Home » Opinione » Opinion – Në Graqanicë vendoset shtatorja e Millosh Obiliqit –në Preshevë është hequr lapidari i dëshmorëve të UÇPMB-ës

Opinion – Në Graqanicë vendoset shtatorja e Millosh Obiliqit –në Preshevë është hequr lapidari i dëshmorëve të UÇPMB-ës

Refik HasaniDje në Graqanicë  është  vendosur  shtatorja  e Milosh Obiliqit  nga presidenti Serbisë Tomisllav Nikoliq . Edhe pse dihet historikisht që kjo  kjo figurë historike  nuk shenon një frymë pozitive në mesë nesh dhe Serbëve . Pushteti lokal i Komunës së Graqanicës  e vendosi këtë shtatore përballë kishës së njohur Ortodokse  dhe që në mesë  është rruga prej
Prishtinës për në Gjilan e Anamoravë .  Edhe data 28 qershor ka një  simbolika shumë domethënjëse për serbët dhe që na kujton jo fort një imazh të mirë në raportet Shqiptaro-Serbe, dy popujt më të mëdhenj në këtë pjesë të Ballkanit  .

Lapidarin e dëshmorëve të UÇPMB-ës  është hequr me forca shumë të mdha nga një aksion i ushtrisë serbe që është marrë niveli më i lartë i këtij shteti. Dallimi është që në përurimin  dhe  vendosjen e shtatores  së Milosh Obiliqit –në Graqanicë  mori pjesë Presidenti i Serbisë kurse  më datën 20
janar 2013, nw heqjen  e lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-ës në Preshevë  është angazhuar niveli më i lartë i Qeverisë , Presidencës dhe aparati i shtetit Serb .

Nëse lejojet që të gjitha Komunat serbe të vendosin dhe stolisin sheshet e tyre me shtatore, buste e lapidar të kujtesës së ksaj pakice atëher pse ndalohen këto në Komunën  Medvegjës  Bujanocit dhe Preshevës që të vendosen pwrmendore   . A nuk është ky diskriminim i llojit të vetë. Ne kemi kërkuar që nga pas vitit 1999-ta vetëm reciprocitet . Pakica Serbe në
Kosovë është e favorizuar kurse shqiptarët të diskriminuar në mënyrë klasike .   Kurse Qeveritarëv*e* të Kosovës zyrtarisht nuk ju lejohet të vizitojn  Medvegjën, Bujanocit dhe Preshevën ,ky është një krahasim apo do të thosha një dëshmi  për diskriminimin që ju bëhen banorëve të ksaj krahine shqiptare të mbetur padrejtësisht nënë admnsitrimin e Serbisë .
 Opinioni gjithë shqiptarë me të drejtë kërkon që të kthehet në vend  ku ishte vendosur në Preshevë lapidari i dëshmorëve të  UÇPMB-ës dhe të lejohet vendosja e shtatoresë së Skënderbeut në qendër të Bujanocit   .

29. Qershor   2014

Refik  HASANI,autori është publicist i pavarur

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch