dhe mendësia e saj e vjetër, e cila edhe pas këtyre ngjarjeve po shihet se shumë pak ka ndryshuar. Në kontest të ndryshimit të mendësisë serbe ndaj fqinjëve të saj tregon edhe një anketë e mëhershme e zhvilluar në Beograd, e cila rezulton se shqiptarët janë populli më i urryer ndër serbët, ndërsa më pas vijnë kroatët, amerikanët, romët, boshnjakët, etj. Kjo tregon se shoqëria serbe ka një sëmundje të rëndë dhe kjo është urrejtja ndaj popujve tjerë, e cila sëmundje kërkon angazhime të mëdha, por edhe një kohë të gjatë.

 

Andaj, shërimi nga politika e vjetër dhe e re serbe do të ishte sfida më e madhe në të ardhmen e shoqërisë serbe, por edhe faktorit ndërkombëtar. Sa më shpejt që kjo shoqëri nxjerr ilaçin kundër urrejtjes, ksenofobisë, albanofobisë dhe shovinizmit do të ishte më mirë në radhë të parë për vetë serbët dhe për të tjerët.

 

Kjo politikë, përfundimisht duhet të kuptojë se me barrikada në rrugë dhe në tru, nuk shkohet përpara, sepse bota po zhvillohet me shpejtësi. Kthimi në vetvete i politikës serbe dhe pranimi i realitetit të ri në Kosovë nga Beogradi do të ishte një hap i rëndësishëm në këndelljen politike dhe të denacifikimit politik të Serbisë. Raportet e mira dhe të ndërsjella të Beogradit me Prishtinën, si dy shtete fqinje do të ishin rruga e duhur për një stabilitet afatgjatë dhe paqe të qëndrueshme në rajon. Kjo do të ndodhë herët a vonë, sepse zgjidhje tjetër nuk ka.

When i’m finished, you will share your opinion by holding up one finger if you agree, two fingers if you disagree, https://pro-essay-writer.com and three fingers if you are undecided or if you have a question

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch