Home » Opinione » Opinion: EMËRTIMI

Opinion: EMËRTIMI

Shkruan: Nehat Hyseni

Emërtimi i Listës serbe si “Srbija” (Serbia), vështirë se do të jetë i pranueshëm për vet Serbinë, meqë kjo i pengon në rrugëtimin e saj drejtë anëtarësimit në BE. Gjithashtu, as BE nuk këtë do ta lejoj, meqë krijohet presedan për raste të ngjajëshme në rajon. Mirëpo, kjo nuk ka rëndësi, ose së paku jo aq sa pretendohet. Sepse, rreziku për ndarjen e Kosovës është krijuar që nga momenti i pranimit dhe lejimit të Listës unike të serbëve të Kosovës, duke  synuar integrimin “e butë” të Kosovës në rendin kushtetues të Serbisë

Synimet e Serbisë janë që ta realizoj ndarjen e Kosovës, duke caktuar si kufi ndarës midis Serbisë dhe Kosovës lumin Ibër. Pra, pikërisht vendin ku janë vendosur barrikadat, si kufi ndarës, të cilët komandanti i KFOR-it i quajti “barrikada politike”.
Dialogu i Brukselit midis Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e baroneshës Ashton nuk arriti që serbët e Kosovës t’i inkuadroj në sistemin kushtetues të Kosovës. Sepse, pranoi Listën unike serbe, që formalizon ndarjen etnike të Kosovës, si hapje e mundësisë, apo lënie çelë të derës për ndarjen e Kosovës.
Andaj, në vend që ta inkuadroj  veriun në rendin kushtetues dhe sovranitetin e Kosovës, po ndodhë e kundërta, integrimi “i butë” i Kosovës në rendin kushtetues të Serbisë, duke ia mohuar dhe duke e lënë Kosovën pa simbolin e shtetësisë jo vetëm në veri, por në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Mirëpo, emërtimi i Listës serbe si “Srbija” (Serbia), vështirë se do të jetë i pranueshëm për vet Serbinë, meqë nuk ka emërtim dallues midis kësaj pjese të Kosovës dhe Serbisë, duke e injoruar realitetin e ri të krijuar pas bombardimeve të NATOS më 1999 dhe vendosjes së Protektoratit ndërkombëtar, si dhe mospërfilljen e Pavarësisë së Kosovës të shpallur më 17 shkurt 2008.
Takimi i caktuar në Beuksel midis Thaçit e Daçiqit më 8.09.2013, sigurisht se do ta ndryshoj emërtimin “Srbija” të Listës unike të serbëve të Kosovës, në kuadër të së cilës garojnë 18 parti e subjekte politike serbe.
Por, duhet theksuar se kjo nuk do të ndodhë sepse don Kosova. Sepse edhe ashtu, tek e fundit, Kosovën askush nuk e pyet pothuajse për asgjë, meqë nuk ka mundësi të vendosjes së “viave të kuqe” dhe të këmbëngulë për asgjë.
Emërtimi i Listës “Srbija”, mendoj unë se do të ndryshoj sepse kjo i pengon Serbisë, meqë krijon presedan edhe për Republika Srpska në Bosne dhe për ndarje etnike në rajon. Kjo do ta pengonte Serbinë dhe do t’a komplikonte  rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit  në BE. Por, këtë emêrtim nuk do ta lejoj as BE, meqë i krijohet presedan problematik për sutuatat e ngjajshme në rajon.
Kështu, Hashim Thaçi do të krhehet nga takimi i Brukselit më 8.09.2013 me “fitoren” se nuk e lejoi këtë emërtim, duke e shfrytëzuar këtë “triumf” të tij për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.2013.
Duhet theksuar se emërtimi i Listës serbe pêr sovranitetin e Kosovës,  i cili edhe ashtu mbetet i cenuar , duke rrezikuar ndarjen e mëvonëshme të Kosovës, nuk ka rëndësi, ose së paku jo aq sa pretendohet. Sepse, rreziku për ndarjen e Kosovës është krijuar që nga momenti i pranimit dhe lejimit të Listës unike të serbëve të Kosovës, duke mos e kushtëzuar ate me asgjë! Madje, as me përmirësimin e pozitës së shqiptarve në Luginën e Preshevës!
Pasojat e kësaj politike të papërgjegjëshme do të jenë afatgjata dhe të rrezikêshme për ardhmërinë dhe sovranitetin, si dhe për Pavarësinë e Kosovës dhe prosperitetin e gjithëmbarshëm të saj.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch