Partia për Veprim Demokratik, Dega në Bujanoc, me rastin e fund-vitit ka organizuar në Restorant “Breta Palace”, një koktej me anëtarësinë dhe simpatizuesit e saj.
Në këtë eveniment të lartë partiak, kryetari i Degës së PVD-së, Shaip Kamberi, i cili njëherit është edhe deputet republikan, shpalosi angazhimet e subjektit më të madh opozitar për daljen e vendit nga kriza politike dhe kolapsi ekonomik.
Në këtë drejtim z. Kamberi, potencoi edhe forcën politike që ka PVD-së me resursin partiak, me një përfshirje të kënaqshme të Forumit të Gruas dhe të Rinisë, në jetën politike dhe në vendim-marrje.
“Të gjithë së bashku, do ta ndërtojmë Bujanocit, do t’ia kthejmë dinjitetin për një perspektivë të shëndoshë dhe me alternativë”, u shpreh z. Kamberi.
Gjatë këtij ceremoniali festiv PVD, nderoi me mirënjohje veprimtarin Xhemajl Haziri, i cili në çdo kohë i ofroi ndihmën mjekësore popullatës së këtij rajoni. Gjithashtu, disa të rinjve të Komunës së Bujanoci, iu ndanë libreza të anëtarësisë.
Prania e një numri kaq të madh të anëtarëve dhe simpatizantëve të PVD-së, tregon qartë se ky subjekt, më i vjetri dhe më i shtriri në Luginë të Preshevës, është duke u mobilizuar me hapa të shpejtë.
Organizimit kaq perfekt të PVD-së, po i kontribuon ofrimi i zgjedhjeve për pushtet lokal dhe zhgënjimi i qytetarëve me sjelljet arrogante dhe të papërgjegjshme të pushtetit multietnik, i cili në këtë mandat mbolli përçarje, nepotizëm dhe revanshizëm politik.
Në mesin e shumë të simpatizantëve, pjesëmarrës të këtij evenimenti partiak, u vërejtën figura të pasivizuara, të cilat po padurim po presin t’ia japin krahun PVD-së, për ta kthyer në pushtet, ngase vetëm më të, mund të bëjnë reforma dhe ta shpëtojnë Luginën e Preshevës, nga e keqja që po i kanoset.
Kthimi në trungun e vjetër, të shumë veprimtarëve të devotshëm, janë çelësi i ndryshimeve për një jetë më të mirë në Luginën e katandisur ne liderë hakmarrësa, xhelozë dhe të pangopur.
Nga Tërnoci Press