Home » Lajme, Opinione » Opinion: Lulzim Basha dhe opozita-misioni për t’i dhënë fund regjimit të tranzicionit

Opinion: Lulzim Basha dhe opozita-misioni për t’i dhënë fund regjimit të tranzicionit

Nga Skënder S.KAPITI

Politika e tranzicionit afro 30 vjecar në Shqipëri, si politikë e dëmshme, antipublike  dhe  antikombëtare e reformave dështake që vetëm sa kanë përkeqësuar duke e renditur Shqipërinë  vazhdimisht në krye të shteteve jo vetëm në Europë për rekorde negative.  Sistemet e regjimeve politike autokratike, drejtësia dhe keqqeverisjet në Shqipëri  kanë  hipotekuar dhe  kataloguar rekorde të denja për Librin e Rekordeve Gines.

Së pari po paraqesim Çudirat  dhe specifikat shqiptare  të regjimit komunist të PPSH-së  që gjatë regjimit komunist në Shqipëri, Shqipëria  u shqua si:

1- vëndi   i vetëm në botë i cili shkaterroi  edhe  xhamitë dhe kishat, që ndaloi fenë me ligj, pra si i vetmi vënd   ateist në botë.

2- si vëndi i cili u vetizolua  dhe u armiqësua me gjithë  pjesën tjetër e botës.

3- Si vëndi i cili shtetëzoi dhe koperativizoi gjithçka; njerëzit, tokat, shtëpitë e katanditë,delet, lopët  e deri edhe pulat e rosat. Si vëndi që e proletarizoi dhe e xhveshi njeriun nga prona, personaliteti, dinjiteti e patriotizmi .

 4-si një shtetburg për lirinë, për jetën, për të vërtetën, për ndërgjegjen njerëzore  dhe  i ligjit të ndalimit të lëvizjes së lirë  edhe brënda  shtetit shqiptar,që njihet  si ligji i pashaportizimit.

Këto janë disa “rekorde të denja” për Librin Gines që  vendosi komunizmi.

Por, ja edhe  rekordet  demokracisë   shqiptare të paskomunizmit në Shqipëri që kulmuan me regjimin e Rilindjes Socialiste të vitit 2013 e në vazhdim:

1-Rekordi i batërdive  të krimeve ligjore me drejtësinë, me shtetin,  me ligjin  dhe me pronat.

2– Instalimi i regjimit të drogës  dhe ngritja e Republikës së  kanabisit e të bixhozit, Republikës së mafies e krimit.

3- Rekordi europian e më gjërë për korrupsionin, drogën  dhe eksodin.

4-Vetëm në Shqipëri ndodhi  ajo që gjatë ketij tranzicioni paskomunist: e paligjshmja  u bë“ligji” që gjykon dhe ndëshkon të ligjshmen , ku uzurpatori i pronës dhe i tokës së tjetrit ligjërohet dhe ku pronarit të ligjshën  i grabitet prona dhe ndëshkohet; dhe ku prej padrejtësive Europa nuk na pranon në BE, dhe ku prej padrejtësive shqiptarët  vetëm sa largohen nga atdheu.

 5-Shqipëria si rezultat i regjimeve politike, dhe sidomos i këtij regjimi më  të fundit, të   regjimit të Rilindjes dhe kryeministrit Edi Rama është vëndi më i varfër, më i papunë dhe me krimin e korrupsionin më të stërmadh të paparë kurrë më parë.

Ky tranzicion do të  mbahet  mend dhe do shënohet në  memorien historike  si epoka kur demokracia dhe drejtësia e korruptuar bënë kërdinë me amoralitetin, krimin e korrupsionin politik dhe me paligjshmërinë e drejtësisë. Tashmë Regjimi i Rilindjes Socialiste ka precipituar në fundërri dhe nuk ka më ku të shkojë më keq, përvecse po e dërgoi vëndin në greminë nga arroganca dhe nga papërgjegjshmëria, verbëria, krimi, korrupsioni dhe nga hajdutëria e tij.

Është koha për shëmbjen e këtij Regjimi. Dhe këtë mision e ka marrë përsipër Lulzim Basha dhe opozita e populli shqiptar tashmë. Kjo është e pashmangshme. Është i  pashmangshëm konsolidimi   i demokracisë dhe ndarja me regjimin e Rilindjes dhe me tranzicionin 30 vjecar në Shqipëri. Ky është misioni i Lulzim Bashës, opozitës demokratike dhe e popullit shqiptar.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch