Home » Opinione » Opinion: ”KRYQZATA“ E KREUT TË SERBISË KUNDËR SHQIPTARËVE TË LUGINËS

Opinion: ”KRYQZATA“ E KREUT TË SERBISË KUNDËR SHQIPTARËVE TË LUGINËS

 

 

 

 

 

Shkruan: Mr.Nehat Hyseni

Kjo situatë e tensionuar dhe luftënxitëse i gjason kërcnimeve të Millosheviqit në vitet 90-ta, në marshimin e tij për shkatërrimin e RSFJ-së. Bashkësia ndërkombëtare atëherë nuk reagoi para se të ndodhëte tragjedia, as në Kroaci, Bosne e as në Kosovë. Duke bërë përpjekje për ruajtjen e asaj krijese shtetërore, duke deklaruar se mosmarrëveshjet duhet zgjidhur „ në mënyrë paqësore me marrëveshje“ dhe duke i trajtuar problemet si çështje të „ mbrendëshme“ të Serbisë.  Paradoksalisht, edhe tani është duke ndodhur e njejta gjë, sikur nuk është mësuar asgjë nga historia. Dhe proverbi i urtë popullor thotë: „Ai që nuk mëson nga historia, është i gjykuar që ta përsëris ate“. Kurse,  Nasradin Hoxha thotë: „Fëminë qortoje (ndëshkoje) “ para se ta thej ibrikun“, sepse pastaj është e padobishme.

Në orët e herëshme të mëngjezit të 13 janarit 2013, ose më mirë te themi  në orët e para pas mesnate të datës 12 janar, Kuvendi i Serbisë, pas debatit maratonik mbi 14 orësh, miratoi të ashtuquajturën Platformë për Kosovën.
Aty presidenti i Serbise Nikoliqi i deklaroi se ai mban “një kryq të madh” dhe i fton të gjithë parlamentarët që edhe ata, poqese nuk mund të mbajnë „kryqin e madh“ si të tij, që së paku të mbajnë nga “një kryq të vogël”, duke nënkuptuar me kryqin besnikërinë ndaj serbizmit , shtetit dhe kombit “qiellor” serb. Kjo sa duket,doshmërisht nënkupton “marshimin e shenjtë” drejtë Kosovës dhe shqiptarëve. Pra, ishin këto fjalët dhe porositë e presidentit të shtetit të Serbisë, duke na bërë „solemnisht“ me dije se në shtetin e tij, pra Serbinë,  ka vend vetëm për serbët dhe për ata që „mbajnë kryqin“.

Edhe paraardhësit politik të tyre, Sllobodan Millosheviqi dhe Vojisllav Shesheli, gjithashtu patën miratuar Rezolutën e Millosheviqit, duke hapur rrugën për bombardimin e Serbisë deri në kapitullimin ushtarak të tyre. Serbia atëherë ishte “unike” dhe e miratoi atë pa asnjë vote kundër, për dallim nga tani, kur votuan „vetëm“ 175 deputetë, 19 ishin kundër dhe  56 deputetë nuk votuan fare, duke përfunduar me duartrokitje frenetike deri në absurd.

Kësaj here, pra  për dallim nga atëherë, pati parti politike që ishin kundër: LDP e Çedomir Jovanoviqit, dhe LSV që pretendojnë një Serbi europiane, të shkarkuar nga nacionalizmi vrastarë serb, si dhe pozicioni ultranacionist i Vojisllav Koshtunicës me radikalët e Sheshelit.
Krahasuar me kohën e Rezolutës së Millosheviqit, në Serbi shihet se kanë ndodhur disa ndryshime të vogla. Por, ato janë të pamjaftueshme dhe janë larg mundësisë për ta ndryshuar kursin politik të Serbisë, drejt një normaliteti dhe një demokracie minimale. Përkundrazi, mendësia ultranacionaliste dhe shoveniste serbe, sipas asaj që po shohim, është dëshpruese dhe paraqet rrezik të ri për paqën dhe stabilitetin në rajon.

Premieri Daçiq, i cili është edhe ministër i policisë, si dhe presidenti Nikoliq me zëvendëspremierin Vuçiq,  ka nën kontroll ministrinë e mbrojtjes-ushtrinë, janë duke bërë gara se cili nga ata do t’i kontribuoj „mbrojtjes së Kushtetutës dhe ligjit“, duke demonstruar gadishmërinë e shtetit të tyre për ta bërë këtë. Dhe ata që e „thyejnë ligjin“ janë doemos shqiptarët dhe muslimanët e Sanxhakut, prandaj edhe atyre nuk u lejohet që t’i përkujtojnë dëshmorët  e flijuar, as dëshmorët e UÇPMB-së, e as Aqif Efendia dhe të tjerët,  sepse ata janë  „terroristë“, ngjajshëm me Al kaidën famëkeqe.

Prandaj, demonstrohet „fuqia shtetërore“ nga ana e Daçiqit, i cili festoi kremten e Vitit të ri serb, në mbrëmjen e 13 janarit me xhandarmerinë, kurse ministri i mbrojtjes atë paradite vizitoi ushtrinë  e vendosur në këtë pjesë të banuar me shqiptarë. Ata garën e tyre nuk e fshehën, duke deklaruar se „Serbia është e gatëshme për luftë, por se i kontribuon  paqes“, deklaroi pasardhësi i Millosheviqit, premieri Daçiq. Se çka ndodhi me „kontributin paqes“ të Millosheviqit, këte e pamë dhe përjetuam. Por se çka pritet nga Daçiqi, mbetet të shihet. Urojmë që të mos përsëritet kurrë më katrahura e politikës së tillë në këto troje.

Ndërkaq, zëvendësi i tij në Qeveri dhe ministri i mbrojtjes Vuçiq i cili i përket SNS-it të presidentit Nikoliq, „demonstroi gadishmërinë luftarake të ushtrisë në luftë kundër terroristëve“. Dhe të mos ket keqëkuptim, „terroristë“ na qenkan shqiptarët e Luginës.

Kjo situatë luftënxitëse i gjason kërcnimeve të Millosheviqit në vitet 90-ta, duke realizuar marshimin për shkatërrimin e ish RSFJ-së, duke filluar nga Sllovenia, e cila shpëtoi“relativisht lehtë“, pastaj në Kroaci në vitin 1991, ku shkaktoi viktima, terror dhe zhvendosje të popullsisë; pastaj, në vitin 1992 flaka e luftës e përfshiu edhe Bosnen, duke shkaktuar masakrën e Srebrenicës dhe tmerrin e luftës shfarosëse. Kurse, Maqedonia kaloi më lehtë. Poashtu edhe „syri“ tjetër i kokës së shtetit serb, Mali i  Zi dhe në find erdhi Kosova në vitin 1999.

Bashkësia ndërkombëtare asnjëherë nuk reagoi para se të ndodhëte tragjedia, as në Kroaci, Bosne e as në Kosovë, duke bërë përpjekje për ruajtjen e asaj krijese shtetërore, duke deklaruar se mosmarrëveshjet duhet zgjidhur „ në mënyrë paqësore me marrëveshje“ midis veti dhe duke i trajtuar problemet si çështje të „ mbrendëshme“ të Serbisë.

Paradoksalisht, edhe tani është duke ndodhur e njejta gjë, sikur nuk është mësuar asgjë nga historia. Dhe proverbi i urtë popullor thotë: „Ai që nuk mëson nga historia, është i gjykuar që ta përsëris ate“.Kurse,  Nasradin Hoxha, thotë: „Fëminë qortoje (ndëshkoje) “ para se ta thej ibrikun“, sepse mbasi ta theje është e e padobishme.

Mjerisht, sa duket, kjo është duke ndodhur edhe tani. Sepse, dikujt do t’i dukej se bëhetr fjalë për një „cikërrimë“, siç e quajti  gazetari i KTV-së Adriatik Kelmendi ,“ Lufta e derrkucit, ajo e veshit dhe lapidari“. Por, sa duket gjërat janë shumë e shumë më serioze dhe lapidari nuk ishte shkaku, por më tepër i gjason „shkasit“. Sepse, në të njejtën kohë është ndërtuar lapidari i policëve dhe ushtarëve serbë në Lluçan, të cilët ranë në luftë vetëmbrojtëse kundër popullatës shqiptare dhe ushtarëve të UÇPMB-së , në lokacionin ku nuk jeton asnjë serb. Gjithashtu i janë ngritur përmendore gjigante edhe kryekriminelit çetnik Drazha Mihajlloviqit, i cili ka maskaruar me dhjetëra e qinda mijë serbë, muslimanë, kroatë, maqedonë, shqiptarë etj. dhe është denuar me vdekje.

Dhe tani premieri Daçiq i thërret shqiptar֝t e Luginës tek „kryeministri i tyre“ në Beograd, ashtu si dikur bëri Millosheviqi, i cili ftoi Ibrahim Rugovën në Beograd. Se çka doli nga ai takim e dijmë të gjithë. Prandaj, nuk duhet shumë mend për të ditur bse si mdo të përfundonte edhe ky takim i shqiptarëve të Luginës së Preshevës tek ai.

Mbetet një pikëpyetje e madhe dhe shqetësim që ka kapluar mbarë Luginën e Preshevës: a thua do të lejohet të përsëritet historia e tmerrëshme dhe skenarët e përjetuara tani më në trojet e ish Jugosllavisë?!  Plogështia dhe indiferenca e ndërkombëtarëve janë shqetësuese. Ndoshta ata i besojnë deklaratës së Vuçiqit se kinse „shumica e shqiptarëve e don ushtrinë serbe“, që i ngjanë pohimit të Millosheviqit gjatë luftës së vitit 1999 se „shqiptarët janë duke ikur nga bombardimet e NATO-s“,  e jo nga terrori i forcave paramilitare dhe ushtrisë serbe.

Bashkësia ndërkombëtare hezitoi së tepërmi për të intervenuar në parandalimin e masakrave dhe gjakderdhjes , dhe kjo u kritikua nga opinioni ndërkombëtarë se ky ishte edhe gabimi që nuk duhej lejuar të ndodhë. Përkundrazi, jo vetëm që nuk dneohej kjo politikë dhe bartësit be saj, por ata edhe lejuan që Millosheviqi dhe Tugjmani të jen akterë të nënshkrimit të Paqes së Dejtonit.

Se a do të ndodhë e njejta gjë edhe me Daçiqin, i cili është caktuar si kryenegociator i Serbisë në bisedimet apo negociatat e Brukselit, kjo mbetet të shihet. Por, ajo që na shqetëson është fakti se kjo tmerrësisht i përngjet historisë së tmerrëshme që është e freskët në kujtesën e të gjithëve.

Pas mbledhjes së Kuvendit Komunal të Preshevës, dhe Kuvendit Komunal të Bujanocit, që u mbajtën të premten, më 11 janar 2013, ku u miratuan Vendime të rëndësishme nga përfaqësuesit legjitim (shqiptarë e serbë) me unanimitet  se lapidari në Preshevë nuk duhet të lëvizet nga vendi, si dhe të hiqet lapidari i ushtarëve dhe policëve serb në afërsi të Lluçanit. Këto vendime u konfirmuan edhe në Rezolutën e këshlltarëve shqiptarë të Preshevës, Medve4gjës dhe Bujanocit, që u mbajtë të shtunën, më 12 janar 2013 në Preshevë.

Prandaj, kreu shtetëror i Serebisë nuk mund tӕ deklaroj se bëhet fjalë për disa politikanë, por se është fjala për përfsaqësuesit legjitim të tij, të zgjedhur në zgjedhjet e majit 2012, të cilët janë poaq legjitim sa edhe vet ata që udhëheqin shtetin në emër të popullit të Serbisë në bazë të votë së tyre.

Seriozitetin e situatës së tensionuar skajshmërisht në Luginë të Preshevës, të shkaktuar nga kërcnimet e stërpërsëritura nga kreu Serbisë, e bënë edhe më të rrezikëshme gjendja e brishtë politike në Maqedoni dhe rajon.

Ata mund të mendojnë dhe kalkulojnë se kanë mjaftë armatim dhe kapacitete ushtarake për „t’i disiplinuar“ shqiptarët e Luginës, ashtu si mendonte dikure Millosheviqi, por u pa se kjo nuk ishte rruga e duhur.

Gjithashtu u pa se ajo rrugë askujt nuk i solli mirë, por vetëm vuajtje dhe mjerim. Prandaj, duhet menduar me „kokë të ftohtë“ edhe ndaj shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët nuk janë serbë dhe shumica absolute (mbi 99%) e tyre nuk „mbajnë kryqin“ dhe nuk janë të krishterë. Sepse, nuk duhet dalluar popullatën që „mban kryqin“, siç deklaroi, kush tjetër pos kreu i shtetit presidenti Nikoliq në mbledhjen e Parlamentit të Serbisë, që i ngjetë ftesës për një Kryqzatë .

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch