Home » Lajme, Opinione » Opinion: Me LDK-Rugoviane e me Vjosa Osmanin kryeministre, Kosova është e para

Opinion: Me LDK-Rugoviane e me Vjosa Osmanin kryeministre, Kosova është e para

Nga Skënder Sadri KAPITI
E gjithë veprimtaria patriotike , politike, diplomatike, strategjike dhe intelektuale e Ibrahim Rugovës ka qenë përkushtimi, përgjegjshmëria, ndershmëria, sinqeriteti dhe dashuria për Kosovën; pëpjekja e tij e pandërprerë dhe e guximshme për lirinë, pavarësinë dhe integrimin e Kosovës.
Vizioni i tij mbetet gjithnjë aktual: një Kosovë e lirë, e pavarur, e konsoliduar demokratikisht dhe me shtet ligjor; një Kosovë e emancipuar qytetarisht dhe e mirëqënë ekonomikisht; një Kosovë e të gjithë qytetarëve, me qeverisje për qytetarët dhe për interesin kombëtar. Një Kosovë europiane që respekton aleatët, miqtë dhe të gjithë ata dhe ato shtete që e duan Kosovën, e që janë SHBA-të dhe perendimin.
Pra, vizioni i Rugovës mbetet gjithmonë aktual, vizioni që :“Kosova është e para”.
Këtë vizion e ka edhe kandidatja e LDK -së për kryeministre të Kosovës, Znj. Vjosa Osmani, e cila nuk është e konsumuar, as e shtrënguar dhe as e infektuar as nga e kaluara komuniste, por as nga krimi, korrupsioni, tradhëtia e hajnija e politikës së sotme.
Elita politike e sotme duhet ndëshkuar pasi ajo si vizion dhe praktikë politike e qeverisese ka treguar se ajo të parën ka interesin personal, atë të ngushtë familjar e klanor . Kjo elitë politike nuk ka të parën Kosovën , por kjo elitë politike Kosovën e shikon dhe e trajton si pre dhe si plackë për ta rjepur, vjedhur e grabitur.
Me zgjedhjen e duhur që bëri LDK-ja duke caktuar si kandidate për kryeministre si më të duhurën dhe më të merituarën, znj. Vjosa Osmani, LDK shpalosi, ripërtëriu dhe emancipoi kështu vizionin e saj demokratik e modern gjithpërfshirës, kundër dhe në antitezë me frymën autoritareske, bajraktareske, fisnore, krahinore , patriarkale e tribale që i karakterizon akoma të gjitha partitë e tjera politike shqiptare si në Shqipëri dhe në Kosovë.
LDK tregoi me këtë rast se nuk është as partia, as qeveria dhe as shteti pronë e kryetarit të partisë që fiton zgjedhjet, ku sipas filozofisë antidemokratike praktike të partive politike shqiptare, kryetari i partisë i fiton dhe i rrëmben të gjitha, edhe partinë, edhe qeverinë, dhe pastaj edhe shtetin, drejtesine e shoqërinë.
LDK kështu u tregua si Partia Republikane dhe ajo Demokratike e SHBA-ve të cilat nuk caktojnë kandidat për President kryetarët e tyre, por ata i zgjedh, referendon dhe i voton baza.
LDK solli risinë në politikën shqiptare,atë që për kryeministre të kandidojë një grua, ashtu sikurse Britania që ka bërë me M.Thatcher-in , dhe Gjermania me A. Merkelin të cilat shkruan historinë dhe bënë apokë në shtetet e tyre.
Dhe kështu pse mos të bëhet dhe mos t’i besohet edhe Vjosa Osmanit qeverisja e Kosovës, pasi ajo ka kapacitetin intelektual dhe vizionin e përkushtimin për të mirëqeverisuar; ka përkushtimin publik dhe patriotik dhe është më e merituar dhe më e përgatitur profesionalisht, politikisht dhe demokratkisht se të tjerët.Sot kërkohet ndryshimi, dhe ndryshimi duhet t’i besohet LDK -së dhe Vjosa Osmanit, sepse LDK dhe Vjosa Osmani kanë të parën Kosovën.
Durrës , 02 Tetor 2019

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch