Home » Lajme, Opinione » Opinion: Pavarësisht se LDK nuk doli e para, Vjosa Osmani shkëlqeu dhe arriti maksimumin

Opinion: Pavarësisht se LDK nuk doli e para, Vjosa Osmani shkëlqeu dhe arriti maksimumin

Nga Skënder Sadri KAPITI
I ndjek politikën dhe të gjitha zhvillimet në Kosovë, edhe diplomacinë, edhe qeverisjet, edhe mediat, edhe sportet e të gjitha të tjerat.
Por shkurtimisht po fokusohen në zgjedhjet e 6 Tetorit.
Vjosa Osmani, kandidatje e LDK-së për kryeministe dha dhe arriti maksimumin.
Kjo për faktin se koha që pati ajo për të shpalosur vizionin dhe misionin ishte e shkurtër brënda 10 ditore. Ajo nuk ishte Kryetare e LDK-së, gjë që qënia kryetar partie është avantazh shumë i madh për kandidatin si kryeministër, pasi kryesia dhe antarësia të janë më pranë.
Por, kur kandidon për kryeministër një jokryetar atëhere brënda partisë ka xhelozi dhe egoizëm, dhe “rivalët” nuk është se angazhohen seriozisht dhe madje edhe sabotojnë me indiferentizëm fushatën.
Koha 10 ditore e fushatës nuk është e mjaftueshme as edhe për të shuar hatërmbetjet dhe pakënaqësitë e brëndshme të atyre të cilët nuk u listuan si deputët dhe të atyre që janë besnik pranë tyre. Pra nuk mjaftojnë dhjetë ditë fushate për të mirëunifikuar strukturat e partisë për të arritur qëllimin, që është fitorja.Kjo është sëmundje brënda partiake.
Pavarësisht kësaj Vjosa shkëlqeu në mënyrë brilante me vizionin, talentin ,përkushtimin, me aftësitë profesionale si politikane e si intelektuale dhe me seriozitetin e saj. Me asnjë kandidat tjetër LDK-ja nuk do ta kishte fituar këtë rezultat. Tashmë opinion e di dhe është i bindur se rezultati që arriti LDK është në një masë të konsiderueshme meritë e asaj që LDK spikati dhe diti të zgjedhë si kandidate për kryeministre Vjosa Osmanin
Dy gabime bëri votuesi në Kosovë e që unë në disa shkrime të mia i pata bërë thirrje atij.
E para, duhej pjesmarrje sa më e madhe në votim. Kjo pasi masa më e madhe inerte dhe indiferente qe nuk mori pjesë në votim, janë ishantarët dhe simpatizanët e LDK- së te epokës rugoviane. Dhe nëse këta do të votonin, LDK do të ishte e para ,dhe Vjosa pa diskutim kryeministre.
Pra dhe gabimi i dytë vjen si rrjedhim i së parës , që Kosovës i duhej Vjosa kryeministre.
Prisja në këto votime një angazhim më të madh të intelektualëve kosovarë që ta mbështesnin Vjosën.
Nëse LDK ka kurajon për fillimin e rifreskimit dhe ripërtëritjes së saj, dhe nëse nxjerr mësime se cfarë duhet ndryshuar, duke analizuar atë që arriti LDK dhe Vjosa në këto zgjedhje , këto do të ishin premisat e një fillimi të një triumfi të madh së shpejti të LDK-së.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch