Home » Lajme, Opinione » Opinion: Kush janë realisht armiqtë e Kosovës?

Opinion: Kush janë realisht armiqtë e Kosovës?

Shkruan: Nehat Hyseni
Përfituesit e fondeve, me dhe pa adresë, kryesisht majtistë e ultramajtistë që në emër të ‘drejtësisë sociale’ dhe kinse në emër të luftës kundër krimit e korrupsionit, realisht janë vënë në shërbim të pansllavizmit dhe të gjeopolitikës serbo-ruso-kineze që pretendojnë rrënimin e vlerave të luftës për liri, duke i shpallur të gjithë luftëtarët e UÇK-së si kriminelë dhe hajna.Këta, në emër të një’patriotizmi radikal’, mohuan dhe vazhdojnë ta mohojnë Pavarësinë dhe simbolet shtetërorë të Republikës së Kosovës, duke luftuar dhe komprometuar skajshmërisht aftësinë tonë për shtetformim, ndërtim të institucioneve demokratike dhe për prosperitet shoqëror të gjithëmbarshëm.Ata i kemi në fqinjësinë tonë, që ishte tradicionalisht armiqësorë ndaj çdo progresi tonë dhe si e tillë mbetën edhe janë duke vepruar intensivisht edhe sot e kësaj dite.Por, mjerisht, për çdo ditë po dëshmohet se armiqët e tillë i kemi edhe në mesin tonë, që janë duke vepruar tinëzisht, të mëshefur si ‘gjarpri ndër guri’, por herë pas here po veprojnë edhe gjysëm publikisht, duke u kujdesur për të rrënuar çdo gjë të mirë në këtë vend të bekuar.Elementet e tillë, nuk përjashtohet mundësia të jenë infiltruar edhe në drejtimin e institucioneve kryesore të Republikës së Kosovës!Ata janë duke punuar pa ndërprerë, natë e ditë, për ta rrënuar e për ta nëpërkëmbur e kompromituar imazhin e demokracisë së Republikës së Kosovës në botë. Kudo që u ipet mundësia ata e bëjnë këtë, kurdoherë dhe pa hezitim!Të kuptohemi, këtu nuk mendoj vetëm për pjesëtarët e Listës Srpska, që dihet botërisht se janë të disponuar armiqësisht ndaj shtetësisë dhe pavarësisë e sovranitetit territorial të këtij vendi.Por, këtë janë duke e bërë edhe shumë subjekte e individë politik të shqiptarve, qoftë për t’i luftuar rivalët politikë dhe për të arritur pozicione më të përshtatëshme dhe më të rëndësishme në kierarkinë e pushtetit të brishtë kosovar, si dhe për shkak të tekave primitive dhe inateve personale.Sido që të jetë, rezultatet e këtij primitivizmi tonë në politikbërje, po i vuan shumë, madje tepër shumë Kosova.Kështu jemi duke vepruar edhe në luftën kundër pandemisë.Derisa ishte në pushtet Albin Kurti, ministri i shëndetësisë Vitia, bëhej copa për të na bindur se e ka sinqerisht luftën kundër coronavirusit dhe sapo kaloi në opozitë, ia vuri zjarrin Kosovës, duke dalur publikisht para turmës vetvrasëse dhe vetinfektuese me COVID-19!Tani, kryeparlamentarja Osmani, paraqet histori në vete të një primitivizmi të pashembulltë në skenën aktuale të politikbërjes kosovare!U bllokua gjithçka në këtë vend, madje edhe miratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare dhe dhënia e ndihmave për ndërmarrjet ekonomike dhe pagat e premtuara për punëtorët!Pse?Për inatin paranojak të VV-së dhe të kryeparlamentares Osmani!Sipas standardeve dhe kritereve europiane të vlerësimit të performansës së politikbësve, realisht, Vjosa dhe bashkëvepruesit e sajë inatçorë e tekanjozë, që po e rrezikojnë mirëqenien e këtij vendi dhe të këtij populli, realisht nuk do duhej më të uleshin në karrigat e tyre në Kuvendin e Kosovës, por disa prej tyre do të shkonin në burg dhe do të jepnin llogari para popullit që i zgjodhi dhe para shtetit.Pra, miqë të nderuar, armiqë të këtij vendi jemi të gjithë: dikush më pak e dikush më shumë; dikush duke vepruar apo dikush tjetër duke mosvepruar, qoftë për inati apo për teka e interesa vetjake apo grupore e partiake, por kundër shtetit dhe kundër interesave dhe mirëqenies së këtij populli që i votoi, duke e shndërruar e duke e poshtruar atë në makineri votimi.Dhe sa herë që të na teket, t’i kërcënohemi të tjerëve ‘në emër të popullit’, të të njejtit popull që po e manipulojmë e keqpërdorim, si kriminelë ordinerë që për çdo ditë po e vrasim shpresën se në këtë vend të bekuar, në Republikën e Kosovës mund të jetohet normalisht!

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch