Home » Opinione » Opinion: Iku Topi, erdhi Nishani!

Opinion: Iku Topi, erdhi Nishani!

(Meqë,Topi huqi dhe nuk mundi të ndihmonte në konsolidimin e demokracisë shqiptare, atëherë shtrohet pyetja çfarë do të mund të bënte Nishani, i cili më shumë do të shërbej si dekor i ndikimit të Sali Berishës, se sa ndonjë figurë me rol të ndikueshëm në skenën e trazuar të politikës shqiptare).

 

Në kompleksitetin e politikës shqiptare, sidomos për ne shqiptarët e ashtuquajtur të përtej gardhit, sa herë që në Shqipërinë mëmë ndodhnin ndryshime në hierarkinë e këtij shteti, padyshim se emrat dhe mbiemrat që vinin në këto institucione jo vetëm që përmbanin një histori të veçantë, por edhe merrnin epitete të ndryshme.

 

Sali Berisha, kjo figurë politike në fillim të shembjes së diktaturës dhe fillimit të tranzicionit të Shqipërisë ishte emri më populistë ndër shqiptarët, si andej dhe këndej. Pastaj, Sali Berisha, njëherë si president, e më vonë si kryeministër vazhdonte të konsiderohej si udhëheqës gjithëshqiptar, bile një pjesë e shqiptarëve e kishin shndërruan në mit dhe hero të demokracisë shqiptare.

 

Ky “hero i demokracisë shqiptare” edhe përkundër largimit nga diktatura komuniste nuk arriti të përfundojë me sukses tranzicionin e shumë zgjatur shqiptarë. Nën udhëheqjen e tij kjo shoqëri ende po vuan nga ky transformim dhe nuk po mund që përfundimisht të arrijë në cakun e duhur, të konsolidimit të demokracisë së vërtet shoqërore dhe ngritjen e vlerave të saj. Nën udhëheqjen e tij kjo shoqëri nuk po mund të arrijë kurrsesi në cakun e vlerave integruese evropiane, për shkak se ky emër dhe mbiemër për veç luftës për pushtet dhe realizimit të interesave individuale dhe grupore nuk ka ndonjë qëllim tjetër.

 

Na kujtohet fare mire se në vitin 1996 kur në krye të Ushtrisë Shqiptare po nga PD-ja e Sali Berishës ishte zgjedhur një gjeneral me emër dhe mbiemër Sheme Kosova, për të cilin, sidomos neve shqiptarët për tej gardhit kishim shumë admirim për shkak të shpresës sonë për ndonjë ndihmë më të shtuar kundër pushtuesit të atëhershëm serb. Por, ky emër dhe mbiemër jo vetëm që nuk i hëngri palla, por gjatë trazirave të vitit 1997 lejoji që ky vend të katandiset në kaos dhe tragjedi. Ky, kështu së bashku me Safet Zhulalin, ministër i Mbrojtjes së Shqipërisë ikin nga vendi pa ndonjë therë në këmbë.

 

Zgjedhja e Bamir Topit për president ndër shumicën e shqiptarëve u prit me një admirim më të shtuar duke menduar, që përfundimisht ky vend do të ketë një figurë të sinqertë, një njeri të moralshëm dhe familjarë, i merituar, por edhe një njeri që dukej se do të simbolizonte një lloj uniteti ndër shqiptarë. Por, jo vetëm kaq nga ky njeri pritej më shumë që të kontribuonte, sidomos në skenën shumë të acaruar politike në Shqipëri dhe në Kosovë e gjetiu, në mënyrë që të përdorë ndikimin e tij për ecjen e proceseve përpara. Ky burrë shtetas, jo vetëm që nuk pati ndonjë ndikim, por në disa momente shumë vendimtare për vendin nuk lëvizi aspak nga foleja e tij presidenciale. Më shumë ishte një aktorë se sa autorë i proceseve. Vetëm, kohën e fundit kishte filluar të lëvizte, atëherë kur kishte ardhur fundi i mandatit të tij. Si dukej emri Bamir dhe mbiemri Topi nuk i shkuan këtij njeriu, sepse nuk deshi të shfrytëzonte këto “dhunti” që i kishte dhuruar Zoti për të lënë gjurmë në zhvillimet pozitive të skenës politike shqiptare.

 

Por, me ikjen e Topit, krejt entuziazmi politik i shqiptarëve tani ka kaluar në emrin dhe mbiemrin e Bujar Nishanit, presidentit të ri të Shqipërisë, i cili është i sapozgjedhur nga një mazhorancë politike, pa koncensus të përgjithshëm të politikës shqiptare dhe i cili ishte kusht për Shqipërinë në dhënien e statusit të kandidatit për në BE. Kjo zgjedhje jo vetëm nuk plotësoi këtë kriter, por kjo shoqëri po rrezikon edhe më tej të mbetet e izoluar dhe jashtë rrjedhave evropiane.

 

Meqë, edhe Topit huqi dhe nuk mundi të ndihmojë më shumë në konsolidimin e politikës shqiptare, atëherë shtrohet pyetja çfarë do të bënte Nishani, i cili për veç që do të përdoret nga Sali Berisha si pion për ndonjë kusuritje politike, sigurisht se tjetër gjë nuk do të mund të ndryshonte. Si duket, vazhdimi i cirkut politik edhe për një kohë do të jenë në NISHAN të kësteve politike shqiptare dhe jo integrimet evropiane, sepse kjo është zgjedhja e tyre.

Fehmi Ramadani

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch