Home » Lajme, Vendore » Opinion – Nevoja e koncenzusit politik dhe eliminimi i inateve personale e grupore!

Opinion – Nevoja e koncenzusit politik dhe eliminimi i inateve personale e grupore!

Zgjedhjet e 6 majit dolën më fitimtare se asnjëherë më parë për shqipëtarët e komunës së Bujanocit. Derisa shumëkushë u frigësua se numri i këshilltarëve shqiptarë në këtë mandat do të bie, ndodhi e kundërta. Ata që menduan kështu ndoshta edhe kishin të drejtë duke e pasur parasysh se pas liberalizimit të vizave një numër i konsiderueshëm i shqipëtarëve mori rrugën e Evropës. Por, elektorati shqipëtarë i komunës së Bujanocit mblodhi fuqinë, sidomos pas arrestimeve në prag të zgjedhjeve,  dhe më 6 maj dëshmoi se është shumicë këtu. Andaj, edhe erdhëm deri tek numri rekord prej 30 këshilltarëve shqipëtarë.

Por tani lind pyetja se këtë komoditet që e krijuam nga zgjedhjet, ne si shqipëtarë a jemi të gatshëm ta ruajmë, apo dëshirojmë ta humbasim si në bixhoz?

Për fat të keq inatet personale dhe grupore, të paktën për këto tre javë pas zgjedhjeve nuk japin sinjale të mira se punët po na ecin mbarë.

Të gjitha klasat politike duhet ta kenë parasyshë se përse mbahen zgjedhjet. Zgjedhjet mbahen për të pasur fituesit, pasuesit dhe humbësit e tyre. Zgjedhjet mbahen për të pasur një kryetar, një kryeministër, një kryetar kuvendi, etj. Asnjëherë zgjedhjet nuk mbahen për të krijuar tollovira apo për të prodhuar status kuoja.

Rezultatet e zgjedhjeve për komunën e Bujanocit ishin shumë të qarta, bile që të gjitha listat zgjedhore i pranuan dhe askush nuk u ankua. Rezultati ishte shumë i qartë dhe nuk la dyshime si psh. për garën për kryetarin e Tiranës midis Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, kur erdhi puna madje për 10 vota.

Elektorati i Bujanocit me votën e hedhur i radhiti shumë qartë partitë shqiptare njëra pas tjetrës edhe ate secilën me nga tre diferencë: PD-12, PVD-9, LPD-6 dhe UDSH- 3 këshilltarë.

A nuk është kjo një matematikë e qartë dhe një formulë orientuese se si duhet ndarë pushteti në të ardhmën.

 

Po para së gjithash ne përbrenda vetit duhet ti qartësojmë punët. Ta kuptojmë dhe ta pranojmë rezultatin zgjedhor, ta kuptojmë parimin se nuk ka vend për dy apo tre veta për të njejtin funksion.

Të gjithë partitë shqiptare duhet ta ken parsysh edhe faktin se çka nëse zgjedhjet për kryetar komune do të ishin mbajtur me vota të drejtëpërdrjeta si në vitin 2002 dhe 2006, atëherë puna e kryetarit të komunës tani do të ishte e harruar. Apo çka nëse partitë shqipëtare në prag të zgjedhjeve kishin nënshkruar një kod moral, sipas të cilit posti i kryetarit të komunës nuk do të diskutohej dhe do ti takonte partisë e cila del e para nga blloku shqiptarë.

Shifrat që u përmendën më lartë dhe mundësitë për ndarjen e pushtetit nuk janë as dëshira e as qejfe personale apo partiake, por janë thjeshtë një pasqyrë reale e votës së 6 majit. Nëse edhe në situata më të vëshira subjektet shqipëtare kanë gjetur koncenzus dhe kanë ditur të tregohen të përgjegjshme, pse edhe tani mos të bëhet e njejta gjë.

Në të kundërtën i tregojmë të gjithëve se mbisundohemi nga inatet personale dhe grupore. Ndrësa kjo është një rrugë e gabuar e cila nuk na dërgon askund.

Partia Demokratike me moshë më e reja, me pjekuri më e përgjeshmja, po ju del hakut maksimalishtë rivalëve të vetë politik, oferta dhe kërkesa të njëpasnjëshme po ju dërgon për të u ulur dhe biseduar për konstituimin e organeve komunale si rrezultat i zgjedhjeve të 6 Majit.  Jemi të pastër para Zotit dhe Popullit, e të tjerët le të ia mendojnë.

 

Nexhat Behluli

 

Udhëheqës i Shërbimit për informim i Partisë Demokratike – Bujanoc.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch