Home » Opinione » Opinion; LIDERËT E LUGINËS SË PRESHEVËS /KOSOVËS LINDORE/ BËJNË POLITIKË VERBALE

Opinion; LIDERËT E LUGINËS SË PRESHEVËS /KOSOVËS LINDORE/ BËJNË POLITIKË VERBALE

Ndodhi Referendum I 1 dhe 2 marsit të vitit 1992, të cilin e organizuan PVD, kjo parti politike ishte bartëse e Referendumit, PDSH e Ali Ahmetit dhe forca tjera intelektuale dhe individuale të Luginës së Preshevës, siç ishte Ibrahim Kadriu, kryetar i Kuvendit për Shpalljen e Referendumit, Fatos Aliu e disa të tjerë. Këtu nuk duhet harruar edhe angazhimin e profesorit të ndjerë, patriotit, iluministit e atdhetarit, Z. Fehmi Agani.

Atëherë sikur që flitej më vonë në kuluare të Luginës së Preshevës, disa individë edhepse u angazhuan në Referendum filluan ta keqpërdorin duke thënë se ishte aktuale, moda e referendumeve. Por nejse, këtyre iu dha përgjigja me organizimin e Tribunës për aktualitetin e referendumit në atë kohë.

Mirëpo shumica e atyre që arsyeshëm folnin për referendumin, thonin se referendumi ishte një akt i vlershëm, me peshë për kohët e ardhshme të fatit dhe zgjidhjes së çështjes së Shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Me kohë filloi të harrohet Referendumi dhe në vend se të aktualizohet, ai vetëm verbalisht përmendet apo edhe verbalisht dhe në mënyrë improvizuese organizohen disa Akademi përkujtimore apo thënë më mirë Kuvendi i Këshillëtarëve Shqiptarë të komunave të Luginës së Preshevës, në të cilin aprovohen Deklarata Politike që askend nuk e obligojnë, por sa për sy e faqe dhe karshi elektoratit të Luginës, kuptohet secila parti politike i drejtohet me mesazhe patriotike elektoratit të vet.

Këtë vit prap u organizua Kuvendi i Këshillëtarëve Shqiptarë dhe u aprovua Deklarata Politike dhe siç shkruan disa media edhe një herë u konfirmua deklarimi i Shqiptarëve të Luginës së Preshevës :

Autonomi politike-territoriale me drejtë bashkimi me Kosovën apo siç dëshirojnë të thonë disa liderë të Luginës : Bashkimi me Kosvën.

Por çfarë po ndodh në realitet, liderët e ashtuquajturës krah i fortë: me ditë, me javë, me muajë, me vite deklarohen verbalisht për këtë opcion, por në realitet, në veprimin e tyre nuk shihet ndonjë aktivitet që ta mbush mendjen se këta janë përcaktuar jetësisht për këtë opcion. Mbeten vetëm në deklarimë verbale e asgjë më tepër. Veprimin kryesor e kanë orientuar në qeverisjen lokale, ku punësojnë fansat e vet dhe kurgjë më tepër. Pra, nuk kemi bashkërenditje të veprimeve dhe angazhim konkret për këtë çështje, e kam të qartë se është rrugë e vështirë dhe nuk jam përkrahës i luftës, por zgjidhjes së çështjes së Shqiptarëve të Luginës me mjete paqësore dhe demokratike, sepse sikur të preferojsha luftë dhe këtë opcion atëherë edhe unë nga Londra duhet të angazhohem dhe të vijë në Bujanoc e Preshevë për t’u angazhuar konkretisht për këtë zgjidhje.

Krahu tjetër i liderëve politikë angazhohet për politikë paqësore dhe demokratike, çfarë e preferojë edhe unë dhe e preferojnë edhe ndërkombëtarët. Mirëpo çfarë po ndodh me këtë krah paqësor të Liderëve të Luginës. Ky lidership aq e thjeshtëson dhe e imtëson çështjen e Shqiptarëve të Luginës sa që na që jemi larg konkludojmë se këta liderë gëzohen sikur fëmijës kur i jepet një bonbone e ata falenderojnë me të madhe.

Sigurisht që çështja e Shqiptarëve të Luginës duhet të zgjidhet hap pas hapi dhe në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar, por jo edhe për një abetare të festojmë sikur Shqiptarët e Luginës së Preshevës arritën t’i gëzojnë të gjitha të drejtat dhe liritë politike që nuk i kanë pasur kurrë.

Andaj kujtojmë se të dy krahët duhet të unifikohen, të bashkohen për të mirën e Shqiptarëve të Luginës dhe drejtimet e tyre politike antagoniste t’i shkrijmë në veprime të përbashkëta për të mirën e asaj popullate në Luginë të Preshevës-kuptohet të Shqipëtarëve.

Të dy krahët e liderëve politikë të ulen dhe të hartojnë një platformë politike, e cila do të jetë obliguese dhe udhërrëfyese për të ardhmenë e Luginës së Preshevës, sepse kështu të ndarë jemi larg gëzimit të të drejtave dhe lirive politike individuale dhe kolektive.

Në Luginë të Preshevës klasa politike është e ndarë, bile për këtë lexojmë në mesazhet e liderëve kryesorë të Luginës. Derisa Riza Halimi deklarohet pro zgjedhjeve parlamentare me disa liderë të tjerë, Ragmi Mustafa deklarohet kundër këtyre zgjedhjeve. Pra këta duhet të ulen dhe ta arrijnë një consensus për këtë çështje e mos ta përçajnë popullatën.

Apo lexova në media, me rastin e ardhjes së Edi Ramës, të parit të PS nga Shqipëria në Preshevë, se gjatë takimit me kryetarët e komunës së Preshevës dhe Bujanocit, hallet e kryetarëve kanë qenë ndërtimi i një shkolle, hapja e maternitetit, ndërsa sipas meje është dashur  akcenti të vehet në statusin politik të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, sespe Lugina ka nevojë për një status të qëndrueshëm politik, të cilin e përkrahin ndërkombëtarët dhe qeveritë serbe.

Apo lexova se për Referendumin e 1 dhe 2 marsit 1992 u deklaruan shumë individë, për mua meritore kanë qenë deklaratat e atyre që morën pjesë në Referendum: Ibrahim Kadriu, Riza Halimi, Ali Ahmeti e ndonjë tjetër. Mirëpo çfarë ndodhi për Referendum ishin deklaruar edhe ata individë që ndoshta gjatë referendumit nuk ishin aty, nuk morën pjesë aktive. Një porosi e mençur popullore : dasmën e bëjnë dasmorët e thirrur dhe ata aktualë gjatë dasmë-Referendumit.

Se klasa politike, brenda saj disa liderë të Luginës së Preshevës heshtin për ngjarrje më rëndësi edhe për Shqiptarët e Luginës së Preshevës ishte kandidatura e Serbisë për në Unionin Europian. Bile, në media të shkruara dhe elektronike nuk hasa dhe nuk ngëgjova se këta u deklaruan për kandidaturën e Serbisë duke e lidhur me çështjen e Shqiptarëve të Luginës. Nuk po them se këto deklarime do të ndikonin në kandidaturën e Serbisë, por deklarimi i tyre pro e kundër do të kishte jehonë në opinioni e brendshëm, por edhe ndërkombëtar.Nuk isha kundërshtar i kandidaturës, por kjo kandidaturë e Serbisë të kushtëzohet me të drejtat dhe liritë e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Sepse sa po shoh veprimet politike në Europë po ndodhin shumë shpejtë, ndërsa zgjidhja e çshtjes së Shqiptarëve të Luginës po ngec dukshëm.

 

Shpend Presheva,

Londër, 6 mars 2012

One Response

  1. profesori thotë:

    Qeshtja e popullit shqiptar me Riza Halima e me disa tjer si ai nuk mundet me u zgjidh kurr,se te njejtit referendumin e permendin nji her ne vit a publikisht Riza halimi ne kuvend te Serbis as qe e prmend as qe ka guxim ta permende,Ne Beograd flet se esht kunder bashkangjitjes e ktyre trojave me kosoven,kurse ne Presheve,Tirane e Prishtine i njejti flet per bashkangjitje,cka do te thot se i njejti eshte demagog i pa par.
    Riza Halimi ne zgjedhje popullin e thrret vetem per interesat e veta personale,kur duhet ai te zgjidhet ne ndoj funkcion ather duhet me dal ne zdjedhje a perndryshe nuk duhet me votu.
    Turper i madh esht per ket popull qe mundet ky person ta manipuloj i njejti person ma teper se 20 vite.
    Halimi me demagogjin e vet kur jan interesat e veta ne pytje asht ne gjendje qe kushtetuten e Srbise ta pranoje si te mir per popullin shqiptar se i njejti u zgjodh deputet nga Tadići me kushtetuten ne baz te ciles ne jemi qytetar te rendit 3 tret ne ket shtet.
    Per te njejtin krejt eshte ne rregull vetem e vetem ta ruje karriken dhe ta marre rrogen 256 000 dinar,890 000 dinar shpenzime rruge,1 200 000 dinar ne emer te Partis per veprim demokratik,ka edhe shum gjera tjera, eshte edhe antar ne tre komisione ne kuvend e tj.
    Kush mundet me i mohu keto gjera,ne qoft se egzistojne argumentet dhe dokumentet e shkruara.
    Shtrohet pytja kurr i njejti do tja spjegoj popullit kto gjera ne lidhje me rrogen,ti tregoj popullit shka ka punu per ket popull,a ka qen antar i Partis komuniste,a ka qen ne komision per dhanje te pelqimit moralo politik,a ka qen nq komision per ndalimin e shpernguljes te Srbve,a ka qen drejtor i gjimnazit kur nga i njejti jan perjashtuar profesoret dhe nxenesit per dy gjerma te shkruara ne drras te zez(K.R:),a asht ai qe ka udhtu per Beograd me kryetarin e SPS mshehtas,edhe kur ne Dolevc kan pas ndeshje ne komunikacion dhe ka ik neper ara per mos me e pa ndokush se me kend po udhtonte.
    Sa her i njejti ka henger drek me gjeneral Pavkoviqin ne kafene ne kohe te bombardimeve.
    Keso far njerzish jan turp i madh per ket popull vetem ti ket afer e jo te ia u jep voten,megjithse me votat e popullit su zgjedh si deputet se ka pas pak vota megjith vjedhjet qe i kan ba, por te njejtit per merita te jashtzakonshme i u dha nji vend nga partija e Tadićit,te cilit i dul ne krah dhe ia mundesoj qevrise ta miratoj raportin finasijar ne kuvend te Srbise,po mos te kishte votuar i njejti kjo qeveri nuk mundtke te ishte ne funkcion.Kurr i njejti me zagaret e vet e permendi transferimin e gjyqit nga Bujanoci e Presheva ne Vranje,kurr i permenden malltretimet qe i a bajn policve shqiptar dhe lujn me te njejtit edhe i burgosin kur te ju bije ne qejf.
    Te gjitha keto gjera jan te cakta,ka edhe shum tjera qe sjan permend ne ket shkrim po ka koh kurr te njejtit do ti thuhen para popullit.
    Populli shqiptar gabon shum nese del ne zgjedhje parlamentare,per me fitu edhe nji mandat i largpermenduri si tragjedi e ketij populli,se manipulimet dhe genjeshtrat e te njejtit ndaj keti popull duhet te marrin fund,ket person me kso veti munden ta mbrojn vetem ata qe kan interes personal,ose me te njejtin kan lidhje familjare ose jan sherbtor te dikujt si ky demagog qe ma se pakti mendon per popullin e vet.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch