Home » Opinione » Opinion: “Biznesi kriminal – Krimi i organizuar”

Opinion: “Biznesi kriminal – Krimi i organizuar”

Nga Skender JASHARI

“Biznesi kriminal – Krimi i organizuar” ku avokatët e caktuar shërbejnë si ndërlidhës-ndërmjetësues në korrupsion, shit-blerje të drejtësisë, falsifikim dokumentesh etj

Jo vetëm në Republikën e Kosovës, por edhe më gjerë në rajon, një dukuri kriminale tejet serioze dhe shkatërruese e shoqërisë dhe sundimit të ligjit është edhe krimi i organizuar, korrupsioni, shit-blerja e drejtësisë, falsifikim dokumentesh, keqpërdorim të detyrës zyrtare etj, të kryera nga një formë e krimit të jakës së bardh. Në këtë rast bazohem në praktikën që ndodhë në Luginë të Preshevës, në Republikën e Maqedonisë së Veriut etj.
Ditëve të fundit, jemi “befasuar” me disa publikime në medie të ndryshme, në lidhje me një “vrasje të rëndë” të ricilësuar si “vrasje nga pakujdesia”, por raste të ngjajshme janë të shumta edhe në të kaluarën, e që nuk janë vënë në pah.

Gjatë studimeve master, në kontaktin e përditshëm me koleg, në bisedë e sipër mes tyre edhe që tashmë ishin avokat, prokurorë, gjyqëtar a polic hetues, vëreja një qëndrim të çuditshëm të një pjese shumë të madhe të tyre, në rastin që komentonin se çfarë mendonin të punonin në të ardhmen, si profesion më i levërdishëm për ta. Në atë rast kam vërejtur që të gjithë thonin avokat, ata të cilët ishin vetë të punësuar në polici, prokurori, gjykata apo që kishin familjarë të cilët punonin në këto institucione. Si dhe kisha vërejtur që shumica e këtyre, ishin shumë më të dobët në përgatitjen profesionale dhe akademike. Por asnjëri nuk e tregonte arisen e vërtetë, por arsyetoheshin zakonisht me punë më të pavarur dhe që nuk kontrollohej nga shefi i tyre( dmth nuk kishte varësi). Këtë nuk e besoja si arsyetim.
Duke qenë se kam qenë ndër të akuzuarit kryesor në rastine Grupit të Dobrosinit, një ndër rastet e vetme që është mbajtur “top sekret” nga Fraksioni politiko-kriminal i EULEX-it, e që rasti i porositur nga Serbia dhe i ndihmuar nga dëshmitar bashkëpunues të këtij Fraksioni, më ka dhënë mundësinë që të kishin besim në mua dhe t’më ofronin informata të sigurta shumë kolegë të studimeve, të Luftërave Çlirimtare, por edhe nga të tillë që fare nuk i kisha njohur më parë. E që edhe personalisht, gjatë kësaj procedure të ndjekjes penale politike të porositur, kisha vërejtur dhe studiuar shumë dukuri kriminale brenda sistemit të drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare të instaluar në Republikë të Kosovës. Madje kisha fatin, që disa nga të bashkakuzuarit, kishin angazhuar avokat me emër në Republikën e Kosovës, edhe pse i kisha këshilluar personalisht, që asnjëri të mos pranonte avokat… e që disa nga të bashkakuzuarit më kishin dëgjuar.
Gjatë qëndrimit në paraburimin dhe burgimin politik në rastin e Dobrosinit, kisha kohë që të studioja dhe të dëgjoja detaje të tmerrshme të krimit, krimit të organizuar, korrupsionit, shit-blerjes së drejtësisë, falsifikimit të dokumenteve, keqpërdorim të detyrës zyrtare etj në lidhje me rastet penale etj.
Nga gjithë kjo, kam vërejtur që ka: avokat joprofesional, avokat që nuk përgatisin mbrojtje juridike adekuate dhe avokat si ndërmjetësues-ndërlidhës me dukuritë kriminale.
Avokat joprofesionist:
Profesionalizmi i avokatëve është ende shumë larg shkallës së dëshiruar. Mungon profilizimi i avokatëve për fusha më specifike, p.sh: për aq sa i kam njohur, studiuar rastet e terrorizmit në Republikë të Kosovës, nuk ka avokat të përgatitur për të trajtu rastet e terrorizmit.
Duke qenë se kam patur rastin që edhe në rastin e Grupit të Dobrosnit, të bartja barrën pothuajse kryesore në luftën juridike për fitimin e gjykimit, e të cilin në fund ia dolëm, derisa në mesin e të bashkakuzuarve kishte të tillë që kishin angazhuar edhe avokat që janë shumë të njohur për nga emri në Republikën e Kosovës. Por që asnjëri prej tyre nuk besonte që në rastin e Grupit të Dobrosinit, do përfundonte plotësisht me pafajësi të rastit, pos meje që isha i bindur. Madje edhe definimin e terrorizmit dhe definimin e luftës për Liri, nuk e dallonin.
Por fatkeqësisht situatë e ngjajshme, është edhe në rastin e krimeve të tjera. Për fat të mirë, një dritë shprese duket që jepet, në fund, me obligimin për të ndjekur rrjedhat më të reja, që i obligon Oda e Avokatëve të Kosovës.
Avokat që nuk përgatisin mbrojtje juridike adekuate:
Niveli i përgatitjes së mbrojtjes juridike adekuate, në rastet e përfaqësimit ex officio është tmerrësisht i ultë, për të mos thënë aspak nuk përgatiten. Por situatë jo aq më e mirë është edhe në rastet e përfaqësimit me autorizim.
Për 3 vite e 9 muaj sa kam qëndruar i paraburgosur dhe i burgosur politik në rastine Grupit të Dobrosinit, në disa qendra paraburgimi dhe korrektuese të Republikës së Kosovës, nga bisedat me të paraburgosur dhe burgosur dhe nga shkresat e tyre e sidomos nga shkresat që avokatët e tyre kanë përpilu, sidomos duke i analizu shkresat e përpiluara nga avokatët e tillë dhe duke analizu shkresat e prokurorive dhe gjykatave në ato lëndë, mbrojtja juridike është sipërfaqësore, jopërmbatësore. Kam vërejtur që sa më e lartë pagesa që pala i ka bërë avokatit, aq thellohet në trajtimin dhe studimin e rastit avokati që përfaqëson.
Avokat si ndërmjetësuse-ndërlidhës me dukuritë kriminale:
Duke lënë anash avokatët joprofesionist dhe mospërgatitjen e mbrojtjes juridike adekuate, edhe më shqetësuese është fakti i dukurive kriminale. Ndër dukuritë e pakëta kriminale dhe më fitimprurëse e që nuk ndjeken as nuk rrezikohen të ndjeken është shumësia e krimeve që lidhen me avokatët, ndër to janë: tarifa të pacaktuara; tarifa të padeklaruara dhe përfshirja në aktivitete kriminale.
Pas rreth 3 vitesh që kisha studiuar dhe hetuar disa dukuri kriminale të cilat zhvillohen nga avokatët, kisha deponuar “ankesë” edhe në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, por edhe në institucione të tjera gjegjëse, përfshirë edhe Odën e Avokatëve të Kosovës, më 22.03.2015. Mirëpo fatkeqësisht, ky “biznes kriminal” është i lejuar edhe nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Tarifa të pacaktuara. Fatmirësisht tashmë Oda e Avokatëve të Kosovës, ka rregulluar këtë gjë, për sa i përket tarifave. Por në praktikë, nuk duket që zbatohet në çdo rast, sidomos në rastet e një pjese të avokatëve që janë më të njohur, për mundësi ndikimi të jashtëligjshëm në drejtësi sidomos në rastet penale. Të lejuarit që tarifat të mund të jenë edhe më të larta sesa janë caktuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës, pos që dëmton sigurinë juridike dhe drejtësinë, krijon edhe bazë të arsyeshme për të besuar që ekziston dyshim i arsyeshëm për korrupsion dhe ndikim në drejtësi( në rastet konkrete).

Tarifa të padeklaruara. Në praktikë, kam vërejtur që në rastet kur avokatët marrin pagesa të majme për ofrim të mbrojtjes juridike, më të larta sesa që janë përcaktuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës, nuk kam pa qoftë edhe një rast të vetëm, që të tillët t’i nënshtrohen ligjeve të Kosovës, për sa i përket deklarimit të tyre dhe përmbushjes së detyrimeve që ngarkohen ndaj shtetit. Kurse në kuadër të kësaj, është dukuri specifike edhe në rastet e avokatëve ex-officio, ata shantazhojnë, mashtrojnë e edhe në mënyra tjera përpjeken që t’i bindin familjarët apo edhe vetë të mbrojturin e tyre, që t’i japin pagesa shtesë, të cilët nuk i deklarojnë, duke i ikur obligimeve që kanë ndaj shtetit dhe duke mashtruar shtetin për të marr edhe pagesën sipas tarifë së Odës së Avokatëve.

Përfshirja në aktivitete kriminale. Përfshirja e avokatëve në aktivitete kriminale, në të shumtën e rasteve në një formë a formë tjetër është prezente, e që lehtësisht mund ta konfirmojnë çdo person që ka pasur rast e nevojë për avokat. Përfshirja e avokatëve në aktivitete kriminale është tejet e gjerë, duke filluar nga: mashtrimi dhe kërcënimi deri në krim të organizuar, korrupsion, shit-blerje të drejtësisë, falsifikim të dokumenteve, keqpërdorim të detyrës zyrtare etj. Duke qenë se ekziston pasiguri juridike, mosbesim në drejtësi, shkallë shumë të lartë të korrupsionit në polici, policinë hetuese, prokurori, gjykata, kjo e bënë që qytetari të mos ketë rrugë tjetër pos përmes pagesës ta fitojë drejtësinë dhe jo përmes ligjit.
Për këtë shkak, zakonisht familjarët e të dyshuarit, të pandehurit, të paraburgosurit, të akuzuarit, të dënuarit a të burgosurit, kërkojnë avokat që mund t’a nxjerr pafajësinë e familjarit të tyre, apo që mund t’i ecë rastin sa më shpejt pa zvarritje përmes ndikimit në gjykatë. Në shumicën absolute të rasteve, kam vërejtur që edhe familjarët duke dyshu në drejtësinë edhe në rastet kur me të vërtetë nuk janë të fajshëm( e që edhe drejtësia ia dëshmon më pas a me vonesë), por edhe ata që janë të përfshirë në akte kriminale por që duke e ditur që ka mënyra jashtëligjore për t’i ikur drejtësisë, angazhojnë avokat për t’i nxjerr të pafajshëm.
Mashtrimi dhe kërcënimi
Këtë rast, sidomos kontaktet e para të një klienti a familjarët e klientit me avokatin, janë faza ku fillon aktiviteti kriminal. Në shikimin e shkresave a në shpjegimin e rastit, avokati e shfrytëzon rastin ta frikësojë familjarin e klientit a klientin, duke ia paraqitur situatën si shumë më të vështirë, më të rëndë sesa në realitet është. Familjari i klientit a klienti i mashtruar nga interpretimi mashtrues i avokatit në lidhje me rastin konkret dhe duke mos qenë familjarët e klientit a klienti të përgatitur me shkollim profesional, duke dyshuar në drejtësinë, binden që të paguajnë shuma të mëdha materiale. P.sh: në rastine Grupit të Dobrosinit, një avokat i njohur edhe si nacionalist në të kaluarën, për të “peshkuar” rastin e Dobrosinit, përmes familjarëve të klientit të tij( të bashkakuzuarit tim), i kishte përcjellë porosi “terrorizuese” familjarëve të mi, duke i tmerruar që do dënohemi me 40 vjet burgim dhe se vetëm ai mund të na shpëtonte me sa ma pak burgim, por në këmbim të kësaj i kishte kërkuar si për fillim 15.000 euro. “Peshkimi” i rasteve më të njohura, sidomos siç ishin rastet e ndjekura nga EULEX-i, i ofronin këtyre avokatëve karrierë në të ardhmen, për të “peshku” edhe shumë raste të tjera. Në bisedë telefonike me familjarët e mi, ma rrëfejnë edhe mua.
Pos saj, shpesh klientët dhe familjarët e klientit, ndjehen të mashtëruar nga avokati, sepse edhe në realitet i jepet premtimi për lirim të plotë nga akuza, dënim minimal, shfajësim nga një pjesë e akuzave, zvogëlim të dënimit, rikthim në rigjykim etj, e që nuk ndodhë të bëhet realitet. Apo në raste më të rënda, që i mashtron familjarët e klientit a klientin, që prokurori, gjyqëtari a anëtari i trupit gjykues, ka kërkuar shumë të caktuar parash, për ta liru nga paraburgimi, për ta liru nga akuza a një pjesë e akuzave, për t’i dhënë dënim minimal etj.
Krimi i organizuar, korrupsioni, shit-blerja e drejtësisë, falsifikim dokumentesh, keqpërdorim të detyrës zyrtare nga ndërmjetësuesit të quajtur “avokat”
Ky “biznes kriminal” si formë e krimit të organizuar, ndër të vetmit që ende aspak nuk është trajtuar, hetuar dhe gjykuar, derisa në disa raste sipërfaqësisht dhe qëllimisht jo-objektivisht trajtohen si raste korrupsioni, është ende në lulëzim edhe në Republikë të Kosovës. Avokatët zakonisht duke pasur mundësinë që të kenë kontakt konfidencial me klientët e tyre, janë ndërmjetësuesit kriminal më të mirë të këtij “biznesi kriminal”. Ndërmjetësimi kriminal i avokatëve të tillë, është hallka lidhëse e krimit të organizuar, që shtrihet në raport me policinë-policinë hetuese, ekspertët, prokurorinë dhe gjykatën.
Kam lexuar, studiuar dhe hetuar mjaftë raste të krimit të organizuar, por nuk kam pa asnjë rast të vetëm që të ketë “krim më të organizuar” dhe “biznes kriminal më fitimprurës” sesa krimi i organizuar në sistemin e drejtësisë. Aq mirë fshehet, sa që opinioni publik kurrë as nuk dyshon, e struktura e këtij krimi është aq e ndërlidhur, sa që në çdo instancë mund të mbrohen. Fatkeqësia është që ky “biznes kriminal” nuk përfiton vetëm nga kriminelët që duan të fitojnë drejtësinë në dobi të tyre, por edhe nga qytetarët që janë viktima të krimeve.
Me qëllim nuk jam duke u thelluar në këtë rast, për arsye që të ruaj ekskluzivitetin, me rastin e publikimit të një punimi të veçantë akademik.
Krimi i organizuar, ku avokati, luan rrolin e ndërmjetësuesit dhe ndërlidhësit mes të të mbrojturit të tij( klientit) në njërën anë dhe në anën tjetër të institucioneve të shtetit, policisë-policisë hetuese, prokurorisë, ekspertëve dhe gjykatës. Deri më tash, kemi pa disa raste ku janë dyshu dhe më pak raste ku janë gjyku për korrupsion qoftë prokurorë apo gjykatës, por jo avokat dhe për më keq, në ato raste kur ka “marr dheun” nami për korrupsion, por që hetimi “nuk ka gjetur” strukturën e grupit kriminal të organizuar të krimit të organizuar”. Derisa në secilën qendër të paraburgimit dhe korrektuese kam dëgju dhe pa raste për ekzistimin e formës së krimit të organizuar, që hapur flitet “x” avokati ka lidhje me “y” polic hetues, me “y” prokurorin me “y” gjykatësin që për “c” shumën e parave të nxjerrë nga paraburgimi, burgimi, liron a lehtëson nga akuza a të nxjerr me dënim minimal. Për më keq edhe zyrtar korrektues rekomandojnë avokat të tillë.
Avokatët e tillë si ndërmjetës në krimin e organizuar, për korruptimin e policisë hetuese, ekspertëve, prokurorëve dhe gjykatësve; shit-blerjen e drejtësisë; falsifikim dokumentesh, ndryshim dhe asgjësim provash dhe deklaratash, nxjerrje të kundërligjshme të vendimeve dhe gjykimeve, keqpërdorim të detyrës zyrtare etj. Në “biznesin kriminal” kjo rrugë e korrupsionit është më e sigurta, e që deri më sot, nuk ka ndonjë rast që të jenë dyshuar, hetuar a gjykuar. Por në praktikë janë raste të shpeshta, këtë e konfirmojnë edhe vetë të pandehur, të paraburgosur, të akuzuar, a të burgosur.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch