Home » Opinione » Opinion: Krimet serbe janë vazhdimësi

Opinion: Krimet serbe janë vazhdimësi

«Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshini kujtesën e tij. Shkatërroni librat e tij, kulturën e tij, historinë e tij. Atëhere vini dikë të shkruajë libra të rinj, të krijojë një kulturë të re, të shpikë një histori të re.Parase të kalojë shumë kohë kombi do të harrojë se çfarë është dhe çfarë qe» (Strategu për çfarosje)

 

Pas botimit të një fotoje shumë të tmerrshme nga krimet serbe në Kosovë në luftën e fundit, nga lexuesit e mi e morra këtë përgjegje: “….po ky skizofreni nuk mund te indetifikohet me serbine….ai e meriton plumbin ndoshta dhe pa gjyq se duket si killer serial…po ai nuk eshte serbia…..serbia po i fut kriminelet ne burg….shqiperia ende jo……” Shumë e quditshme!

 

Kurse ,një “gazetare” na shkruan :” Jemi një tokë që vazhdon të prodhon mite. Në një kohë që fatkeqësisht përdor e shikon me lente që kanë më se njëmijë vjet të prodhuara. Lente që në vend t’i linim në muzeume, ia lemë trashëgim brezave pasardhës.” Edhe më e quditshme,dhe ajo vazhdon:” Si jemi sjellë ndaj serbëve në kohën që të dy palët ishim nën sundimin otoman, dhe serbët ortodoksë ishin, nga pikëpamja hierarkike, poshtë shqiptarëve?

Nuk besoj se kemi qenë dorëlehtë në trajtimin e tyre. Si jemi sjellë ndaj pakicave serbe në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore? Nuk ka ende një histori të shkruar paanësisht, por mendoj se do ta kemi pasur dorën e rëndë në trajtimin e tyre, duke iu kthyer me interesa trajtimin që na bënë gjatë periudhës mes dy luftërave botërore.”  Dhëmbsuri ,nga mosdija apo nga…..?

Por më e quditshmja është kjo:” A kemi qenë tolerantë me serbët që mbetën në Kosovë pas luftës së fundit të 1999-ës? Sado të ekzagjeruar apo grindavecë të kenë qenë në kërkesat e tyre, ne që ishim më të mëdhenj në numër dhe fitimtarë, duhet të ishim treguar mirëkuptues dhe tolerantë ndaj tyre. “ Ky është fundi i hipokrizisë , ky është fundi i marrëzisë i (ndo)një shqiptari !

«Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshini kujtesën e tij “ ….porosiste një strateg . Pone , pse duam tìa fshijmë vetë kujtesën kombit tonë? Kushpo na shtyen

 

Shkojmë më tutje, largë e jofortlargë,ndoshta e pa ndoshta vetëm 100 vjet përpara :” Atëhere të vejmë dikë të na shkruajë libra të rinj, të krijojë një kulturë të re, të shpikë një histori të re.” , dhe të jemi “largë nga mitet

dhe shkrimet muzeale” ? Nuk po flas me fjalë të mija por me ato të Dimitrije Tucoviqit (1913):”    Mu këto ditë po bëhët një vit që kur kombi shqiptar po e qojnë kryqin e tyre në Golgotë.. U bë një vit i zhbërjes sistematike të popullsisë arnaute( shqiptare fxh) në të gjitha anët që  e ka ndërmarrë ushtria serbe.  Gjatë këtij viti u derdh shumë gjak njeiu nëpër fushat ,fshatrat dhq qytetet shqiptare. Por çka këto krime i vulosë  është lufta më barbare e më e përgjakur që i gjason luftërave të Mesjetës     ,,këto nuk janë vetëm prrockat e gjakut në një anë por edhe trupat e shprishur të tëtë vrarërve ,fëmijve të pafajshëm ,grave dhe dhe dhe të pafuqishmëve të popullit të Serbisë së vjetër ( Kosovës ,Maqedonisë , Sanxhakut e deri në Nish, fxh)  faji i vetëm i tyre që është se i luten një zoti tjetër ,e flet një gjuhë tjetër e mbanë një emër tjetër dhe jeton në vatrat e veta shekullore. … Këto krime të pafalshme nuk janë vepra të individëve nga urrejtja e tyre vetjake por pjesë përbërëse e e poltikës nacionale të Serbisë, me një bindje kriminale që nëse e zhbëjmë këtë botë të pafajshne ( shqiptarët pra , fxh) do ta hjekim qafësh  armikun  me të cilin  në të ardhmen do të kemi problem”( Krvna osveta soldateske ,Iz arbanskih pisama, Dimitrije Tucoviq)

 

Pra: Atëhere vini dikë të shkruajë libra të rinj, të krijojë një kulturë të re, të shpikë një histori të re.Parase të kalojë shumë kohë kombi do të harrojë se çfarë është dhe çfarë qe» ….” …po ai nuk eshte serbia…..serbia po i fut kriminelet ne burg….” ????  ”  Ishin, jane dhe mbesin bisha të rezikshme për njerëzimin e kohës e sidomos ndaj nesh, andaj si ky kriminle ashtu jane vërtet të gjithë serbët, jo jo nuk dallojanë kur jemi në pyetje në shqiptarët ngase me ju ardhë dita perseri do e bëjnë të njejtën. Mos të harrojmë për asnjë moment se deri sa të ketë njerëzi në këtë botë, këta të njejtë mbesin.( Xhevat Rexhaj)”.

”Pastaj thoshin dëshmitarët të tanët( serbët,fxh) e krijuan shkretërimin më të madh të mundur në mesin e tyre( shqiptarëve ,fxh). Shqiptarët binin në grumbuj ,si duejtë e tallës. Më shumë ndiheshin britmat e e viktimave se sa krismat e topave.Nëpër ajër fluturonin duar ,këmbë ,koka dhe pjesë të mishit të trupit të shqiptarëve.Dhe kur zbrazja e tapave  artilerik ndalej

vendet e sulmuara dukeshin të  shkreta dhe të lyera me ngjurë të kuqe)( po aty).

Jo ore! çfarë ngjyre e kuqe ? Gjaku ore gjaku:…”kombi që të mos harrojë se çfarë është dhe çfarë qe»

 

”Gazetarja ” e porositur  na këshillon :”Ka ardhur koha që të njohim më mirë edhe njëri-tjetrin, për të kuptuar sa të ngjashëm jemi.” Shumë gabim e keni. Aspak nuk jemi të ngjajshëm,p or kumtesa  e saj është në vazhdën  e idesë së strategut: «Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshini kujtesën e tij.” Presidenti i madh , Klintoni pas luftës së 1999-tës na thoshte: ” Falni por mos harroni !”


”Por edhe kur mendonim se e paramenduar u krye ,ajo nuk po përfundon as sot e kësaj dite.E pa besueshme është se çka ky sistem ( sistemi serb i viteve 1912-13 , fxh) ka mundur të bënë mbi popullin shqiptar. Si të ndëgjohet ndonjë lëvizje për rreth kufirit ,menjëherë fillojnë prerjet shtazarake në fyt.Mbi popullatën e Pejës , Gjakovës dhe Prizrenit ndihet vetëm ndenja e vdekjës. Nëse të zë gjumi të gjallë , nuk dihet se çtë pret në agim.Sepse  mu natën ,ishte koha e përzgjedhur që të kryhen krimet më të tmerrshme njerëzore; mbledhja e njerzëve nga burgjet dhe shtepitë për ti dërguar në fushat e vdekjës. Natën nuk ndihet asgjë ,por çdo natë shqiptarët zhduken mu sikur shakejt dhe hijenat që dalin nga birucat e tyre dhe futën në shtpitë e tyre që të marrin njerëz, të bartin dhe ti mbysin. Këta gjakpirës  , edhe hijenat i kishin vrarë në mënyrën e tyre të njeriut

( serb, fxh) ( Radničke novine nr.. 223, 22. Tetor 1913. Dimitrije Tucović, Sabrana dela, Beograd 1980)

Shqiptarët nuk e kanë një histori me triumfe të mposhtjes se popujve, por  e kemi historinë më të lashtë në Europë.Gjurmët ton agjinden kudo , edhe aty ku deshtën të na i zhbëjnë.

Raporti i Komisionit  ndërkombëtar, 1914, Washington thot:Krimet mbi shqiptarët të kryera nga serbët  dhe malaziasit ndërthurren me vrasje masive, masakrime të popullatës civile,spastrim etnik,ndërrim të detyruar të fesë dhe shpërngulje. Numri i viktimave në Vilajetin e Kosovës ndërkontrollin  serb vlerësohet në 25 ooo njerëz”. Kosta Novakoviqi e vlerësonte në 120 000 numrin e të vrarëve të të dy gjinive, me qëllim që të kryhet spastrimi etnik dhe të manipulimit me statistika para konferencave të Fuqive të mëdha të cilat do t`i caktonin kufinjt e rinj  në Balkan”

”Për krimet e ushtrisë serbe dha malazeze si dhe forcave paraushtarake (paramilitare) mbi popullatën shqiptare krysisht ka folur shtypi opozitar europian dhe ai amerikan,Lajmëtarët e shumtë flasin pëer vrasjet masive të popullatës shqiptare, shkatërrimeve të vendbanimeve shqiptare, djegëjen e fshatrave shqiptare, plaçkitjen e shtëpive, vrasjen e njerëzve me mjete të ftofta,dhunimin e femrave dhe sjelljeve shtazarake mbi popullsinë(The New York Times, 31.Dhjetor1912.) . L`Humanite i Parisit shkruan  në raportin zyrtar të konsullatës franceze në Selanik duke i  përshkruar krimet serbe si plaçkitje, shkatërrim dhe vrasje.Kurse gazeta daneze Riget gjendjen në Maqedoni e përshkruan si xhbërje të popullit shqiptar.Kryeipeshkvi i Shkupit Lazër Mjeda lajmëronte se pas hyerjes së ushtrisë serbe në fshatrat e Kumanovës, shumë banorë fshiheshin në tavanët e shtëpive të tyre. Ushtria serbe i ndizte ato shtëpi dhe njerëzit digjeshin të gjallë .Ai tregonte se pas Kalasë së Shkupit gjindej një grop e madhe e mbushur më trupat e pajetë të shqiptarëve.Meqenëse toka ishte e ngrirë ,të vrarit nuk varroseshin por gjuheshin në bunarë.Me qëllim janë numruar mbi 68 puse në rrethine e Shkupit të mbushur me trupatë vdekurish.” Si thuani ju zotërinj kozmolitë? T`i harrojmë këto,? e pse mos t`i përmendim?Sikur serbët të kërkonin falje atëherë  ,ndoshta!

”Nuk dua të bëj llogari dhe as, nën pretekstin e analizës së historisë, të qëmtoj fakte që më favorizojnë si shqiptare. Por, është e vërtetë se fajtorët asnjëherë nuk gjenden vetëm në njërën anë.” na thotë ”gazetarja”

,por duhet ta ketë lëxuar së pari Reichpostin e vitit 1912 ku jepet gjendja në siptalin e Shkupit me pacientët shqiptarë. Në fillim i numrova 132 fatkeqinj, të nesërmen i gjeta vetë 80 dhe të pasnesërmen vetëm 30. Pacientëve shqiptar nuk iu ipej ushqim për të vdekur të ritshëm. Por edhe të gjallë hidheshin në Vardar.

Kemi hyrë në vend të huaj shkruante Dimitrije Tucoviqi ,por ushtria serbe e dinte që kishtr hyrë në vend të huaj e nuk tregoheshin aspak” kozmopolit”

dhe nuk kishte” ardhur koha që të njohim më mirë edhe njëri-tjetrin, për të kuptuar sa të ngjashëm jemi ” e as që do të vij ajo kohë.” Ishin, janë dhe mbesin bisha të rezikshme për njerëzimin e kohës e sidomos ndaj nesh, andaj si ky kriminel ashtu jane vërtet të gjithë serbët, jo jo nuk dallojanë kur jemi në pyetje në shqiptarët ngase me ju ardhë dita perseri do e bëjnë të njejtën. Mos të harrojmë për asnjë moment se deri sa të ketë njerëzi në këtë botë, këta të njejtë mbesin.( Xhevat Rexhaj)”

”Falni por mos harroni” thoshte autori i shpëtimit të shqiptarëve nga zhbërja serbe. Ne do falim ,por kurr s`do t`a harrojmë.Do ta shkruajmë dhe do t`a theksojmë kudo që jemi në secilën kohë që do të jemi.

 

Fahri Xharra

12.01.13 , Gjakovë

One Response

  1. skender thotë:

    Kam nje frig qe sme hiqet kurr nga mendja se lufta e fu dit ne kosov qe ndodhi dhe pas lufta ka qen nje veshtirsi per te jetuar si njeri dhe irroki nje zor imadh gjith shqiptaret nga do qe jan .jam iri dhe shum nuk di por para lufte kishim krejtsisht nje tjeter dashuri dhe tash nuk duam njeri tjetrin po spatem nje fije interesi .zotiqoft me ne dhe tena pastroj mendjen se jena ne nje kriz qe te shpije ne nje humner , nje fjal e urt kur te vije arusha ne kojshi prite tek ti .ne nje koh ekan luftuar arushen ne kojshi tash spo eluftojn as ne shtepi

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch