Home » Opinione » Opinion – Lufta e shqiptarëve për Xhihad

Opinion – Lufta e shqiptarëve për Xhihad

Para 14 vjete, ky dimër na kujton refugjatët shqiptarë që bredhnin rrugëve e maleve për të shpëtuar kokën prej regjimit serbosllav. Të terrorizuar nga krimet dhe të lodhun në shpirt, fëmijë, pleq, gra e burra i kishin drejtuar sytë nga Shtetet e Bashkuara dhe të gjithë luteshin drejt asaj si e vetmja shpresë për vazhdimësin e ekzistencën e tyre. Ishte vendimi që kishte në dorë fatin e nji populli të vogël që pak kush dinte për ta dhe pak kush kishte njohuri se kush dhe çka janë. Megjithatë, detajet mbeten histori dhe SHBA-të intervenuan dhe Shqiptarët mbijetuan. Amerika u shenjtërua në zemrat e Shqiptarëve dhe kujtoj shumë njerëz asokohe kur thoshin, “Zoti në qiell e Amerika në tokë.”

 

Mbas vetëm 15 vjetë që kur Shqiptarët i luteshin Amerikës për shpëtim, Kosova ka arritur të prodhoj radikalë që në emër të Zotit po luten për shkatrrimin e tyre. E keqja e gjithë këtij fenomeni është se kjo injorancë individësh nuk i dëmton Amerikanët sa i dëmton vet shqiptarët.

Para gjithash, është mirë të sqarohen disa manipulime që sot këta injorantë  tërhjekin në ligjëratat e tyre. Janë paralelet mes luftës së UÇK-së dhe xhihadit, abuzimeve që bëjnë me figura kombëtare, si dhe rrëzikun që paraqesin besimet e këtyre individëve.

 

E para, është me rëndësi të ceket që këta individ shpesh ndëgjohen duke manipuluar me luftën për liri por liria e tyre është lirimi nga cfardo pushteti tjetër dhe instalimi i një shteti ku sheriati mirret si ligji suprem në vend që nënkutpon robërinë tonë. Pra liria e tyre është sheriati. Këtë e gjeni tek deklaratat e tyre e hoxhallarëve selefist në Kosovë por edhe në Siri ku thërrasin individ tjerë që t’i bashkohen atyre për të çliruar vende nga regjime për të instaluar sheriatin.

 

Nën dy, shpeshherë nëpër ligjërata disa hoxhallarë e krahasojnë luftën për liri me luftën e xhihadit, ku me xhihad kuptohet martirizimi dhe shpërblimi i tyre me xhehnet. Dallimi tek luftëtarët shqiptarë në Siri dhe luftëtarët e UÇK-së është shumë drastik. Ushtarët e UÇK-së nuk kanë pas dalur për të vdekur por qëllimi i tyre ka qenë të luftojnë regjimin serb dhe eventualisht të shijojnë lirinë për të cilën luftonin. Ishin të gatshëm të vdesin nëse ishte nevoja, por jetën e donin më shumë se vdekjen sepse ata nuk kishin dal për të vdekur por regjimi serb kishte ardh për t’i vrarë. Kurse xhihadistët shqiptarë, që thirren si muxhahidë, shpërblimin e tyre e shofin vetëm pas vdekjes ku besojnë që vdekja e tyre shpërblehet nga Zoti. Gjithmonë duke shtuar këtu që kemi të ashtuquajtur hoxhallarë shqipfolës që në emër të zotit inkurajojnë të rinjë Shqiptarë për të ju bashkangjitur Muslimanëve në botë në luftën e xhihadit. Me fjalë tjera, vetëm vdekja e tyre i shpërblen ata me “xhehnet” dhe lufta e tyre për xhihad gjithmonë mbështetet në fjalën e Zotit. Pra, shpërblimi i ushtarëve të UÇK-së ka qenë liria dhe ata kanë dashur jetën më shumë se vdekjen kurse shpërblimi i muxhahidëve vie vetëm pas vdekjes dhe për këtë arsye deklarojnë se e dojnë vdekjen më shume se jetën.

 

Nën tre, hoxhallarët e importuar pas luftës shpesh thirren në figura kombëtare për të manipuluar mesazhin drejt arritjes së qëllimit të tyre. Ndëgjon hoxhallarë që thirren në figura si Adem Jashari dhe tregojnë se ai ishte musliman duke injoruar faktin që Adem Jashari nuk ka luftu per katolikë e muslimanë por për shqiptari. Manipulimet e tyre dëftohen edhe më shumë nëse analizohen besimet e tyre. Ata thonë se flamuri shqiptarë është haram ngase nuk lejohet të shfaqet shqiponja dykrenare sepse, Allahu sipas tyre, e ndalon vendosjen e qenieve të gjalla në flamur. Me këtë gjest haram ka qenë bartja e flamurit prej Adem Jasharit deri te të gjithë luftëtarët që e bartnin me krenari gjatë luftës. Derisa sot përdhunojnë figurat kombëtare si Skenderbeu, mos u habitni nëse pas një kohe të shkurtër e përdhunojnë edhe figurat kombëtare si Adem Jashari sepse këta nuk njofin komb sepse vëllezër kanë vetëm Muslimanët por jo edhe të gjithë shqiptarët që nuk ndajnë besimet e tyre.

 

Për fund, Kosova ballafaqohet me shumë probleme mirëpo te të gjitha këto probleme ekziston një konzensus. Të gjithë qytetarët e Kosovës besojnë se korrupsioni, si njëri ndër problemet kryesore në vend, është i dëmshëm dhe shifet si problem. Mirëpo të njejtin koncensus nuk e gjen kur vie fjala tek lufta për xhihad. Problemet e ndryshme në Kosovë kanë prodhuar një numër të vogël individësh që e ofendojnë Amerikën haptas, e shofin xhihadin si të arsyeshëm dhe kërkojnë shkatrrimin e të gjithë atyre që nuk ndajnë besimin e tyre. Shumë herë argumenti që jipet për të arsyetuar neglizhencën e tyre është numri i vogël i tyre, mirëpo duhet të kemi parasysh se dëmi i tyre është shumë i madh. Edhe përkrahësit e Al Kaidës janë numër i vogël por terrori i tyre ka përmasa të mëdha që për një vend të vogël si ne nuk arrijmë t’i përballojmë.

 

Ka vetëm 15 vite kur dikur Shqiptarët u luteshin Shteteve të Bashkuara për ekzistencën e tyre, sot nji numër që gëzojnë këtë liri e shfrytëzojnë që të luten për shkatrrimin e kësaj të fundit. Sot ata përdhunojnë të gjitha vlerat dhe traditat Shqiptare. Sot përdhunojnë Skenderbeun dhe mos u habitni kur nesër do të përdhunojnë edhe figurën e Adem Jasharit. Prandaj, është koha e fundit kur qeveria duhet të investoj në arsim e jo në asfalte sepse arsimimi i tyre i largon ata që të bien pre e injorancës që po përhapet gjithandej. Nxënësit kanë nevojë për një lëndë serioze që trajton religjionin dhe origjinën e tyre që të njihen në mënyrë shkencore dhe të mos bien pre e manipulimeve të hoxhallarëve parashutistë. Xhihadi i Shqiptarëve është arsimi. Përndryshe, ata do të vazhdojnë të përçojnë mesazhe urrejtje në emër të luftëtearëve të lirisë që eventualisht do të jetë robëria e gjithë nesh.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Dimal Basha

 

Kandidat per Master ne New School University, New York

 

One Response

  1. raqa thotë:

    Po,po kshtu e ke shipja.Prapshti mas prapshtije.
    Mendjen e huaj sherrin per vehti.
    T hujin e do t vetin e urren
    T hujin e ngon t vetin e injoron.
    Kshtu e ka shipja, prap edhe prap
    Ti ja ofrone mbar e ai e kthen prap.
    Shipja pra I shkon t hujit per huji e kshtu I ka shku edhe serbit e grekit.
    Tash ju ka dhon arapit.Hyxhym me bo maqedonin shipnin e kosoven arabi.Zati Maqedonin gati se e ka bo.
    Kejt kto I bon ne emer te islamit,sikur qe Zoti nepermjet fese islame po e porositka shiptarin:

    Ti per vehti e popullin tond tana t zezat e per muslimanin –arapin jipe,vllavin,shokin e edhe shpyrtin.

    Shka po t vyen ty vllavi qi se boni jeten si arapi,hypi ati permi krye deri sat a bojsh arap e po se bone arap,mbyte,mbyte.

    Me ni on thojn duhet mi dasht e mi ngu babe e none,me dasht vllavin e n tjeter on thojn po nuk jetoj si arap,urreje e mbyte se shka pot vyen ai. Falu,lexo,truse n shpi,ik nga vllavi,shoku e harroje kombin,jipu mas arapit,ndihmoj arapit,bile edhe jeten jipe.
    Po Zoti a islamin e krijoj majspari a njerin.Po Zoti a e krijoj islamin me nda gjakin.
    Islami nuk t lind,nuk t rrit, nuk t yshen e nuk t con n xhehnet.
    Islami t jep vullnet per jete,per mesim,per dashuni,per paqe,Islami t shendosh.
    Islami pra osht udhzim per t mire e nuk osht udhezim per t keq.
    Lexo Kuranin edhe mso:paqen,moralin,dashunine,arsimimin,tolerancen,humanizmin,punen,edhe ruje gjakun tond ruje popullin tond me kend bashkjeton dhe me kend e ndane t miren e t keqen.Leje arapin se mundesh edhe pa arapin me qene musliman I mire.
    Kafsha si kafsht e don e ruan e yshen dhe e mbrone klyshin e vet,e shiptarin po dojn me shti me dasht me rujt klyshin e huaj.
    Shiptarve nuk I pengon islami.Atyne i pengojn ata qe i zgurgullojne syt e kuq e qe virrin si t carrtem e qe ja jon
    t pagum ja jon t prisht ka mendja,pra t smut.Ata dojne kapakun e bures me mbulu me kapak t shishes.Ti I thu nuk mun kshtu ata thojne mun se kshtu e jep feja islame.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch