Home » Lajme, Opinione » Opinion: Ku janë “patriotët” eurointegralistë turkofobë, pse nuk flasin kundër minishengenit

Opinion: Ku janë “patriotët” eurointegralistë turkofobë, pse nuk flasin kundër minishengenit

Nga Skënder Sadri KAPITI
Sot në qendër të mediave ,të opinionit politik, diplomatik e mediatik është marrëveshja për Unionin e Ballkanit Perendimor , të një farë minishengeni ku lider i saj do të jetë Serbia, dhe që në të do të futet edhe Shqipëria.
Ajo që më bën përshtypje është “indiferenca” e intelektualëve të Shqipërisë , indiferenca e mediave në Shqipëri nuk më cudit shumë dhe as ajo e politikës.
Por si ka mundësi që të mos reagojnë intelektualët e Shqipërisë, apo si gjithmonë ata janë dhe frikacakë por edhe sahanlëpirës konjukturalë të politikës e të interesit, apo janë akoma nën efektin e narkozëz sllavo-komuniste. P.sh. si ka mundësi që akoma deri tani nuk e kam dëgjuar më duket as Kadarenë e “madh”?!
Por për heshtjen e turkofobëve nuk cuditem aspak sepse ata do ta bënin namin p.sh. po të kishte ndonjë marrëveshje Rama-Erdogan, sic kanë bërë dhe dhënë alarmin gjithmonë kundër cdo marrëveshje Shqipëri- Turqi apo Kosovë -Turqi, e që kemi dëgjuar dhe janë shkruar lloj-lloj imagjinatash , shpifjesh e trillesh dashakeqësie kundër marrëdhënieve strategjike Shqipëri-Turqi, kunder Turqisë që është antar potencial i NATO-s, njohëse ndër më të parat të Shtetit të Kosovës,kontribuese ndër më kryesoret për Antarësimin e Shqipërisë në NATO si dhe lobuese e fuqishme për njohjet ndërkombëtare dhe për shtetndërtimin e Kosovës.
Kemi dëgjuar prej tyre ankesa e kritika kundër politikës e pushtetit, kundër politikanëve se pse po na coni nga Stambolli e jo nga Brukseli etj, etj.
Ndërsa sot Tirana politike, akademike , mediatike e rinore si dhe disa turkofobë të Kosovës heshtin dhe as nuk reagojnë kundër këtij orientimi antiperendimor të kryeministrit shqiptar, për një union shqiptar me vëllazërinë sllavo-ortodokse, ku në qëndër të atij unioni rolin kyc do ta ketë Serbia , e cila ka aleate strategjikë të saj Rusinë dhe të gjitha shtetet ortodokse të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Si ka mundësi që edhe të mos reagojnë si duhet nga Tirana kundër këtij minishengeni, kur Shqipëria shumë mirë mund të bënte një marrëveshje të tillë edhe me Italinë e me Kroacinë pasi të dyja janë antare të NATO-s dhe të BE-së por edhe që kemi marrëdhënia shumë të mira politike, diplomatike, ekonomike e miqësore.Mos vallë turkofobët janë turkofobë që tinëzisht shprehen se janë për eurointegrim por që shpirtërisht janë me Beogradin, Athinën e Moskën?

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch