Home » Opinione » Opinion: LLOGARIA PA HANXHIUN

Opinion: LLOGARIA PA HANXHIUN

Vizita e shefit të Trupit Koordinues në Luginën e Preshevës

LLOGARIA PA HANXHIUN

 

Shkruan: Mr. Nehat Hyseni

 

Kryetari i Trupit Koordinues për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë Zoran Stankoviq,  gjatë vizitës së tij të parë pas formatizimit të këtij institucioni të lartë shtetëror, ka takuar krerët institucionalë të këtyre komunave, shefat e grupeve parlamentare si dhe ka shpërndarë grante për bizneset e vogla.

Takimet, kryesisht, janë zhvilluar në ambientet e Trupit Koordinues në Komunën e Bujanocit ku është biseduar për “çështjet politike, ekonomike, arsimore dhe në përgjithësi bashkëjetesën ndëretnike”.

Siç njofton bujanoci.net, një dritare kryekëput pushtetare “Zoran Stankoviq pas takimit që zhvilloi me shefat e grupeve të këshilltarëve, theksoi se ky takim iu është dedikuar funksionimit të pushtetit lokal dhe ndihmave të Turpit Koordinues për Komunën e Bujanocit dhe bashkëpunimi i këtyre tri komunave me Qeverinë e Serbisë”.

Në takimin  me shefat e grupeve të këshilltarëve në asamblenë komunale të Bujanocit, merrte pjesë vetëm Samet Latifi nga radhët e Partisë Demokratike në pushtet, i cili takimin e cilësoi protifabil. Në këtë takim nuk merrnin pjesë shefat e këshilltarëve shqiptarë opozitarë, por vetëm ata serbë dhe ky i Partisë Demokratike, si një dele e zezë.

Bojkotimi i opozitës në këto takime, ia ka bërë me dije Stankoviqit se Trupi Koordinues është formuar për shqiptarët dhe problemet e tyre e jo për çergarë, cincarë e ca shqiptarë serbofil, të cilët nuk dinë të mendojnë me kokë, por vetëm me bark.

E ky farë bujanoci.net kritikon opozitën pse nuk i bashkohet pushtetit për të ngrënë “molla të kalbta”, duke e akuzuar se po e “keqmenaxhon votën e qytetarëve nëpër tavolinat e kafeneve”, duke mos marrë pjesë në këtë takim, i cili në përgjithësi kishte të bëjë me problemet dhe jetën e popullatës në tërësi në Komunën e Bujanocit.

Ndërkaq, gjatë konferencës me gazetarë kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq foli edhe për reformimin i këtij organi shtetëror, ku vet Stankoviq për të ardhmen propozoi që kryetarët e këtyre tri komunave të emërohet për zëvendës të tij e jo edhe deputeti republikan Riza Halimi, i cili që nga themelimi i këtij institucioni ka qenë pjesë e tij.

“Nuk mund të jetë deputet në Kuvendin e Serbisë dhe të jetë anëtarë i Trupit Koordinues pasi nuk mundet të jetë në të njëjtën kohë ai edhe  legjislativ dhe ekzekutiv” ka thënë Stankoviq.

Opozita shqiptare në Komunën e Buajnocit, brenda një kohe të shkurtë, i ka dhënë dy shuplaka të nxehta partisë së Nagip Arifit, duke ja bërë sytë kapsoll ngase ju kanë mbyll nga lakmia për para, fame dhe privilegje.

Në këtë valle, më së keqi, i luan hapat kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, i cili nuk e ka përkrahjen e partisë së tij PDSH-së, për ta pranuar postin e zëvendëskryetarit të Trupit Koordinues, institucion jo i pëlqyer nga shumica shqiptare e këtij rajoni.

Më kot shefi i Trupit Koordinues Zoran Stankoviq, i lut shqiptarët e Luginës për bashkëpunim, duke i këshilluar shqiptarët të mendojnë më shumë me bark (për projekte e zhvillim ekonomike) e më pak të mendojnë me kokë (për zhvillim politik e identitet kulturor) nga se kështu i do shtetit ku ata ndjehen si qytetarë të rendit të dytë a të tretë pas romëve.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch