Home » Opinione » Opinion: QEVERISJA LOKALE E BUJANOCIT SIPAS MODELIT REPUBLIKAN

Opinion: QEVERISJA LOKALE E BUJANOCIT SIPAS MODELIT REPUBLIKAN

Vazhdojnë ndryshimet pushtetare në Serbi

Në qytetet dhe komunat e Serbisë, vazhdojnë ndërrimet pushtetare, në favor të partnerëve të koalicionit qeverisës në nivel republikan dhe lokal.

 

Këtyre ditëve, Leskocin e prekën këto ndryshime, duke sjell në krye të vendit për prefekt komune një përfaqësues të Partisë Përparimtare të Nikoliqit dhe krijimin e ri të qeverisjes sipas modelit republikan.

 

Në radhë të këtyre proceseve është Komuna e Bujanocit e cila qeveriset vetëm nga një parti shqiptare, ajo e Nagip Arifit dhe blloku i partive serbe të Stojança Arsiq, duke lënë në opozitë tri parti shqiptare me 18 këshilltarë dhe 2 këshilltarë nga radhët e partisë së Përparimtarëve të Nikoliqit.

 

Këto procese të ndryshimeve pushtetare në Buajnoc, po i bllokon Partia Socilaiste e Daciqit, e cila ka lejuar intern një këshilltar të saj të futet në q  everisje locale, për t’i lënë në opozitë dy këshilltarët e koalicionit strategjik të Partisë së Përparimtarëve të Nikoliqit.

 

Për t’i bllokuar edhe më shumë këto procese Daciqi, në forma të ndryshme ka ushqyer iniciativat për ta vënë në krye të Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvgjë, Zoran Stankoviqin, ish drejtorin e VMA-së, ish ministër i Mbrojtjes dhe Shëndetësisë,  një njeri shumë i afërt i ish diktatorit Sllobodan Millosheviqit dhe kryetarit të Komunës së Buajnocit Nagip Arifi.

 

Qeveria aktuale e Beogradit për t’ia prerë rrugën këtyre intrigave të partnerit qeverisës PS të Daçiqit, zbuloi aferën e përgjimit të telefonave të krerëve të shtetit dhe ndërrimet në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Policisë.

 

Këto presione të Partisë së Përparimtarëve të Nikoliqit, do ta detyronin Daçiqin t’i çoj deri në fund proceset e ndërrimeve në pushtete lokale sipas modelit republikan.

 

Se si do të rrjedhin gjërat në Luginën e Preshevës, përkatësisht në Komunën e Bujanocit, do të shihen këto ditë kur do të përmbyllet afera e përgjimit të telefonave dhe “darka” midis Thaçit dhe Daçiqit në emër të bisedimeve shqiptaro-serbe.

 

Ramadan Bektashi

(autori është publicist nga Kosova Lindore, që jeton dhe vepron në Prishtinë, njëkohësisht veprimtar i shquar i çështjes kombëtare)

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch